ejona

Meta takohet me Albano Bogdon: Kënaqësi kur dëgjon kritika nga një artist me shpirt të lirë

Lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar sot me aktorin e njohur të humorit Albano Bogdo. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sipas Metës, takimi ka pasur edhe kritika. “Kënaqësi kur dëgjon ide, por sidomos kritika, nga një artist me shpirt të lirë. Albano Bogdo nuk është vetëm një aktor shumë i dashur humori, por dhe një qytetar i angazhuar në mbrojtje të interesit publik”, shkruan Meta.

Continue reading...

Spiropali poezi Berishës: Më lejoni t’ju lexoj dedikimin (VIDEO)

Ministrja për Marrëdhëniet dhe Parlamentin, Elisa Spiropali, në replikën e saj me ish-kryeministrin Sali Berisha i ka dedikuar atij një poezi të Luan Myftiut i titulluar “Monologu i Pendesës”. Në fjalën e saj Spiropali duke iu drejtuar Berishës, tha se vetëm do të lexojë poezinë, pasi ajo i thotë të gjitha, dhe e përshkruan siç është në të vërtetë. Video:

Continue reading...

Ndodh vetëm në Shqipëri: Aeroplani niset për në Gjermani pa karburant, pas 15 minuta kthehet në pistë

Çudia ndodh me aeroplanët e Air Albania. Ky aeroplan u nis për në Gjermani është kthyer papritur në aeroport. Sipas qytetarëve që kanë qenë në avion, kanë bërë vetëm 15 minuta fluturim dhe avioni është kthyer mbrapsht. Në bord justifikimi ishte , sikur kapiteni i fluturimit kishte harruar dokumentacionin e nevojshëm, ndërkohë që dyshohet se avioni nuk kishte karburant, kjo pasi, pas riuljes, avioni ka qëndruar shumë në pistë, është furnizuar me karburant edhe pse kishte vetëm 15 minuta fluturim. Qytetari shkruan: “Fluturimi nga Tirana ne Düsseldorf kthehet pas. Kapiteni thotë mungese dokumentacioni. Kane harruar dokumentet e avionit thote Kapiteni....

Continue reading...

E rrallë, ndodh pas 17 vitesh, lind ujku më i rrezikuar në botë

Kafshët sado të egra të jenë sërish nuk preferohet të jenë specie në zhdukje. Një kopsht zoologjik në Rhode Island njoftoi lindjen e një ujku të kuq të rrezikuar në mënyrë kritike, i pari i lindur në objekt që nga viti 2005. Kopshti zoologjik Roger Williams Park në Providence njoftoi se këlyshi lindi më 5 maj. “Punëtorët e kopshtit zoologjik dhe ekipi veterinar vazhdojnë të monitorojnë nënën dhe foshnjën përmes përdorimit të një kamere infra të kuqe të vendosur brenda strofkës së sapondërtuar të lindjes së ujqërve,” tha kopshti zoologjik në njoftimin e lindjes. “Ndërsa ujku është vëzhguar duke ushqyer...

Continue reading...

Elektricisti lë fshatin pa energji elektike për tu takuar fshehurazi me të dashurën

Një elektriçist indian çdo herë që planifikonte të takonte fshehurazi të dashurën e tij, ndërpriste energjinë elektrike për të gjithë fshatin. Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të “duronin” ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij. Ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhnin sa herë që perëndonte dielli. Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme. Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit...

Continue reading...

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj martohet me modelen Dorina Podrimjan

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka kurorëzuar dashurinë me martesë. Kështu ka bërë të ditur vet futbollisti i njohur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Futbollisti me prejardhje nga Deçani që është prej kohësh në një lidhje dashurie me bukuroshen, Dorina Podrimja sot (e premte) kanë njoftuar se janë martuar. Hadërgjonaj shihet në një kostum elegant, ndërsa partnerja e tij shkëlqen e veshur me fustan të bardhë të kombinuar me aksesor, ndërsa të dy mbanin lule në duar. “Zyrtarisht Mr dhe Mrs Hadërgjonaj”, ka shkruar futbollisti në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga...

Continue reading...

Berisha për ikjen e Nishanit: Ishte burrështetas i shquar që përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-presidentit, Bujar Nishani. Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se Nishani ishte një drejtues i shkëlqyer dhe efiçent i Partisë Demokratike, deputet, ministër, dhe kandidat i votuar për president të Republikës nga mazhoranca e kësaj partie. Ai tutje shtoi se sot për Shqipërinë është ditë zie dhe dhimbje e thellë për familjen Nishani. “Dielli perëndoi përgjithmonë për ish presidentin Bujar Nishani! Të dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli sytë përgjithmonë duke zhytur kështu në dhimbje, zi e pikëllim të thellë...

Continue reading...

Fituesit e edicionit të 19-të në ‘Netët e Klipit Shqiptar’, Beatrix Ramosaj rrëmben çmimin kryesor dhe atë të publikut

Mbrëmë (e shtunë) në Ulqin është mbajtur nata gala e ndarjes së çmimeve të edicionit të 19-të në “Netët e Klipit Shqiptar”. Evenimenti mblodhi yje të shumtë shqiptarë dhe u ndanë një sërë çmimesh të rëndësishme. Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, edhe këtë herë arriti të rrëmbejë dy çmime për këngën “By My Side”. Ajo mori çmimin e publikut ndonëse ishte në konkurrencë me Elgit Dodën, Semi Jaupajn dhe Elita 5. “Klipi më i mirë në të gjithë komponentët”, gjithashtu ishte fituese ish-banorja e Big Brother VIP. Më poshtë ua sjellim të gjitha çmimet në edicionin e 19-të të “Netët e...

Continue reading...

E pabesueshme: Ja sa miliona dollar pritet të fitohet nga finalja e “Conference League” dhe cilat janë bizneset shqiptare që përfitojnë

Fitimet përsa i përket aspektit monetar të finales së ndeshjes së Ligës së Konferencës, do të jenë marrmendëse për disa lloje biznesesh kryesisht në Tiranë. Kjo ndeshjë me siguri do të shënojë një ditë fitimprurëse, pasi fizimet e biznesve përkthehen në të ardhura për Buxhetin e Shtetit shqiptar. Është parashikuar se fitimi në ekonomi do të jetë rreth 150 MLN €. Por si do të përdoren këto para nga qeveria dhe kujt do t’i shkojnë?! Një kategori biznesesh private do të përfitojnë shuma marramendëse nga ky event dhe këtu përfshihen pronarët e hoteleve dhe vendeve të tjera akomoduese. Një pjesë...

Continue reading...

“Godet” lideri i opozitës turke: Erdogan do të arratiset jashtë vendit, po transferon paratë

Lideri i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu, është shprehur se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po përgatitet për t’u arratisur nga vendi. Kemal Kılıçdaroğlu tha se Erdogan po e planifikon arratisjen së bashku me disa nga shoqëruesit e tij, përfshirë edhe familjen. “Ata po përshpejtojnë përgatitjet për arratisjen e tyre. Erdogan po transferon shuma të mëdha parash jashtë vendit përmes strukturave paralele me bazë në Turqi që veprojnë si institucione. Anëtarët e familjes Erdogan janë në ballë të këtyre strukturave. Në vendet e huaja, përmes këtyre strukturave po tentojnë të marrin leje qëndrimi dhe pune. Ata janë me nxitim për të...

Continue reading...