Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për gazetarët, tha se Partia Socialiste ka tentuar të ofrojë një mundësi tjetër, të përfaqësohet nga emra të rinj dhe të respektuar nga komuniteti. Po ashtu, kryeministri nuk ngurroi të ironizonte kandidatët e PD, duke thënë se qytetarët nuk mund të përfaqësohen nga ata emra. “Sado pozitive dhe sado me bindje të jetë ideja ime për njërin apo tjetrin nuk mjafton. Cila është ideja e publikut për PS. Shqiptarët nuk janë aty të detyrohen të votojnë pavarësisht se partitë, dëgjojnë, reflektojnë apo dëgjojnë brenda mureve të tyre dhe thonë, ky ka bërë 20 vite...
Continue reading...Lajme
Rama: Qytetarët e Tiranës duhet të zgjedhin mes 2 pensionistëve, Luljeta Bozos dhe Sali Berishës
Me sloganin “Shqipëria e ardhmja jonë” , kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një komunikim online për mediat. Rama u shpreh se lista e Partisë Socialistë është lista e vetë-ndryshimit, ndërsa theksoi se skuadra e Partisë Demokratike është zhgënjyese dhe se nuk ka dhënë maksimumin e saj, duke e konsideruar kreun e PD , Lulzim Basha një lider pa karakter. Gjithashtu teksa u ndal tek kandidatët e PD-së, ai u shpreh se me skuadrën e prezantuar, kjo parti e ka të pamundur të fitojë, pasi sipas Ramës nuk kanë një qëllim final, ndërsa tha: “Qytetarët e Tiranës duhet të...
Continue reading...Milovan Drecun: Kufiri mes Shqipërisë e Serbisë do të jetë në Jarinjë e Merdar
Krijimin e pikave të përbashkëta kufitare ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, zyrtari serb Milovan Drecun e ka quajtur heqje kufijsh ndërmjet dy vendeve. Lidhur me këtë ai ka thënë se “këta janë hapa që shpien në aneksimin e pjesës së territorit të Serbisë nga Shqipëria”. “Ky është hap që tregon se ata po punojnë për këtë dhe dëshirojnë që gjithë bashkësinë ndërkombëtare ta vënë para aktit të kryer – ja, ne, hap – pas hapi, po e krijojmë Shqipërinë e madhe dhe askush nuk po reagon që do të thotë se ky nuk është problem i madh. Dhe kur të bëhen...
Continue reading...Jusuf Buxhovi: Kuvendi i 14 marsit në LDK është farsë, kryetari i ri zgjidhet me bekimin e Isa Mustafës
Kuvendi i X zgjedhor që po konsiderohet si më i rëndësishmi në rrugëtimin politik 31 vjeçar të LDK-së pritet të ketë “shtyrje bërrylash” në atë se kush do ta marrë drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Ish-themeluesi i LDK-së, Jusuf Buxhovi tha se Kuvendi zgjedhor i LDK-së është një farsë dhe kryetari i ri do të jetë nga zarfi i Isa Mustafës. Më 14 mars LDK’ja do t’i mbledh 355 delegatët për të nisur kapitullin e ri të partisë. Subjekti politik më i vjetër në Kosovë ka shënuar rezultatin më të dobët të saj në histori të zgjedhjeve.Në...
Continue reading...Rrëfimi i pilotit amerikan: Serbët na suImuan me raketa, por nuk mundën të na kapin
Historia se si aeroplani super-modern amerikan “i padukshëm” F-117 u rrëzua mbi qiellin e Serbisë dhe përfundoi në baltën e fshatit Budjanovci është treguar qindra herë, por deri më tani është fakt i panjohur që të paktën një tjetër avion “i padukshëm” u godlt gjatë amsioneve të NATO-s në Serbi. Portali amerikan “Drive” deklaron se detajet e asaj që ndodhi me aeroplanin tjetër u bënë të njohura vetëm kohët e fundit, dhe nënkolonel në pension i Forcave Ajrore të SHBA Charlie “Tuna” Heinlein, dhe ish-piloti i F-117, personalisht e konfirmuan atë në podcastin “Afterburn”. Kjo çështjeje për shumë vite ishte...
