Aktivistja Evi Kokalari ka qenë sot e pranishme në “Foltoren” e tretë të ish-liderit të PD-së Sali Berisha, duke shprehur mbështetjen e thellë për të. Gjatë fjalës së saj, Kokalari deklaroi se kryedemokratit Lulzim Basha nuk i ka mbetur më asgjë pos vulës, pasi baza e partisë është me Berishën. “Jam habitur se si Lulzim Basha kishte fuqinë të vendoste si kandidate për deputete Grida Dumën dhe ndonjë tjetër, se veç ata e mbrojnë. Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe logoja e PD,” – është shprehur aktivistja. Por, në media ka qarkulluar një foto ku shfaqej ambasadorja amerikane...
Continue reading...ejona
A do të kthehet në krye të PD-së? Berisha shuan kureshtjen e shqiptarëve
Nga “Foltorja” në qytetin e Vlorës, themeluesi i PD Sali Berisha ka pohuar se ka qenë i detyruar për këtë rikthim aktiv në parti. Ai u shpreh ndër të tjera se rrethana të tilla, të zgjojnë edhe nga varri. “Kisha vendosur të mos kthehesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë edhe nga varri po të jesh. Secili mund të pyesë ? Doktori e ka për vetë këtë? Unë ju them në mënyrë absolute jo, dhe do ta argumentoj shumë shkurt. Më 19 Maj, në mënyrë më politike, më hakmarrëse u shpall non grata për korrupsion një njeri që edhe...
Continue reading...Drejt përfundimit ura kineze në Kroaci që “zhduk” Bosnjën nga harta e turizmit ndërkombëtar
Drejt përfundimit ura kineze në Kroaci që “zhduk” Bosnjën nga harta e turizmit ndërkombëtar Gjuha e gjatë e tokës e bregdetit dalmat, që praktikisht nga Spliti çon deri në Dubrovnik dhe me tutje, në kufirin me Malin e Zi, ndahet në një pikë të vetme, e gjatë vetëm 9 kilometra, që përfaqëson aksesin e vetëm në det të Bosnje Hercegovinës. Ky korridor identifikohet me qytezën turistike të Neumit, plazhi i vetëm ku boshnjakët ndihen si në vendin e tyre. Në 1996, marrëveshja që merr pikërisht emrin e kësaj qyteze parashikonte që shtetasve kroat do të sigurohej kalim pa pengesa në...
Continue reading...“Shteti shqiptar do të avancojë me kërkimet për naftë në detin Jon, pa marrëveshje me Greqinë”
Shteti shqiptar do të avancojë me kërkimet për naftë në detin Jon pavarësisht mungesës së një marrëveshje me Greqinë për kufirin detar dhe zonat ekskluzive ekonomike. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore, Adrian Bylyku, njëherësh pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen me Greqinë zbulon se gjatë kësaj periudhe kontaktet me palën greke kanë qenë në nivel teknik. Ardian Bylyku, drejtor ekzekutiv i AKBN: “Besoj që nuk komplikon shumë pjesën e kërkim-zbulimit për arsye se edhe me kolegët grekë ne jemi duke shkëmbyer të dhëna. Mendoj që gjërat duan momentin e tyre. Kemi një basghkëpunim shumë të mirë me...
Continue reading...Berisha për Yuri Kim: Dakord, më ke shpallur “non grata” në vendin tënd, por hyj apo jo unë në Parlamentin e vendit tim këtë se vendos ti
Sali Berisha nga Vlora i ka kthyer përgjigje ambasadores amerikane Yuri Kim, për hyrjen e tij në parlament dhe deklarata e saj pas takimit me Lulzim Bashën. “Ne shqiptarët jemi të parët që i detyrohemi Amerikës për sovranitetin. Shqipëria u rikthye e pavarur, siç e shpalli Ismail Qemali, falë SHBA-së. Edhe Kosova është e pavarur falë amerikanëve. Por, burrat e mëdhenj të kombit amerikan nuk do të kishin imagjinuar kurrë që një përfaqësues i tyre do të thoshte “votoni kë të doni, por ju them unë se kush hyn në Parlament”. “Dakord, më ke shpallur “non grata” në vendin tënd,...
