SPAK kërkoi burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, reagon numri 2 i PS dhe thumbon ‘keq’ Ilir Metën

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka komentuar vendimi i Prokurorisë speciale an.ti-korru.psion, e cili ka kërkuar dy vite bu.rg për ish-kryeprokurorin e përgjithshëm.

Deklarata e Ballës:

“Kush mund ta mendonte këtë më parë se në Shqipëri Prokurori i Përgjithshëm mund të dën.ohej nga drejtësia dhe prandaj Ilir Meta ka bra.ktisur presidencën dhe ka kaluar të bëjë rojen e ndonjë selie të ndonjë partie politike. I bëj thirrje çdo banori të bashkisë Cërrik dhe të gjithë Elbasanit, është koha që të mos shkojmë asnjë votë dëm.

Nuk mund t’i japim votë LSI-së dhe padyshim që çdo votë për PD-në është një votë për Ilir Metën. Lulzim Basha nuk është dhe nuk mund të krahasohet dot me fuq.inë transformuese të Edi Ramës. Tani t’i themi gjërat troç; edhe demokratët që mund të jenë këtu. Beson ndonjëri nga demokratët që Luli mund të bëjë dot punën e Edi Ramës?”, deklaroi Balla.