“I dërgoje mesazhe Ramës dhe i qaje hallet”, Patozi nuk i la gjë pa nxjerrë kandidatit për deputet të PD-së, reagon Romeo Kara dhe bën deklaratën e fortë

Mbrëmjen e djeshme kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi u përplas me kandidatin për deputet të PD-së, Agron Gjekmarkaj. Patozi e akuzoi Gjekmarkajn se në 2017 dërgonte mesazhe Ramës kundër Bashës, ndërsa tani që e bëri pjesë të listave i thur elozhe.

Nisur nga ky debat, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, juristi shkruan se mjerë Rama që e ka ‘armik politik’ Gjekmarkaj dhe lum Basha që e ka ‘mik’.

“Ankohet dhe e shan në privatesi Bashen tek Rama. Ankesen e shoqeron me kerkesa te cila pasi nuk plotesohen nga Rama pasojne me pas me denigrim publik të tij dhe servirje gjithashtu publike te Bashes si alternativa me e mire per kryeminister.

Ky quhet “integritet i larte, intelektualizem europian dhe opinionizem i pavarur”.

“Mjere” Rama qe e ka “armik politik” dhe lum Basha qe e ka “mik”.”, – shkruan Romeo Kara.