Pas reshjeve të shumta të borës, rrugët e Kosovës janë pothuajse të bllokuara. Edhe pse Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme, po del të jetë e kundërta në terren për shkak të mospastrimit kanë ndodhur bllokime e aksidente komunikacioni. Saktësisht në Slivovë, tri vetura janë përplasur mes vete, duke shkaktuar edhe kolona të gjata automjetesh. Gjendje jo e mirë e rrugës po paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në një fotografi dërguar në redaksi shihen qytetarët që janë dalë nga veturat e tyre, dhe i shtyjnë ato me duar që të mos aksidentohen. Po ashtu edhe në...
Continue reading...Lajme
“Po sikur Ministrinë e Arsimit ta marrë Tim Idrizi?” Kryeministri Rama del me paralajmërimin fortë
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Elbasan nuk i kurseu ironitë me kandidatët e PD-së dhe aleatët e saj. Rama tha se do të bëhej hataja në rast se këta që kandidojnë sot të drejtonin ministritë më të rëndësishme në vend. Deklarata e Ramës: “Mendoni se disa nga ju jeni demokratë dhe nuk jeni të kërcënuar. Po sikur nesër ta marrë Ministrinë e Arsimit Tim Idrizi, e dini çfarë iu gjen juve. Sepse mënyra se si ndahet pushteti, se janë po ata. Është me parcela dhe në çdo parcelë është agai dhe partia e ministrit është...
Continue reading...Ish-kandidati për deputet i LSI-së i bashkohet PS, shfaqet në krah të Erion Veliajt dhe futbollistit të njohur
Parid Xhihani, ish-kapiteni legjendë i Besës së Kavajës, i cili 8 vite më parë la sportin për të kandiduar për deputet nën siglën e LSI-së, i është bashkuar skuadrës së Partisë Socialiste po në qytetin e tij të lindjes. Futbollisti mjaft i dashur për Kavajën u shfaq në takimin e Veliajt me të rinjtë e Kavajës, së bashku me një tjetër ish-kampion, Gjergji Muzakën. “Kavaja gjithmonë ka promovuar vlerat më të mëdha në të gjithë fushat, nëpërmjet të rinjve. Ne kemi fatin të jemi pjesë e kësaj familjeje, që energjinë dhe forcën e të rinjve e shikon si motorrin më...
Continue reading...Sali Berisha nxjerr videon dhe paralajmëron ‘fundin tragjik’ të Ramës (VIDEO)
Pak orë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Elbasan, ish kryeministri Sali Berisha, përmes një videoje të publikuar në Facebook-un e tij, i rikthehet edhe një herë përplasjeve të Ditës së Verës. Teksa citon personat e përfshirë në ngjarje, që sipas PD janë elementë kri.minalë, Berisha shprehet se, kr,imi është shpresa e vetme për kreun e qeverisë. Postimi i Berishës: “Për kreun e Meduzës, kri.mi dhe lidhjet e tij me të janë shpresa e vetme! Por ka marrë fund!“, shkruan Berisha. Video:
Continue reading...I pari që përmendi emrat e Saimir Tahirit e Adriatik Llallës, rikthehet Donald Lu dhe kujton gjuetinë për “peshqit e mëdhenj” (VIDEO)
Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili do të kujtohet si diplomati që pati rolin kryesor për të bindur palët për të votuar reformën në drejtësi në Shqipëri, jep sot një mesazh në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve partnere. Ka qenë ambasada amerikane në Shqipëri, që ka publikuar mesazhin e ish-ambasadorit Lu, teksa ky i fundit ka zgjedhur një moment prekës për të kujtuar vitet e tij të punës në vendin tonë, teksa ka publikuar një foto duke u përqafuar me një të moshuar. “Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në...
Continue reading...Takoi kandidatin për deputet të PD-së, Osman Mula befason me atë që thotë: Fatkeqësi e madhe, Rama s’më firmos pensionin e veçantë
Kandidati për deputet i PD, Alfred Rushaj zhvilloi sot një takim me dy prej personaliteteve të mëdha të artit shqiptar, Osman Mulën dhe Vladimir Priftin, dëgjoi shqetësimet që u ngritën prej tyre. Një prej problemeve të ngritura gjatë bisedës ishte mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët. “Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë. Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre,...
Continue reading...“Do të jetë qeverisja e Monikës dhe Ilir Metës”, Rama zbardh skenarin e opozitës: Agron Duka ka firmosur për të qenë ministër i Bujqësisë
Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ka thënë se Agron Duka ka firmosur me Bashën që të jetë ministër i Bujqësisë. Sipas tij, Basha do t’u japë karrigen e pushtetit atyre që kanë qenë 20 vite më parë. Deklarata e Ramës: “Ne nuk iu propozojmë pulla mbi xham, si kapëset që iu vihen deleve në vesh, ne do të heqim inspektorët. Çdo gjë do të jetë dixhitale. Ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për atë që thonë. Dhëndri i tyre thoshte do ul çmimin e bukës. Nuk kanë reflektuar asgjë. Sepse nuk kanë pasur kohë as të studiojnë e as të mësojnë,...
Continue reading...Jovanoviq: Në Kosovë mund të fitojmë atë që kurrë nuk kemi pasur, paqen me shqiptarët
Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviq e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të jetë i tillë çfarë nuk ishin të gjithë të tjerët para tij, përkundër të gjitha kufizimeve dhe të gjitha gabimeve, “sepse ne kemi nevojë për paqe, e jo për territore”. “Ne nuk kemi më kohë. Duhet të vazhdoni negociatat”, tha Jovanoviq, në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, në të cilën Presidenti i Serbisë, raportoi për çështjen e Kosovës.Siç raportojnë mediat serbe, Jovanoviq potencoi se në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për...
Continue reading...Ish-diplomati serb: Me Kurtin dialogu vështirë të vazhdojë, të ndërhyjnë ndërkombëtarët
Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq ka treguar sfidat që sipas tij e presin Kosovën dhe dialogun me Serbinë nën udhëheqjen e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka thënë se dialogu vështirë se do të vazhdojë. “Ka të gjitha shanset që Kurti ta formojë një qeveri, sepse ai tashmë ka siguruar shumicën dhe për këtë ai ka mbështetjen e qendrave perëndimore të pushtetit, të cilat mbështesin pavarësinë e Kosovës. Unë mendoj se Uashingtoni dhe Brukseli do të luajnë një rol vendimtar në atë skenë, për të krijuar kushte për funksionimin normal dhe për të siguruar një mundësi për rinovimin e dialogut...
Continue reading...Balje: Me Kurtin po ringjallet ideja për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
Përfaqësuesja e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje, thotë se njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë herët a vonë. Ndërsa, ka thënë se është reale frika e Beogradit për rrezikun e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Duda Balje do të ketë mandatin e tij të katërt parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Deputetja ka folur për njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë. “Realisht, nuk ka asnjë mundësi tjetër. Me ose pa presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosova është një shtet i pavarur dhe është një proces...
Continue reading...




