Kuriozitete

Ja sa para fitoi Shkodran Mustafi nga Botërori në Brazil

Me mbylljen e Botërorit, FIFA do të ndajë shpërblimet në para për skuadrat dhe lojtarët pjesëmarrës. Brazil 2014 ishte turneu më i kushtueshëm i historisë së Botërorëve, por dhe një nga më fitimprurësit për FIFA-n, që do të shpërndajë një pjesë të fitimeve për protagonistët e tij. Nga rreth 3 miliardë e 300 milionë euro të arkëtuara nga FIFA nëpërmjet të drejtave televizive, sponsorizimeve dhe akordeve publicitare, vetëm 300 milionë do të shpërndahen si çmime për 32 skuadrat pjesëmarrëse. Vendi i parë, kampionët e Botës marrin dhe çmimin e parë, 25 milionë euro, 3 milionë euro më tepër nga sa...

Continue reading...

Ndodh edhe kjo! Shpend Ahmeti s’mund ta regjistrojë djalin në çerdhe publike

Kriteret për regjistrim në çerdhet publike, u kanë sjellur pakënaqësi dhe ka krijuar vështirësi për shumë prindër për ti regjistruar fëmijët e tyre. Kështu njëri ndër kriteret që po i pengon shumë prindër në kryeqytet por edhe vet kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti për ta regjistruar djalin e tij në çerdhe publike, është se ata që kanë pagë më të lartë duhet ti dërgojnë në çerdhet private. “Kam një dilemë morale sepse në njërën anë nuk kam dashur ta dërgojë djalin në çerdhe private,por duke i ditur tash kriteret e krijuara nga Drejtoria e Arsimit nuk ka gjasa që ta...

Continue reading...

E Konfirmuar: Kryeministri i Kosovës do te jete…

Edhe pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese është e sigurtë që nuk do të këtë Qeveri “Thaçi 3”, thuhet në një kumtesë të Lëvizjes Vetëvendosje. “Asnjë nga katër subjektet shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk do t’i bashkohen PDK-së dhe Hashim Thaçit në qeverisje për të vazhduar regjimin e vjetër. Theksojmë edhe një herë: që ndalja e regjimit të vjetër është lajmi i mirë për Kosovën. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë që Presidentja emëron kandidatin për kryeministër për herë të dytë nga partia apo koalicioni i cili i ka gjasat për të...

Continue reading...

Australiani që ndan shtratin me dy binjake (FOTO-LAJM)

Ky është Ben Byrne, burri australian që ndan shtratin me dy binjake: Anna dhe Lucy DeCinque, të cilat kanë shpenzuar më shumë se 30 mijë dollarë për të ngjarë edhe më shumë me njëra-tjetrën. 31-vjeçari me profesion mekanik i fitoi zemrën vajzave në Facebook dhe vendosi që të lidhej me të dyja njëkohësisht pasi folën për 6 muaj në rrjetin social. “Është hera ime e parë me dy të dashura njëkohësisht. Të them të drejtën është e vështirë pasi duhet t’i japësh vëmendje 100% të njëjtë të dyjave. Atë që bëj për njërën, duhet ta bëj edhe për tjetrën”, tha...

Continue reading...

Propozon të dashurën për fejesë në mes të sheshit të Ferizajt (FOTO LAJM)

Një djalosh i guximshëm në Ferizaj ka ndërmarrë një hap që nuk kishte ndodhur më parë në qytet. Ai i propozoi të dashurës së tij në mënyrë publike në mes të sheshit “Adem Jashari”. Ajo është e para vajzë në qytet që propozohet publikisht, transmeton FerizajPress. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ka patur shumë njerëz në shesh, pasi ka qenë momenti kur luhej Kampionati Botëror dhe një turmë personash ishte grumbulluar për të parë ndeshje në sheshin qendror.

Continue reading...

Vodhi fonde publike, politikani japonez qan “live”!

Është akuzuar se ka përvetësuar rreth 20 mijë euro fonde publike për udhëtimet e tij private dhe politikani japonez ka nisur të qajë drejtpërsëdrejti para kamerave televizive gjatë një konferencë për shtyp. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Ryotaro Nonomura, i cili është paraqitur para gazetarëve në Tokio për të dhënë shpjegimet e tij, por gjatë konferencës për shtyp ka nisur të qajë në mënyrë të dëshpëruar. Sikur të qanin kështu të gjithë politikanët e korruptuar…

Continue reading...

Skandali, ne Shqiperi perdoren grafi dentare që BE-ja i ka për kafshët

Rreth 70% e materialeve dentare në vendin tonë futen kontrabandë, ndërkohë kjo komprometon rëndë cilësinë e këtyre produkteve. Nga ana tjetër, ka dentistë që përdorin pajisje të grafive, të cilat në vendet e Bashkimit Evropian përdoren vetëm për kafshët”. Deklaratat e forta janë bërë ditën e djeshme në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë nga distributorët e materialeve mjekësore, gjatë diskutimit të projektligjit “Për pajisjet mjekësore”. Sipas tyre, situata kaotike është krijuar pas shkurtit të vitit 2008, kur qeveria e asaj kohe vendosi aplikimin e TVSH-së në masën 20% për pajisjet mjekësore si dhe pas shfuqizimit të licencave të...

Continue reading...