ejona

Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit, Serwer: Kosova është në telashe

Daniel Serwer, ekspert i Ballkanit në SHBA, thotë se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk japin dorëheqje, Kosova do të përballet me sfida të tjera. Serwer teksa ka komentuar në platformën e tij, aktakuzën për krime lufte të Gjykatës Speciale kundër presidentit Thaçi, Veselit dhe të tjerëve, ka thënë se ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit. Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, ka bërë të ditur se:...

Continue reading...

Rama i del në mbrojtje Thaçit: Nuk po gjej fjalët e duhura për të shprehur indinjatën time

Pas akuzave të Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Rama shkruan në Facebook se nuk gjen dot fjalët për të shprehur indinjatën. Ai bën me dije se do të shprehet publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët. “Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time! Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të...

Continue reading...

Mendoi se e humbi foshnjën, nënë e bijë takohen pas 36 vitesh

Nëna e një vajze të mbijetuar nga ab orti ka  folur për momentin që zbuloi se e bija ishte gjallë, 36 vite pasi e ëma, që ishte infermiere, kishte kryer dështuar shtatzaninë pa dëshirën e saj, shkruan Daily Mail. Më 1977-ën, Melissa Ohden nga Missouri, po luftonte me jetën pasi kishte lindur rreth 1,3 kg. Nëna e saj, Ruth, u detyrua nga e ëma (që punonte infermiere në spital) të kryente aktin, kur ishte 8 muajshe shtatzënë. Ruth u largua nga spitali duke menduar se e kishte humbur fëmijën, por fëmija ishte gjallë dhe një infermiere ia kishte dëgjuar të...

Continue reading...

Incidenti i sikletshëm me çantën e Mbretëreshës, rrëfehet ish-punonjësja e Obamës (FOTO)

Familja e famshme e Mbretërisë së Bashkuar ka rregulla, ndonjëherë edhe të çuditshme, mirëpo jo të gjithëve u rastis që t’i dinë paraprakisht para se të takojnë mbretëreshën. Në një intervistë për People, Capricia Penavic Marshall, ish-shefe e protokollit për Shtetet e Bashkuara gjatë qeverisjes së presidentit Barack Obama, tregoi një incident të sikletshëm me çantën e mbretëreshës Elizabeth II. Ngjarja ndodhi në vitin 2011, kur Barack dhe Michelle Obama vizituan Pallatin Buckingham. Marshall u shpreh se ishte mësuar që t’u merrte çantat grave gjatë takimeve zyrtare. Kështu, kur mbretëresha doli nga pallati për ceremoninë e pritjes së çiftit Obama,...

Continue reading...

Tanket e trupat pushtojnë Sheshin e Kuq në Moskë, Putin në retorikë patriotike për zgjatje të mandatit

Kolona tankesh e trupash ushtarake kryen sot paradën madhështore në Sheshin e Kuq në Moskë, teksa presidenti Vladimir Putin nxiti ndenjat patriotike në prag të votës së zgjatjes së mandatit të tij. I detyruar të shtynte paradën e Ditës së Fitores më 9 Maj prej pandemisë së koronavirusit, Putin e caktoi atë vetëm një javë para votës së 1 korrikut për reformën kushtetuese që do të zgjasë mundësinë e mandatit të tij . Mes disa ndryshimeve të pritura, Putin propozoi heqjen e kufizimeve për numrin e mandateve presidenciale. Infektimet e koronavirusit kanë rënë së fundmi në vend dhe Moska ka...

Continue reading...

A mund të infektohemi dy herë me koronavirus?

Një studim i ri nga Kina tregon se nivelet e një antitrupi, të gjetur te pacientët me COVID-19, bien në mënyrë dramatike dy-tre muaj pas infektimit. Studiuesit thonë se këto gjetje ngrenë pyetje për jetëgjatësinë e imunitetit të mundshëm kundër koronavirusit. Studimi, i publikuar më 18 qershor në revistën Nature Medicine, mbështet argumentet e atyre që thonë se distancimi fizik dhe kufizimet e tjera për shëndetin publik duhet të zgjaten. Ende nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare nëse një pacient i rikuperuar nga COVID-19 mund ta kontraktojë sëmundjen për herë të dytë, ose për sa kohë mund të jetë imun. Video:...

Continue reading...

Alarmi: Në Serbi, testet negative për COVID-19 mund të blihen në pompa të benzinës

Portali maqedonas MKD raporton se qytetarët e këtij vendi kanë raportuar tek autoritetet përgjegjëse se testet negative në koronavirus mund të blihen në Serbi edhe në pompa të benzinës. Tash, që Maqedonia ka vënë kusht që qytetarët që futen nga Serbia të kenë një test negativ në COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, ata po gjejnë mënyra për të shmangur testimin e vërtetë, falë edhe ofertës. Sipas raportimit të MKD.mk testet e falsifikuara negative mund të blihen nga 50 deri në 65 euro. “Transportuesit maqedonas të detyruar të paraqesin një test PCR jo më të vjetër se 72...

Continue reading...

14 ditë karantinë kush vjen nga Shqipëria! Sllovenia fut vendin në listën e kuqe prej Covid

Pas Malit të Zi, edhe Sllovenia e ka futur Shqipërinë në listën e kuqe, kjo për shkak të rritjes së numrave të Covid. Kështu personat që do të shkojnë nga Shqipëria drejt Sllovenisë, do duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë Jelko. “Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe“.- ka thënë ai duke shtuar se ky vendim do të hyjë në fuqi që ditën e nesërme. Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për...

Continue reading...

Reagon edhe Albin Kurti, për aktakuzën e ngritur ndaj Thaçit e Veselit: Dëmtim i imazhit të Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para mediave për ngritjen e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Ai tha se kjo që po ndodh sot është pasojë e re e gabimeve të vjetra. “Ajo që po ndodh sot, është pasojë e re e gabimeve të moçme”, tha Kurti. Tutje, Kurti është shprehur se ai beson në pafajësinë e UÇK-së dhe luftëtarëve të saj. “Lufta e UÇK-së, është luftë e drejtë, kundër një okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë, dhe se luftëtarët e lirisë edhe politikisht edhe...

Continue reading...

Viktima më e re nga Covid-19 në Shqipëri, vdes 34-vjeçarja tek Infektivi, 67 raste të reja

Shqipëria ka regjistruar viktimën më të re me COVID19. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe e intubuar në spitalin Infektiv, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me koronavirusin në total në 47. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ajo vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si diabeti dhe hipertensioni “Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej...

Continue reading...