I ati u prek dy ditë më parë nga Koronavirusi, maturantja nuk lejohet të japë provimin e Matematikës

Ditën e sotme u zhvillua provimi i Matematikës i Maturës Shtetërore. Por në qytetin e Gjirokastrës një maturante nuk është lejuar të japë provimin, pasi familja e saj rezulton e infektuar me koronavirus.

Për më tepër i ati i saj është rasti i parë me Covid-19 në Gjirokastër, dhe për këtë arsye familja e saj është vendosur në karantinim.

Kjo gjë është parashikuar edhe në protokollet e sigurisë, ku çdo nxënës që vjen nga një familje e prekur me koronavirus, nuk do të lejohet të hyjë në shkollë dhe të zhvillojë provimin.

Maturantja e ka dhënë provimin e Gjuhës së Huaj dhe Gjuhë -Letërsisë, por provimin e sotëm nuk mundi ta zvhillonte, pasi i ati i saj u diagnostikua me koronavirus vetëm dy ditë më parë, dhe e kishte marrë virusin i shtruar në QSUT.