Continue reading...“Na nderove o shpirt”, mesazhi i prindërve të Florian Markut, pasi djali i tyre u shpall kampion bote
Shpallja kampion bote e Florian Markut ka bërë jehonë kudo. Boksieri shqiptar ka marrë mesazhe urimi nga shumë personazhe publike dhe jo publike, anembanë botës. Për arritjen spektakolare të djalit të tyre, nuk kishte sesi të mungonte as reagimi i prindërve të tij. E para që ka reaguar, ka qenë nëna e Florianit, e cila në llogarinë e saj private në Facebook ka shkruar: “Urime shpirti mamit…”. Mes fotove të suksesit tij ku gjendej edhe ky urim i nënës ka shkruar edhe babai i tij, i cili ka ripostuar mesazhin dhe fotot e bashkëshortes nën urimin: “Na nderove si gjithmonë...
Continue reading...Ministri serb i Mbrojtjes: I refuzoj thirrjet për deeskalim të situatës
Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq sot në afërsi të pikëkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë tha se kushti për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe fillimin e dialogut është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ajo pjesë. Ai, i shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan pjesën ku po qëndrojnë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe e protestues afër kufirit. Stefanoviq tha se Serbia nuk po i ngrit tensionet, tha se janë gati për dialog, por përmendi një kusht. “Unë...
Continue reading...Gjermania vendosi, rezultatet paraprake të zgjedhjeve, kush do të jetë pasuesi i Merkel?
Kutitë u mbyllën, tani në Gjermani pritet rezultati i zgjedhjeve për të mësuar pasuesin e Angela Merkelit në kancelari. “ZDF” nga rezultatet paraprake i jep një avantazh me dy pikë (SPD). Sipas parashikimit të kanalit, SPD siguron 26% të votave, kundrejt 24% të Unionit të Krishterë. Në vendin e tretë janë të Gjelbrit me 15%, të ndjekur nga Liberalët (FDP) me 11%, si dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe e Majta me 5%. Deklaratat e para Kandidati socialdemokrat Olaf Scholz u shpreh se gjermanët i besuan atij për të drejtuar vendin. “Populli i Gjermanisë ka vendosur, SPD ka forcuar përqindjet...
Continue reading...Erdogan sfidon SHBA-në: Do të blejmë serinë e dytë të raketave “S-400” nga Rusia
Turqia do të blejë serinë e dytë të sistemeve të raketave kundërajrore ruse “S-400” pavarësisht thirrjeve dhe paralajmërimeve të SHBA-së dhe Brukselit. Presidenti turk Erdogan theksoi se askush nuk mund të ndërhyjë në sistemet e mbrojtjes që blen Ankaraja. Uashingtoni ka deklaruar vazhdimisht se një seri e dytë e “S-400” do të shkaktojë me siguri sanksione të reja amerikane. Erdogan tha gjithashtu se Biden, i cili ka thënë vazhdimisht se promovimi i demokracisë dhe të drejtave dhe lirive në të gjithë botën është në zemër të politikës së tij të jashtme, kurrë nuk ngriti çështje me historinë e Turqisë në...
Continue reading...Vuçiç: Nuk pyesim Kurtin apo ndërkombëtarët për të lëshuar avionët ushtarakë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot ka biseduar në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i kontaktuar nga ky i fundit. Stoltenberg, i cili bisedoi edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, tha se folën për situatën shqetësuese në veri të Kosovës. Vuçiç, pas bisedës, e quajti “pushtim” prezencën e forcave speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, ndërsa tha se Serbia s’ka nevojë ta pyes askënd për avionët ushtarakë që përshkuan qiellin mbi pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. “Pushtimi i plotë me automjete të blinduara në veri të Kosovës, i cili po...
Continue reading...