U infektua me koronavirus, Flor Binaj zbulon i mërzitur si po i shkon karantina

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj pak ditë më parë deklaroi se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Aktori tregoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk ka asnjë lloj simptome. Prej disa ditësh Flori është karantinuar në shtëpi dhe së fundmi ka treguar si po i kalon këto ditë në izolim. Aktori ka postuar në Instastory një video të një qeni që shfaqet duke fjetur duke treguar kështu se edhe ai po fle shumë gjumë këtë periudhë. “Të shtatat e karantinës”, shkruan Flori krah videos duke e shoqeruar me nje emoji te merzitur.