ejona

Skandal në jugun e Shqipërisë, minoritari grek djeg flamurin

Manolis Vito, minoritari grek nga fshati i Finiqit ka djegur mbrëmjen e djeshme flamurin shqiptar në mes të Sarandës. Në videon e publikuar nga vetë minoritari në faqen e tij të Facebook, janë numëruar shumë komente nga shqiptarë të revoltuar të vilët i kanë bërë thirrje t’i dalë përballë të sqarohen po qe burrë. Rikujtojmë se në një portal nacionalist grek të quajtur “Himara.gr”, një ushtar që mbante në uniformën e tij flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, shkruante se në Greqi është krijuar ushtria për të çliruar Vorio Epirin. Duhet theksuar se nacionalistët grekë vijojnë të besojnë se...

Continue reading...

Flet Pipero: Çfarë duhet të bëni tani që u rritën rastet me koronavirus

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero thotë se çerdhet nuk duhen mbyllur për faktin se aty del një rast pozitiv me Covid-19. Duke iu referuar lajmit të mbylljes së çerdhes nr.16 në ish-Bllok për shkak se një edukatore ka rezultuar me koronavirus, Pipero tha se fëmijët janë pak ose aspak të rrezikuar. “Mund të dalë një rast në çerdhe, por nuk duhet të nxitohemi për ta mbyllur çerdhen. Ne duhet të respektojmë protokollin dhe të vazhdojmë jetën. Nuk është zgjidhje mbyllja e çerdheve. Nëse respektohen protokollet, nuk duhet pasur frikë për një rast pozitiv. Mund të jetë një rast pozitiv asimptomatik, mjafton...

Continue reading...

“Kemi 8 orë që presim!” Rreth 100 shqiptarë bllokohen në Zyrih, Rinasi s’i lejon të nisen drejt Shqipërisë

Në aeroportin e Zyrihut janë bllokuar rreth 100 shqiptarë dhe nuk lejohen të nisen drejt Rinasit. Pasagjerët shprehen të pakënaqur për këtë gjë dhe kanë bërë përgjegjës pikërisht autoritetet shqiptare që kanë bllokuar udhëtimin. Mësohet se ata kanë fluturuar nga Çikago në Zyrih dhe destinacioni i fundit është Rinasi. Në momentin që kanë zbritur në aeroportin e Zyrihut ata nuk janë lejuar që të nisen për në Shqipëri. Ata u shprehën se kanë pritur 8 orë bashkë me fëmijët dhe bagazhet që kishin. Një prej tyre tha se askush nuk i jep informacion për linjën Edelweis që do nisej sot....

Continue reading...

Pëson sulm në zemër duke drejtuar kamionin, në gjendje të rëndë shqiptari arrin të shmangë aksidentin

Ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit kamionisti 63-vjeçar shqiptar, Shkelqim Borici. Ai u godit nga ataku kardiak ndërsa ishte në timonin e kamionit të ngarkuar me mollë. Megjithëse ambulanca mbërriti në kohë përsëri ai nuk arriti të mbijetojë. Ai ishte duke udhëtuar përgjatë rrugës Castelaz në momentin kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Me gjithë fuqitë që pati ai arriti të manovorojë kamionin nga rruga për të shmangur aksidente të mundshme me mjetet e tjera. Telefonata ndaj ambulancës u bë nga disa çiklistë që panë makinën të dalë nga rruga. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes por...

Continue reading...

I ati u prek dy ditë më parë nga Koronavirusi, maturantja nuk lejohet të japë provimin e Matematikës

Ditën e sotme u zhvillua provimi i Matematikës i Maturës Shtetërore. Por në qytetin e Gjirokastrës një maturante nuk është lejuar të japë provimin, pasi familja e saj rezulton e infektuar me koronavirus. Për më tepër i ati i saj është rasti i parë me Covid-19 në Gjirokastër, dhe për këtë arsye familja e saj është vendosur në karantinim. Kjo gjë është parashikuar edhe në protokollet e sigurisë, ku çdo nxënës që vjen nga një familje e prekur me koronavirus, nuk do të lejohet të hyjë në shkollë dhe të zhvillojë provimin. Maturantja e ka dhënë provimin e Gjuhës së...

