ejona

Libri i bashkëshortes së Kurtit shitet me çmim marramendës

Bashkëshortja e ish-kryeministrit Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen ka publikuar librin e saj të titulluar “The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century”, në të cilin shtjellohet diskursi rreth “vetëvendosjes” Për publikimin e librit ka njoftuar edhe lideri i VV’së, Albin Kurti. Megjithatë çmimi i librit është jashtëzakonisht i shtrenjtë. Për ta pasur si kopje online kushton 58 euro e 84 cent, derisa për ta blerë si kopje fizike kushton 69 euro e 99 cent. Libri, “The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century” libër shtjellon se si diskursi ndërkombëtar rreth “vetëvendosjes”, gjatë njëqind viteve të kaluara, ka funksionuar si...

Continue reading...

Mattis, ish-Sekretar i Mbrojtjes, akuzon Presidentin Trump se dëshiron të “ndajë” Amerikën

Jim Mattis, ish-Sekretar i Mbrojtjes në administratën Trump, i cili dha dorëheqjen për të protestuar ndaj tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, akuzoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara se po përpiqet të “përçajë” Amerikën. “Në jetën time, Donald Trumpi është presidenti i parë që nuk përpiqet t’i bashkojë amerikanët, dhe as pretendon ta bëjë një gjë të tillë,” shkroi ai në një deklaratë të botuar në internet nga revista The Atlantic të mërkurën. “Përkundrazi, ai po përpiqet të na ndajë”, tha ish gjenerali i respektuar i marinsave, i cili deri më tani kishte shfaqur rezervat e tij pa komentuar kurrë...

Continue reading...

Austria i hap kufijtë me fqinjët por përjashtojnë këtë shtet

Austria ka thënë se do të heqë kufizimet kufitare, të lidhura me koronavirusin, për të gjitha shtetet fqinje – duke përjashtuar Italinë. “Prej nesër, nuk do të ketë më kontrolle për të hyrë në Austri”, është cituar të ketë thënë Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, në një konferencë për media të mërkurën, raporton agjencia e lajmeve, AFP. Ai ka thënë se kontrollet me kufirin italian do të analizohen sërish javën e ardhshme, duke shtuar se janë duke konsideruar mundësinë që t’iu mundësohet hyrja italianëve nga rajonet më pak të prekura nga koronavirusi. Austria ka mbyllur kufijtë e saj në...

Continue reading...

Rebelizimi i Vjosa Osmanit: Qeveria “Hoti” është e Thaçit, Thaçi s’është i LDK-së

Vjosa Osmani, një ndër figurat qëndrore të LDK-së, u rebelua ndaj partisë së saj dhe nuk e pranon qeverinë e re të kolegut Hoti. Pasi bojkotoi drejtimin e seancës kur do votohej qeveria e re, pra si drejtuese Kuvendi, Osmani se ajo nuk përfaqëson vullnetin e zgjedhësve. “Në radhë të parë një Qeveri e cila në tërësi varet nga Lisa Serbe – Beogradi dhe të cilës votën e 61-të ia siguroi Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, tha Osmani. Duke qëndruar te Thaçi, njeriun që ajo s’e honeps politikisht,...

Continue reading...

Pula: Ka ndryshuar vetëm pushtuesi, në vend të serbit kemi shqipfolës

Luljeta Pula, ka reaguar rreth formimit të Qeverisë së re që ndodhi sot pasdite, shkruan KultPlus Ajo ka shprehur mendimin e saj se këtu ka ndodhur vetëm një ndyshim pushtuesish, por jo ndryshimi i vërtetë. “Nuk kemi luftuar për kësi Kosove! Ka ndryshuar vetëm pushtuesi! Në vend të sërbit kemi shqipfolës që i bejnë argatin Sërbisë! Pezm e dëshpërim pa fund”, ka shkruar Pula në llogarinë e saj në Facebook.

Continue reading...

Trimërohet Pronto: Unë i’a tregoj vendin Albin Kurtit, unë kam me godit i pari, s’ka më tolerime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk toleron sjelljet e liderit të VV’së, Albin Kurti duke i dërguar njerëz për ta goditur atë, ai thotë se është ai që godit i pari, Thaçi tha se rrugaqëria dhe banditizmi i Kurtit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, ai thotë se Kurti mundohet ta godasë atë, mirëpo është ky që godet i pari. “Dy duar për kry janë, ai që pretendon me të godit, unë jam me i godit i pari, kjo rrugaçëri e dhe banditizëm i z.Kurtit dhe duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, tha Thaçi. Thaçi i...

Continue reading...

30 sekonda ‘tmerri’, tërmet i fuqishëm godet vendin e VIP-ave

Indonezia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7. i shkallës rihter dhe epiqendra ka qenë në detin Bali, megjithëse qindra kilometra larg nga epiqendra e tërmetit, tronditja u ndje aq sa Bali, vendi i preferuar i VIP-ave. Dëshmitarët thanë se e kanë ndjerë tërmetin në disa pjesë të Indonezisë për rreth 30 sekonda. Dailyexpress shkruan se qytetarët e Indonezisë kanë përjetuar 30 sekonda horror edhe pse tërmeti ishte në det. Një nga dëshmitarët është shprehur se lëkundjet janë ndjerë edhe në Sideman rreth 227 kilometra larg epiqendrës.

Continue reading...

Rudina Hajdari nxjerr prapaskenat: Kur jemi vetë bëjmë deklarata politike. Ja çfarë ndodh kur Amerika merr pjesë në mbledhje

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, pas rreth 9 orësh negociata me Këshillin Politik, ku morën pjesë edhe ambasadori i BE-së dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh për mediat se “është bërë progres” për konsensusin për Reformën Zgjedhore, por shtoi se çdo kërkesë që bie ndesh me rekomandimet e ODIHR-it, duhet të lëshohet nga palët. Deputetja dhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari tha se prania e ambasadores amerikane, Yuri Kim ka qenë shumë pozitive duke sjellë edhe përparimin e dialogut. “Mendoj që kur është Amerika, lëvizim. Kur mblidhemi vetë bëjmë deklarata politike. Kurse kur është Amerika...

Continue reading...

“Ëndërr në sirtarin e të gjitha qeverive shqiptare”, kryeministri Rama jep lajmin e shumëpritur (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale na ka prezantuar me një ndër projektet më të rëndësishme të ëndërruar prej vitesh nga të gjitha qeveritë shqiptare. Rama njofton se hyn në rrugën e realizimit projekti i hidrocentralit të Skanicës, i cili do të ndërtohet me financim të plotë nga qeveria. “Kryeministria – Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës, hyn në rrugën e realizimit Qeveria jonë do ta ndërtojë me financim 100% shtetëror këtë vepër strategjike për pavarësinë energjitike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç...

Continue reading...

Uragan në Shkodër? Dukuria e rrallë, ja çfarë fotografoi NASA që çuditi gjithë rrjetin (FOTO)

Janë dhjetëra mijëra fotografitë e shkrepura nga astronautët që punojnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Por disa habitën njërin prej tyre, dhe janë pamje që na përkasin. Bëhet fjalë për liqenin e Shkodrës, që Shqipëria ndan me Malin e Zi, dhe që në fotografitë e shpërndarë nga NASA duket sikur po përfshihet në gjithë hapësirën e saj nga vorbulla gjigante e një uragani. Por natyrisht nuk ka asnjë tornado që rrezikon Shkodrën, por bëhet fjalë për një efekt optik i shkaktuar kryesisht nga natyra e sedimenteve shumëngjyrëshe që përbëjnë strukturën e liqenit, dhe që parë nga lart jep idenë e një...

Continue reading...