ejona

Sezoni i verës, një Red-Bull kushton 8 euro në Himarë (FOTO)

Aktivisti shqiptar, Kreshnik Spahiu, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me “fryrjen” e çmimeve në Shqipëri në sezonin veror. Spahiu ka shpërndarë një foto të një kuponit fiskal ku shihet se një redbull i ka kushtuar 8 euro, apo ma saktësisht 1 mijë lekë. Ky rast mendohet se ka ndodhur në Himarë. Ndryshe, gjatë kësaj sezone verore ka pasur disa raportime të ndryshme për çmimet e “fryera” ne Shqipëri.

Continue reading...

Rama bën snobin në Athinë: Jam kryeministri më i mirë në botë mes piktorëve. Shqipëria hyn në BE kur presidencën ta ketë Turqia

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri i Greqisë George Papandreou. Në fjalën e tij shefi i qeverisë shqiptare nuk i kurseu batuat dhe ironitë për BE, përsa i përket proçesit të integrimit. Rama tregoi edhe një shaka që qarkullon korridoreve të BE-së, ku thuhet se Shqipëria do të hyjë në union vetëm kur Turqia të ketë Presidencën dhe e anasjellta. “Faleminderit që më dhe mundësinë që të përmendem për atë që jam, jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave, këtu jam i...

Continue reading...

E tallën se veshi kostum në ndeshje, Kate dhe William marrin vendimin drastik për George

Princi George do të detyrohet të qëndrojë larg vëmendjes pas komenteve fyese që mori gjatë ndeshjes Itali-Angli. Mbrëmjen e së dielës vogëlushi ishte i pranishëm në stadiumin Wembley, ku u shfaq duke festuar pasi Luke Shaw shënoi golin e parë. Por njerëzit në rrjete sociale dolën kundër Princit George për shkak të veshjes së tij. Ai ishte veshur me një kostum dhe kollare për ndeshjen finale, njësoj si babai i tij Princi William. Pas humbjes së Anglisë, njerëzit në rrjete sociale shfrytëzuan këtë fakt për t’u tallur me vogëlushin. Për këtë arsye Princi Willaim dhe Kate Middleton kanë marrë një...

Continue reading...

Valon Syla i përgjigjet ashpër mërgimtares: Boll keni la sholje e nevojtore të WC-së atje, pushoni tash

Sot një mërgimtare i ka dërguar një mesazh gazetarit, Valon Syla. Në një lidhje direkte në emisionin “Gjesi Summer”, kjo grua nga Zvicra që ka ardhur në pushime në Kosovë, ka thënë se ka dëshirë që t’ia dërgojë një mesazh Sylës. “Qatij Valon Sylës një përshëndetje të madhe, të marroftë Allahu, me kanë si ti në shole të WC bi edhe ia lëshoj ujin, për gërrnaçat që po thotë”, ka thënë ajo. E që këtij mesazhi i është kundërpërgjigjur gazetari Valon Syla, duke i thënë pushoni, kënaquni edhe mësoni not se keni me shku në deti, po ju nxë ndonjë...

Continue reading...

Haradinaj për takimin Biden – Merkel: Do ta përshpejtojnë njohjen reciproke Kosovë – Serbi

Presidenti amerikan Joe Biden, do të mirëpresë sot në takim në Shtëpinë e Bardhë kancelaren gjermane, Angela Merkel. Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka përshëndetur këtë takim, duke u shprehur se ka bindjen se dyshja, liderë të botës së lirë, do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. “Takimi mes Bidenit dhe Merkelit është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”,...

Continue reading...

Përmbytje masive në Gjermani, 42 viktima dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur

Në një rrënojë të madhe është shndërruar qyteza gjermane Shuld, që vuan pasojat më të rënda të një stuhie të tërbuar me reshje të dendura shiu që goditi natën e kaluar rajonet perëndimore të Gjermanisë. Vala e motit të keq preku 2 rajonet perëndimore të Rajnland Pfalcit dhe Rinit Verior e Vestfalisë, me një bilanc viktimash që po rritet çdo orë dhe që për momentin shënon 42 të vdekur, por që pritet të rritet pasi deri më tani përllogariten rreth 60 të zhdukur. Shirat e rrëmbyer shkaktuan fryrjen e menjëhershme të lumenjve, që dolën nga shtrati duke marrë përpara automjete...

Continue reading...

Politikani serb, thirrje për serbët e tij: Mos shkoni për pushime në Shqipëri

Udhëheqësi i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviq, Palma, u bëri thirrje qytetarëve serbë të mos shkojnë për pushime verore në Shqipëri. Markoviq ka thënë se është e pakuptueshme për të që dikush mund të shkonte në det në një vend i cili, siç tha ai, “ua përkujton atë që shqiptarët ua bënë serbëve”. “Nuk mund ta kuptoj dikë që thotë: “Jam mirë në Shqipëri”. Ne nuk duhet ta harrojmë atë që përjetuam si në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarjet e fundit në Kosovë, kur u kryen mizori të tmerrshme ndaj serbëve dhe kur të gjithë...

Continue reading...

Gjesti i bujshëm! Tifozët gjuajnë Ronaldon me shishe dhe gota ‘Coca-Cola’ (FOTO)

Portugalia ka barazuar 2-2 kundër Francës në sfidën e fundit për fazën e grupeve në “Euro 2020”. Nga fotografitë e publikuara nga tabloidi britanik “The Sun” vihet re se një tifoz në stadium ka hedhur një shishe Coca-Cola në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk e ka prekur CR7-tën. Gjithashtu teksa festonte penalltinë e dytë të suksesshme, pasi barazoi me Francën, drejt Ronaldos një tifoz ka hedhur një gotë plastike me logon e Coca-Colas E gjithë kjo vjen një javë pasi legjenda e Juventusit hoqi dy shishe Coca-Cola nga një tryezë e konferencës për shtyp, duke hapur debate me sponsorizuesin....

Continue reading...

“Në shtator do përsëritet situata e vitit 1997”, deputeti bën deklaratën e fortë në Kuvend, fut në lojë edhe Ilir Metën

Në seancën e fundit të Kuvendit sot nuk kanë munguar as deklaratat pikante të deputetëve të opozitës. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Selami Jenisheri u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë të pavlefshme. Kjo tha ai do e çojë Shqipërinë në shtator në një situatë destibalizuese si ajo e vitit 1997. “Me ligjin nr 118, të miratuar nga ky parlament duhet të bëheshin zgjedhjet e 25 prillit 2021 gjë që nuk ka ndodhur. KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e...

Continue reading...

Lulzim Basha e ‘zhduk’ nga Partia Demokratike, Majlinda Bregu del me reagimin e fortë

Majlinda Bregu, e cila dikur ka qenë funksionare e lartë e partisë Demokratike, sot shprehet se nuk e gjen veten as në listat e anëtarësisë së selisë blu. Majlinda Bregu gjatë një interviste për Vizion Plus, rrëfeu një detaj të rëndësishëm. Teksa u pyet sesi e komenton ajo rizgjedhjen e Bashës në krye të PD, në cilësinë e anëtares së PD, Majlinda Bregu tha se nuk e ka parë veten në asnjë vend si anëtarë e kësaj force politike në zgjedhjet e fundit për kryetar. Ajo shtoi për këtë “zhdukje” të emrit të saj nga listat e anëtarësisë, se nuk...

Continue reading...