ejona

Gjenerali shqiptar i ka “dy fjalë për ministrin e kasapit Millosheviq dhe shokun e tij shqiptar”

Ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Dritan Demiraj, ka reaguar pas fotos së publikuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e cili hartën e Kosovës e mbuloi me flamurin e Serbisë. Gjenerali shqiptar i ka thënë Vuçiqit se kur të dojë mund të vijë në trojet shqiptare, duke e porositur me një shprehje të moçme shqiptare, përcjell Bota sot. Ndërsa, kryeministrin shqiptar Edi Rama, Demiraj e ka quajtur “shok tradhtar” të Vuçiqit, duke thënë se ky i fundit ka guximin të bëjë lajm me hartën e Kosovës, pikërisht falë tij. Ai ka kërkuar nga SHBA-ja dhe BE-ja të dënojnë provokimin e Vuçiqit,...

Continue reading...

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës: Frika e Beogradit për “Shqipërinë e Madhe”, e vërtetë

Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Duda Balje fitoi një mandat të ri, të katërt në Kuvendin e Kosovës, ku do të jetë njëri nga tre përfaqësuesit nga pakica boshnjake, së bashku me Bahrim Shabanin nga Koalicioni Vakat dhe Emilia Rexhepin nga Partia e Re Demokratike. Për boshnjakët e Kosovës, rreth 32,000 prej tyre, hyrja e Duda Balje në parlamentin e ri do të thotë vazhdim i luftës për një jetë më të mirë në atë vend, në të cilin boshnjakët, kryesisht falë angazhimit të saj, fituan të drejtën për të mësuar boshnjakisht në shkollat ​​anembanë Kosovës....

Continue reading...

“Abdixhiku synon bashkimin e deputetëve të Osmanit në Grup Parlamentar të LDK-së”

Gjatë ditës së djeshme në LDK u ndryshuan emrat e nënkryetarëve si dhe një pjesë e kryesisë. Përpos kësaj Abdixhiku zhvilloi së fundi një takim me liderin e VV-së, Albin Kurti si dhe u.d së presidentes, Vjosa Osmani. Pas kësaj, Abdixhiku ka deklaruar se do të zhvillojë një takim të radhës me Osmanin, sa i përket situatës së Presidentit të Kosovës. Por analisti, Vigan Qorolli ka deklaruar se synimet e Abdixhikut për negociatat kokë me kokë me pretendenten për Presidente, Vjosa Osmani e kanë vetëm një qëllim: Ndarjen e shtatë deputetëve me VV-në dhe bashkimin e deputetëve të Listës së...

Continue reading...

Nga Vuçiç gjithçka antishqiptare pritet, por edhe Edi Rama “gabimisht” e pati fshirë Kosovën nga harta

Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Ky është bërë lajm dhe mediat e politikanë ,intelektualë dhe shumë shqiptarë këtë e quajtën disa skandal dhe disa provokim. Me këtë se çfarë veproi së fundmi Vuçiç, atëherë edhe vijnë si pyetje për Kryeministrin Rama se për çfarë fluturoje shpesh për në Beograd për të takuar këtë mik tëndin, si dhe për çfarë kanë shërbyer gjithë ato takime e bisedime të Thaçit ish president i Kosovës me Presidentin serb Vuçiç dhe se çfarë efekti kanë pasur takimet, bisedimet e marrëveshjet e tyre përveçse...

Continue reading...

SPAK kërkoi burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, reagon numri 2 i PS dhe thumbon ‘keq’ Ilir Metën

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka komentuar vendimi i Prokurorisë speciale an.ti-korru.psion, e cili ka kërkuar dy vite bu.rg për ish-kryeprokurorin e përgjithshëm. Deklarata e Ballës: “Kush mund ta mendonte këtë më parë se në Shqipëri Prokurori i Përgjithshëm mund të dën.ohej nga drejtësia dhe prandaj Ilir Meta ka bra.ktisur presidencën dhe ka kaluar të bëjë rojen e ndonjë selie të ndonjë partie politike. I bëj thirrje çdo banori të bashkisë Cërrik dhe të gjithë Elbasanit, është koha që të mos shkojmë asnjë votë dëm. Nuk mund t’i japim votë LSI-së dhe padyshim që...

