“Kur bëhemi bashkë, shkatërrojmë botën”! Nisin protestat jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera, paralajmërojnë maturantët

Vijon edhe ditën e sotme protesta e maturantëve, të cilët kërkojnë rivlerësim të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, me argumentin se pyetjet kanë qenë shumë të vështira dhe të pakuptimta. Sot, në protestë janë ngritur edhe maturantët e Fierit, të cilët pasi kanë marshuar në qytetin, janë mbledhur përpara Drejtorisë Arsimore. Maturantët kanë kërkuar të plotësohen kërkesat e tyre afatshkurtra, pasi në të kundërt do të bojkotojnë provimet e radhës të Maturës Shtetërore. “Të vlerësohet nota mesatare e notës së Gjuhë Letërsisë në shkollë dhe 40% e provimit. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona të qarta dhe afatshkurtra, do të...