Osmani: Qeveria që varet nga Beogradi s’mund të jetë përfaqësuese e popullit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka bërë një prononcim për media pas votimit të Qeverisë së re në Kuvend. Pavarësisht se në krye të Qeverisë qëndron bashkë-partiaku i saj Avdullah Hoti, Vjosa Osmani nuk e ka mirëpritur ekzekutivin e ri.

Ajo ka thënë se një qeveri e cila varet në tërësi nga Lista Serbe dhe Beogradi, nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetarë.

“Në radhë të parë një Qeveri e cila në tërësi varet nga Lisa Serbe – Beogradi dhe të cilës votën e 61-të ia siguroi Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”  tha Osmani.