ejona

E papritur, konkurrenti i Për’puthen baba?

Pak minuta më parë, Albi ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram. Konkurenti shfaqet duke mbajtur në prehër një djalë të vogël. Princi im o vogël, ka shkruar Albi. A thua të jetë ky djali i tij? Mos ndoshta regjizori në profesion, ka një fëmijë nga një lidhje e mëpërparshme dhe nuk e ka zbuluar në program? Mbase është edhe ndonjë familjar, por këto detaje i mbeten Albit për ti deklaruar. Ai konsiderohet si një nga djemtë më të preferuar të Për’puthen. Javën që kaloi, realizoi takimin e parë me Tolen, i cili shkoi shumë mirë. Regjizori...

Continue reading...

Tolgahan Sayisman me dedikim në shqip për Almedën

Modelja e njohur, Almeda Abazi se fundi ka qëndruar në Shqipëri. Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, javë më parë po shijonte pushimet në Dhërmi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e popullarizuar, Tolgahan Sayisman. E në një imazh nga Shqipëria, bashkëshorti i saj i ka shkruar dy fjalë shqip në llogarinë e tij në Instagram. “Zemra ime”, ka shkruar në shqip artisti i cili tashmë duket se ka mësuar shumë fjalë në sajë të bashkëshortes. Almeda ka treguar se edhe fëmijët e saj do t’i mësojë që të flasin shqip. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve: djalit...

Continue reading...

BE do të rikthejë vizat për Shqipërinë? Reagon për herë të parë ambasadori gjerman

Disa vende anëtare të Bashkimit Europian kanë kërkuar rikthimin e vizave për Shqipërinë. Shkak duket se janë të shqetësuar për numrin e madh të personave që nuk plotësojnë kushtet për të aplikuar për azil, që vijnë nga shtetet, për të cilat BE-ja ka hequr regjimin e vizave. Ndërkohë, i pyetur nga MCN, Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, tha se nuk kishte asnjë koment rreth lajmeve të publikuara. “Nuk mund të jap asnjë koment sepse deri tani nuk kam asnjë informacion dhe për këtë duhet të presim derisa të na vinë informacionet e sakta”, – tha ai.

Continue reading...

Çfarë po planifikojnë? Ilir Meta i bashkohet Sali Berishës, bën lëvizjen e papritur (FOTO)

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur një lëvizje kundër kryedemokratit Lulzim Basha dhe kërkon që ta largojë nga drejtim i partisë. Mirëpo në krah të Berishës duket se është dhe Presidenti Ilir Meta. Ai ka zhvilluar sëfundmi një takim me aktivisten shqiptaro-amerikano Evi Kokalari, e cila i është bashkuar lëvizjes së Sali Berishës me pretendimin se përfaqëson republikanët amerikanë. “Ishte kënaqësi e madhe të takoja më në fund presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën dhe bisedën e zhvilluar”, – shkruan Evi Kokalari. Nuk dihet se çfarë po planifikon Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti, Ilir...

Continue reading...

Pamjet që po shpërndahen me shpejtësi! Hapi kofanon e makinës, i moshuari befasohet nga ajo që shikon brenda saj (FOTO)

Një fermer nga Dakota në SHBA, Bill Fischer, u befasua nga ajo që i panë sytë kur ngriti kofanon e makinës. I moshuari gjeti brenda saj një numër të madh arrash, të cilat më pas zbuloi se ishin sjellë aty për ditë të tëra nga ketrat që jetojnë në zonën e pyllëzuar aty pranë. Fotot kanë bërë bujë në rrjetet sociale nisur edhe nga sasia e madhe e arrave që ketrat kishin mbledhur aty. “Gjeta arra kudo në pjesën e motorit te makinës”, – u shpreh Fischer.

Continue reading...