Continue reading...Fillon të ‘zbutet’ Kurti, flet me prioritet për dialogun me Serbinë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti priti sot në një takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, dhe ambasadorin norvegjez në Prishtinë Jens Erik Grondahl, ndërsa nuk e ka lanë anash as dialogun me Serbinë. Kurti ndonëse kishte deklaruar se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioritet në qeverinë që pritet ta udhëheq, sot në një takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, ka deklaruar se procesi i dialogut duhet të përgatitet mirë. Krahas menaxhimit me pandeminë dhe prioriteteve të tjera të qeverisë së re, ishin dialogu me Serbinë dhe...
Continue reading...Zyberaj kërkon rinumërim të plotë të votave: Meliza s’duhet të gjykohet para se të zbardhet e vërteta
Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka reaguar pas dorëheqjes së Meliza Haradinaj-Stublla nga pozita e ministres dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia. Ai tha se ajo nuk duhet të gjykohet nga publiku para se të zbardhet e vërteta. Zyberaj kërkoi rinumërim të plotë të votave pasi që sipas tij kështu nxirren para drejtësisë kriminelët. “Meliza nuk duhet të gjykohet nga publiku para se të zbardhet e vërteta. Ajo dha shembullin e rrallë në politikën kosovare të gatishmërisë së ballafaqimit me të vërtetën. Drejtësia duhet të zbardhë skemat kriminale të komisionerëve...
Continue reading...E zbulon njohësi i çështjeve juridike, ja sa ministri do t’i ketë Qeveria ‘Kurti 2’
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një parashikim lidhur me Qeverinë e re të Albin Kurtit. Juristi Miftaraj ka parashikuar që qeveria e re, e cila pritet të udhëhiqet nga Albin Kurti, do t’i ketë 18 ministri. “Qeveria e ardhshme pritet të ketë 18 ministri. Barazia gjinore thotë, nëntë ministri gratë, nëntë ministri burrat. Çka të shkon më shumë se nëntë ministri të udhëhequra nga gratë nënkupton emancipim”, ka shkruar mes tjerash Miftari. Ja shkrimi i tij: “Qeveria e ardhshme pritet të ketë 18 ministri. Barazia gjinore thotë, nëntë ministri gratë,...
Continue reading...Gjenerali amerikan paralajmëron Serbinë: Jeni duke rrezikuar shumë
Serbia ka të drejtën sovrane të blejë armë nga Kina apo kujtdo që dëshiron, por pushteti serb duhet të hap sytë e të vendos si t’i shmanget zëvendësimit të një varësie, asaj nga Kremlini, me një tjetër- atë të Partisë Komuniste të kinës, tha gjenerali amerikan Frederick Ben Hodges “Do të prisja që ministria e mbrojtjes t’i kushtoj vëmendjen e duhur kur bëhet fjalë për konfirmimin e ndërveprimit të sistemeve kineze në kornizën e sistemeve të tyre dhe konceptit të mbrojtjes, po ashtu dhe qëndrueshmërisë, përkatësisht mirëmbajtjes afatgjatë, municionit, trajnimit, [pjesëve rezervë…” ka thënë Hodges. Ai tha se shpreson se...
Continue reading...Kompania gjermane hap fabrikën me 500 të punsuar në Serbi, Vuçiq: Faleminderit kancelares Merkel
Fabrika “Continental Automotive Serbia” e cila do të punësojë më shumë se 500 persona, u hap sot në Novi Sad, në prani të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Presidenti i Serbisë, me këtë rast, e falënderoi kancelaren gjermane Angela Merkel për gjithçka që ajo bëri për Serbinë, ndërsa theksoi se ajo ndihmoi në sjelljen e investitorëve. “Unë jam shumë mirënjohës ndaj kancelares për mbështetjen që i dha Serbisë. Ajo bëri vetëm mirë për këtë vend. Ne kurrë nuk do të harrojmë gjithçka që ajo bëri”, tha Vuçiq. Përveç Vuçiqit, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e hapjes. /InfoShqip.com
Continue reading...




