BE do të rikthejë vizat për Shqipërinë? Reagon për herë të parë ambasadori gjerman

Disa vende anëtare të Bashkimit Europian kanë kërkuar rikthimin e vizave për Shqipërinë. Shkak duket se janë të shqetësuar për numrin e madh të personave që nuk plotësojnë kushtet për të aplikuar për azil, që vijnë nga shtetet, për të cilat BE-ja ka hequr regjimin e vizave.

Ndërkohë, i pyetur nga MCN, Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, tha se nuk kishte asnjë koment rreth lajmeve të publikuara.

“Nuk mund të jap asnjë koment sepse deri tani nuk kam asnjë informacion dhe për këtë duhet të presim derisa të na vinë informacionet e sakta”, – tha ai.