“Nuk ka të bëjë me korrupsionin, apo me qeverisjen e keqe”, Baton Haxhiu zbulon pse BE nuk është më “pro” integrimit të Shqipërisë

Për analistin Baton Haxhiu raportimet e fundit se BE nuk është më “pro” integrimit të Ballkanit Perëndimor është tregues i ksenofobisë që kultivojnë prej kohësh disa shtete anëtare. Ai tha se kjo i ngjan raportit që BE ka mbajtur me Turqinë. “Unë mendoj se këtu ka një ksenofobi evropiane ndaj shteteve të Ballkanit, nuk ka të bëjë me korrupsionin, qeverisjen e keqe, këto janë arsye që e sjellin një diskurs ksenofob ndaj popujve të Ballkanit,” – tha Haxhiu në emisionin “Shock” në Euronews Albania. Sipas Haxhiut kjo ksenofobi është e ngulitur edhe prej faktit se shumica e popujve të Ballkanit...

Continue reading...

Spartak Ngjela: Asgjë nuk e shpëton dot Metën, në tetor vuloset shkarkimi i tij, Berisha do fundoset nga agjentët e FBI që asistojnë BKH

Avokat Spartak Ngjela ka paralajmëruar shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Gjykata Kushtetuese. Kohët e fundit po flitet për mundësinë e një pazari për të bllokuar shkarkimin e Metës në Gjykatën Kushtetuese, por për avokat Ngjelën, ai do të shkarkohet. Sipas tij, në tetor Kushtetuesja do të mbajë një qëndrim për këtë çështje dhe aty do të vuloset fati i presidentit. “Ajo që shoh unë është që datën ia kanë caktuar. Gjykata Kushtetuese ka shumë çështje dhe kësaj i ka dhënë përparësi dhe ajo e ka caktuar tetorin. Kur të mblidhet gjykata në fillim të tetorit atëherë do të shohim...

Continue reading...

Diplomati i njohur nxjerr prapaskenat e forta: Gabimi i madh që do të ‘fundosë’ kryeministrin Rama

Diplomati Agim Nesho u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një gabim i madh që po bënë Rama pasi shoqëria serbe është nacionaliste. Nesho u shpreh se sipas tij arsyeja pse Kurti nuk pranon të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur” është pasi ai është më realist. “Rama kërkon të bëjë diçka, por në politikën e jashtme duhet të kesh një eksperiencë. Duke u pirur nga ideja për të krijuar një paqe, Rama bën gabimin e madh dhe bie viktimë ku vetë shoqëria serbe dhe Vuçiç është pjesë e nacionalizmit të vjetër serb. Në vitet 2000 kur diskutohej për të...

Continue reading...

Presidentja e Komisionit Europian e thotë hapur: Ky vend i Ballkanit ka avancuar më shumë në negociatat e pranimit në BE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ditën e sotme ka vizituar Malin e Zi, ku është takuar me zyrtarët e lartë të këtij vendi. Në një postim në rrjetet sociale, Von der Leyen e ka thënë hapur se Mali i Zi ëhstë vendi që ka avancuar më shumë në negociatat për pranimin në Bashkimin Europian, duke lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. “Shumë i lumtur që jam sot në Podgoricë. Mali i Zi është vendi më i avancuar në negociatat e pranimit në BE. Le të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne ua kemi borxh...

Continue reading...

Synon të marrë postin e kryetares së PD? Evi Kokalari plas “bombën” dhe flet për dosjen e Bashës në Amerikë

Evi Kokalari ka bërë një deklaratë të fortë kundër Lulzim Bashës, ku tha se ky i fundit e ka përjashtuar Berishën për shkak të dosjes që ka në Amerikë dhe jo për korrupsion. “Lulzim Basha e ka përjashtuar Berishën për shkak të dosjes që ka në Amerikë dhe jo për korrupsion. Disa mendojnë se po i rri zotit Berisha për tu bërë kryetare e PD-së, por duhet shumë mund që të më sillni mua në Shqipëri. Nuk ka nevojë të më bëni mua kryetare të PD-së pasi ne e kemi kryetarin e Partisë Demokratike, ai është zoti Sali Berisha. Unë...

Continue reading...