Rama uron forcat politike në Kosovë dhe VV si fituese ‘të qartë’: Vullneti i popullit të mishërohet në një kapitull të ri për vendin

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur të gjitha forcat politike në Kosovë dhe Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë.

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë shqiptare uron që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për vendin.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social🇽🇰”, shkruan Rama.