Continue reading...

Përplasjet e presidentit me Ramën, Bushati bën deklaratën e fortë: Meta do të jetë gjeli i kotecit të opozitës

Deputeti socialist Ervin Busahti ka komentuar përplasjet e fundit të ndodhura mes Partisë Socialiste dhe presidentit Ilir Meta. Deputeti thotë se Meta po tregon me lëvizjet e tij që dëshiron të jetë në krye të opozitës, pasi Lulzim Basha nuk është mjaftueshëm “gjel” për të qenë në krye të “kotecit opozitar”. “Nuk na qëlloi kështu me këtë qytetar të Shqipërisë që quhet Ilir Meta. E zgjodhëm president dhe ai bëri shumë marrëzi politike duke mos dekretuar zgjedhjet, duke caktuar një datë tjetër, e shumë çështje të tjera. Ai do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, pasi e kupton që...

Continue reading...

Është renditur i 19-ti në listën e Tiranës, Pandeli Majko zbulon planin e Ramës

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka argumentuar se pozicionimi i “gardës së vjetër” të Partisë Socialiste në fundin e listave të kandidatëve për deputetë, do të thotë më shumë angazhim për të mbledhur sa më shumë vota. I ftuar në studion e Klan News , Majko u shpreh se pozicionimi i tij në vendin e 19 në listën e Tiranës, është një mesazh për të gjithë votuesit socialistë. Në rast të humbjes së Partisë Socialiste dhe kalimit në opozitë, Pandeli Majko argumenton se mbështetësit e tyre do të rrezikonin vendin e punës, prandaj është aplikuar skema që kandidatët e rinj...

Continue reading...

Romeo Kara del me deklaratën e fortë për videon ‘bombë’ me të cilën Meta kërcënonte Berishën

E kaluara politike e Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha përfshin edhe përballje të forta mes tyre. Kujtomë se në mars të vitit 2015 Ilir Meta tha në mes të Kuvendit se ai është detyruara të jap dorëheqjen në vitin 2011 për shkak të djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berishës. Sikurse deklaronte asokohe Meta, Shkëlzen Berisha ishte në filmimet e Dritan Priftit. Meta i kujtoi në sallë Berishës, bisedën që ata kishin bërë për Shkëlzen Berishën, ku ish-kryeministri i ishte ankuar duke thënë për të birin “shiko se çfarë më ka bërë ky budallai”. Deklarata e Karas: “E kam...

Continue reading...

Presidenti Ilir Meta nuk iu ndahet kërcënimeve, del me mesazhin e koduar (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta teksa ka kujtuar sot Ditën Botërore të Poezisë me vargjet e Fan Nolit, ka dhënë një mesazh të koduar. Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Meta thekson se vrulli shpërthyes i vargjeve të Nolit gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin. Mesazhi i Metës: “Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke. Vrulli shpërthyes i vargjeve të...

Continue reading...

Reagime pas deklaratës, Bozo: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist

Inxhinierja Luljeta Bozo ka pohuar se deklarata e saj disa ditë më parë, lidhur me komunizmin dhe figurën e Enver Hoxhës është shtrembëruar për qëllime politike. Gjatë një interviste për “Java news”, ajo është shprehur ndër të tjera se diktaturën komuniste e dënon me forcë dhe padyshim që Enver Hoxha ishte diktator. Por Bozo cilëson se ata që kapen pas Enverit për të sulmuar të tjerët bëhen zëdhënës të së keqes së asaj diktature. “Unë kam një jetë të jetuar me parimet e me punën time dhe bindjet e mia as nuk i kam negociuar, as kam ndërmend t’i negocioj...

Continue reading...