Greqia mbyll kufirin për banorët e Maqedonisë

Ministria e jashtme greke ka njoftuar se nuk do të lejohet udhetim në vendin fqinj për banorët e komunave që kanë numër më të madh të infektuarëve me koronavirus. Ndalesa do të vazhdojë deri më 1 korrik. Ajo vlen për banorët e Çairit, Tetovës, Kumanovës, Haraçinës, Butelit, Shuto Orizares, Studeniçanit, Tearcës dhe Likovës.