ejona

U zgjodh kryeministër i Kosovës, flet për herë të parë Hoti dhe bën premtimin e madh: Do t’i dalim zot këtij vendi, ja dy prioritetet

Avdullah Hoti ka folur për herë të parë si kryeministër i Kosovës. Ai ka thënë se është shumë i kënaqur pas seancës dhe për programin e përbashkët qeverisës në koalicion. Ndër të tjera ai ka thënë se dy prioritetet e qeverisë janë pandemia dhe rimëkëmbja duke premtuar se qeveria e tij do i dalë zot këtij vendi. “Sot në seancën e Kuvendit, jam shumë i kënaqur që përfundimisht kemi bërë bashkë një program qeverisës që i adreson nevojat e shtetit që është lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike dhe me nismat menjëherë që do t’i nisim menjëherë edhe me pakot...

Continue reading...

George Bush, krah protetstuesve dhe kundër Trump

Ish-presidenti amerikan George W. Bush tha se vrasja e George Floyd reflektonte një “dështim tronditës” në luftën e vendit kundër racizmit dhe u bëri thirrje autoriteteve të dëgjojnë kërkesat e protestuesve. Bush, deklarata e të cilit tregon se pozicioni i tij ndryshon nga ai i Presidentit Donald Trump – megjithëse ai nuk e përmendi emrin e tij, beson se largimi nga vlerat amerikane ka shkaktuar demonstrime në të gjithë vendin. “E vetmja mënyrë për të parë veten në dritën e duhur është të dëgjosh zërat e shumë të plagosurve dhe keqtrajtuarve,” tha ai. “Ata që duan të heshtin nuk e...

Continue reading...

Protestuesi në SHBA: Shqiptarët dhe italianet kanë dalë me shkopinj, mos hyni në këtë lagje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protesta dhe trazira pasi një afro-amerikan me emrin George Floyd humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it. Një autopsi private e bërë nga familjarë të Floyd-it tregoi se 46-vjeçari humbi jetën si pasojë asfiksisë. Protestues janë ngritur kundër racizmit dhe dhunës së ushtruar nga forcat policore prej gati një jave. Ka grupe paqësore por nuk kanë munguar as grupet që po shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara. Në qytete të ndryshme u është vënë flaka koshëve të mbeturinave dhe janë vandalizuar biznese që ndodhen buzë rrugës.   Megjithatë, një shqiptar...

Continue reading...

Greqia mbyll kufirin për banorët e Maqedonisë

Ministria e jashtme greke ka njoftuar se nuk do të lejohet udhetim në vendin fqinj për banorët e komunave që kanë numër më të madh të infektuarëve me koronavirus. Ndalesa do të vazhdojë deri më 1 korrik. Ajo vlen për banorët e Çairit, Tetovës, Kumanovës, Haraçinës, Butelit, Shuto Orizares, Studeniçanit, Tearcës dhe Likovës.

Continue reading...

Osmani: Qeveria që varet nga Beogradi s’mund të jetë përfaqësuese e popullit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka bërë një prononcim për media pas votimit të Qeverisë së re në Kuvend. Pavarësisht se në krye të Qeverisë qëndron bashkë-partiaku i saj Avdullah Hoti, Vjosa Osmani nuk e ka mirëpritur ekzekutivin e ri. Ajo ka thënë se një qeveri e cila varet në tërësi nga Lista Serbe dhe Beogradi, nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetarë. “Në radhë të parë një Qeveri e cila në tërësi varet nga Lisa Serbe – Beogradi dhe të cilës votën e 61-të ia siguroi Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të...

Continue reading...

“Ka ardhur koha për një ngritje të madhe”, Lefter Maliqi del me paralajmërimin e fortë: Do ketë veç tym të zi

Deputeti Lefter Maliqi në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, bëri me dije se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk do të ndodhë, pasi siç tha ai, maxhoranca nuk e do një gjë të tillë. “Zgjedhjet lokale ishin moniste, kështu i parashikon edhe ato të përgjithshmet. Ky i marrë që udhëton me avion charter 100 mijë euro ndërkohë që Banka Botërore thotë se varfëria në këtë vend është më e madhja në rajon. Ka ardhur koha për një ngritje të madhe. Kemi tritol në qendër të Tiranës, kemi vrasje në Lac, prej një viti policia në gjumë se një...

Continue reading...

Futet live në Facebook, Bashës i ndodh e papritura: Ja çfarë i bën qytetari (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot takim me disa biznese në zonën e Kombinatit. Këto takime realizohen në kuadër të turit për t’u njohur me shqetësimet që ka biznesi i vogël për situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19. Por në një moment kur Basha ishte duke folur me një video-selfie direkte një qytetar i është afruar prapa dhe nuk i është shqitur për disa sekonda. Madje ai ka buzëqeshur para kamerës në momentin kur kryedemokrati po fliste. I gjendur përballë kësaj të papriture, Basha është munduar ta zhvendosë fokusin e kamerës së celularit dhe ta heqë personin...

Continue reading...

“Majko të jap dorëheqjen”, ish-deputeti del me akuzat e forta dhe bën kërkesën e papritur

Pas dështimit të tryezës së Reformës Zgjedhore, ish-deputeti i PS, Taulant Dedja ka dalë me një mesazh të fortë. Ai ka akuzuar Pandeli Majkon ndaj kësaj ngjarjeje. Dedeja, i përjashtuar prej kohësh nga Partia Socialiste, e tanimë me një jetë jashtë kufijve të Shqipërisë, thotë se nëse nuk sigurohet vota e Diasporës, ministri përgjegjës Pandeli Majko, duhet të japë dorëheqjen. “Nëse nuk garantohet vota e Diasporës, ministri i Punëve të kota Majko, të japë dorëheqjen. Nuk kemi nevojë për ministër butaforik”, – shkruan Dedja.

Continue reading...

Të përgjunjur para protestuesve, policët amerikanë kërkojnë falje për Floyd

Në tre qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, policia është bashkuar me manifestuesit që protestonin në emër të George Floyd duke marshuar së bashku me ta. Madje duke u gjunjëzuar dhe para tyre. Veprimi i agjentëve në New Jersey Ferguson, Misuri, Flint e Miçigan është bërë viral në rrjetet sociale duke marrë shumë vlerësime. Manifestuesit në Flint Micigan, të mbledhur para stacionit të policisë, dëgjuan fjalët e sherifit të kontesë, Kristofer Suanson, i cili foli me ta para se të bashkohej me protestën paqësore pasi dorëzoi kaskon dhe shkopin e gomës në shenjë paqe. Sherifi theksoi se...

Continue reading...

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

Shqipëria ka deklaruar hapjen e kufijve tokësorë nga dita e sotme me të gjitha vendet fqinje, përfshirë dhe Kosovën ku jeton pjesa tjetër e kombit shqiptar. Jo njëherë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lëvizja mes Shqipërisë e Kosovës do të jetë e lirë. Por sot ndërsa pala shqiptare ka lejuar kalimin e qytetarëve nga Kosova, nga ora 13:00 pala kosovare me një urdhër të Ministrisë së Transportit ka ndaluar futjen e qytetarëve shqiptarë në Kosovë. Autoritetet kosovare kanë kërkuar një certifikatë për tamponin të kryer 4 ditët e fundit nga qytetarët shqiptarë, ndërsa kamionët duhet të paguajnë 17-22 euro...

Continue reading...