Continue reading...

Grenell e jep lajmin e madh për Kosovën

Richard Grenell i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha se palët do të takohen më 27 qershor në Washington. “Lajm i mirë! Kam marrë përkushtimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Washington, në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime rreth dialogut”, shkroi ai në rrjetin twitter. Ai paralajmëroi se “nëse cilado secila palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, do të kthehen në ‘status quo’ pasi...

Continue reading...

Mediat e huaja tregojnë synimet e Putinit për të marrë Aeroportin e Prishtinës: Britanikët thanë se kjo do niste ‘Luftën e Tretë Botërore’

Në një nga artikujt e Associated Press të ditëve të fundit ishte edhe historia se si Presidenti rus, Vladimir Putin, sugjeroi se ishte figura kryesore në ‘zotërimin’ e aeroportit të Kosovës nga trupat ruse në fund të luftës gjatë vitit 1999 Presidenti rus Vladimir Putin po sugjeron që ai ishte një figurë kryesore në marrjen e aeroportit të Kosovës nga trupat ruse në fund të luftës së 1999, thuhet në artikull. Tutje tregohet se si aeroporti që gjendet jashtë kryeqytetit të Kosoës, ishte një nga shkaqet e tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit nga fundi i Luftës së Ftohtë. Në një...

Continue reading...

Kryeministri Rama bën publik projektin strategjik dhe jep premtimin e madh: Të punësuar 500 persona (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar një video nga Rruga e Arbrit, nëpërmjet të cilën bën të ditur se brenda këtij muaji, do të asfaltohen 10 km e para, e ndërsa punimet do të mbyllen brenda verës së vitit 2021, ku rruga do të bëhet e aksesueshme për të gjithë. “Brenda muajit do të asfaltohen 10 km të para. 500 punonjës dhe mbi 200 mjete të tonazhit të rëndë janë angazhuar në këtë proces. Rruga e Arbrit pritet të jetë e aksesueshme brenda verës së vitit 2021”, – shkruan Rama. Rruga e Arbrit pritet t’i...

Continue reading...

“Guri rëndë, peshon në vendin e vet”, Kreshnik Spahiu del me deklaratën e papritur: Shprehje injorantësh

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka quajtur shprehjen ‘Guri i rëndë peshon në vend të vet’ si një shprehje injorantësh. Spahiu shkruan se nisur nga kjo shprehje çfarë duhet të themi për Ismail Qemalin, Ismail Kadaren apo Çajupin, që jetuan pjesën më të madhe të jetës jashtë Shqipërisë. “SHPREHJE INJORANTËSH “Guri rëndë, peshon në vendin e vet” DMTH: Ismail Qemali, Ismail Kadare, Faik Konica, Fan’ Noli, Gurakuqi, Çajupi, Arshi Pipa, Hasan Prishtina, Ahmet Zogu, Skënderbeu ishin guralecë që jetuan jashtë pjesën më të madhe të jetës? Me këtë logjikë të papunët në...

Continue reading...

A do të rikthehet karantina pas boomit të rasteve të reja me COVID-19? Vjen reagimi i parë nga ministrja Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaron se për momentin nuk ka një vendim nga Komiteti i Ekspertëve për të rikthyer masat kufizuese, si në kohën e karantinës. “Situata po monitorohet me shumë kujdes. Edhe pse shifrat janë rritur këto ditë, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim mbrapa por ka nevojë për një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve për të respektuar rregullat, që të kufizojmë përhapjen e COVID19, ndërsa sistemi shëndetësor po përgatitet për forcimin e kapaciteteve”, – tha Manastirliu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve mjekësore të Bashkimit Europian për përballimin e epidemisë në vend....

Continue reading...