Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas deklaratave të kreut të partisë së tij, Lumir Abdixhiku, se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë takime me Vjosa Osmanin, lidhur me mundësinë e përkrahjes së saj për presidente. Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo përpjekje për ta nda apo diferencuar Osmanin nga Kurti dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferuar mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik. Postimi i plotë i Selmanajt: “Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta...
Continue reading...Lajme
Zbulohen dokumentet konfidenciale të planit turk për të ‘zaptuar’ ishujt në Egje
Një zbulim i rëndësishëm u bë nga rrjeti i pavarur i Nordic Monitor, gazetari turk Abdullah Bozkurt i cili ka emigruar në Suedi, i cili është në “listën e kuqe” për qeverinë e Erdogan. Me titull “Planet e Turqisë për të pu shtuar 131 ishujt e Egjeut dhe formacione që konsiderohen të diskutueshme”, Monitor Nordic zbulon një dokument konfidencial turk, sipas të cilit Departamenti i Emergjencave turke kanë vazhduar me një plan për të pu shtuar ishuj si dhe ishujt grekë në Detin Egje, të cilat Ankaraja ka qenë duke u përpjekur në mënyrë metodike për ti bërë të saj...
Continue reading...Edi Reja plot surpriza, zbardh listën e plotë të Kombëtares: Ju tregoj risitë
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar “2022”. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë. Tekniku italian në prononcimin e tij për Fshf.org flet për risitë e tij në këtë grumbullim të parë për vitin 2021, teksa shpreson që lojtarët të vijnë në gjendje optimale në këto sfida. Gjithashtu,...
Continue reading...Pse ushtria kineze ndalon makinat Tesla afër zonave të saj?
Makinat Tesla janë të ndaluara të hyjnë në komplekset ushtarake kineze dhe ndërtesat e apartamenteve, për shkak të shqetësimeve që kamerat e instaluara në automjete mund të mbledhin të dhëna të ndjeshme. Sipas një urdhri të lëshuar nga ushtria kineze, pronarëve të makinave Tesla u kërkohet të parkojnë automjetet e tyre jashtë zonave ushtarake, thonë njerëz të njohur me këtë temë, të cilët kërkuan të mbeten anonim. Ndalimi, i cili u shtri për njerëzit që përdorin strehim ushtarak këtë javë, ka rritur shqetësimet se prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në botë mbledh të dhëna të ndjeshme përmes kamerave...
Continue reading...Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës: Frika e Beogradit për “Shqipërinë e Madhe”, e vërtetë
Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Duda Balje fitoi një mandat të ri, të katërt në Kuvendin e Kosovës, ku do të jetë njëri nga tre përfaqësuesit nga pakica boshnjake, së bashku me Bahrim Shabanin nga Koalicioni Vakat dhe Emilia Rexhepin nga Partia e Re Demokratike. Për boshnjakët e Kosovës, rreth 32,000 prej tyre, hyrja e Duda Balje në parlamentin e ri do të thotë vazhdim i luftës për një jetë më të mirë në atë vend, në të cilin boshnjakët, kryesisht falë angazhimit të saj, fituan të drejtën për të mësuar boshnjakisht në shkollat anembanë Kosovës....
Continue reading...“Abdixhiku synon bashkimin e deputetëve të Osmanit në Grup Parlamentar të LDK-së”
Gjatë ditës së djeshme në LDK u ndryshuan emrat e nënkryetarëve si dhe një pjesë e kryesisë. Përpos kësaj Abdixhiku zhvilloi së fundi një takim me liderin e VV-së, Albin Kurti si dhe u.d së presidentes, Vjosa Osmani. Pas kësaj, Abdixhiku ka deklaruar se do të zhvillojë një takim të radhës me Osmanin, sa i përket situatës së Presidentit të Kosovës. Por analisti, Vigan Qorolli ka deklaruar se synimet e Abdixhikut për negociatat kokë me kokë me pretendenten për Presidente, Vjosa Osmani e kanë vetëm një qëllim: Ndarjen e shtatë deputetëve me VV-në dhe bashkimin e deputetëve të Listës së...
Continue reading...Nga Vuçiç gjithçka antishqiptare pritet, por edhe Edi Rama “gabimisht” e pati fshirë Kosovën nga harta
Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Ky është bërë lajm dhe mediat e politikanë ,intelektualë dhe shumë shqiptarë këtë e quajtën disa skandal dhe disa provokim. Me këtë se çfarë veproi së fundmi Vuçiç, atëherë edhe vijnë si pyetje për Kryeministrin Rama se për çfarë fluturoje shpesh për në Beograd për të takuar këtë mik tëndin, si dhe për çfarë kanë shërbyer gjithë ato takime e bisedime të Thaçit ish president i Kosovës me Presidentin serb Vuçiç dhe se çfarë efekti kanë pasur takimet, bisedimet e marrëveshjet e tyre përveçse...
Continue reading...SPAK kërkoi burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, reagon numri 2 i PS dhe thumbon ‘keq’ Ilir Metën
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka komentuar vendimi i Prokurorisë speciale an.ti-korru.psion, e cili ka kërkuar dy vite bu.rg për ish-kryeprokurorin e përgjithshëm. Deklarata e Ballës: “Kush mund ta mendonte këtë më parë se në Shqipëri Prokurori i Përgjithshëm mund të dën.ohej nga drejtësia dhe prandaj Ilir Meta ka bra.ktisur presidencën dhe ka kaluar të bëjë rojen e ndonjë selie të ndonjë partie politike. I bëj thirrje çdo banori të bashkisë Cërrik dhe të gjithë Elbasanit, është koha që të mos shkojmë asnjë votë dëm. Nuk mund t’i japim votë LSI-së dhe padyshim që...
Continue reading...Përplasjet e presidentit me Ramën, Bushati bën deklaratën e fortë: Meta do të jetë gjeli i kotecit të opozitës
Deputeti socialist Ervin Busahti ka komentuar përplasjet e fundit të ndodhura mes Partisë Socialiste dhe presidentit Ilir Meta. Deputeti thotë se Meta po tregon me lëvizjet e tij që dëshiron të jetë në krye të opozitës, pasi Lulzim Basha nuk është mjaftueshëm “gjel” për të qenë në krye të “kotecit opozitar”. “Nuk na qëlloi kështu me këtë qytetar të Shqipërisë që quhet Ilir Meta. E zgjodhëm president dhe ai bëri shumë marrëzi politike duke mos dekretuar zgjedhjet, duke caktuar një datë tjetër, e shumë çështje të tjera. Ai do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, pasi e kupton që...
Continue reading...Është renditur i 19-ti në listën e Tiranës, Pandeli Majko zbulon planin e Ramës
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka argumentuar se pozicionimi i “gardës së vjetër” të Partisë Socialiste në fundin e listave të kandidatëve për deputetë, do të thotë më shumë angazhim për të mbledhur sa më shumë vota. I ftuar në studion e Klan News , Majko u shpreh se pozicionimi i tij në vendin e 19 në listën e Tiranës, është një mesazh për të gjithë votuesit socialistë. Në rast të humbjes së Partisë Socialiste dhe kalimit në opozitë, Pandeli Majko argumenton se mbështetësit e tyre do të rrezikonin vendin e punës, prandaj është aplikuar skema që kandidatët e rinj...
Continue reading...




