Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të dielën se “do të ishte me shumë rëndësi për Serbinë” nëse Presidenti Trump fitonte një mandat tjetër si kreu i Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti. “Unë po e them këtë për herë të parë. Nëse ndodh që Donald Trump të marrë një mandat të dytë – unë nuk besoj në ndryshime të mëdha në politikën amerikane – por unë besoj në ndryshime të vogla në politikën amerikane, të cilat do të kishin një rëndësi të madhe për Serbinë”, tha Vuçiç për TV Kurir. Por cilat do ishin këto ndryshime,...
Continue reading...ejona
Grenell: I nxitëm edhe evropianët, po i kërkojnë Merkelit liberalizim vizash për Kosovën
Emisari i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, sa herë që është kritikuar nga zyrtar të Brukselit rreth punës së negociatave Prishtinë-Beograd, ua ka rikujtuar atyre faktin që BE e ka lënë Kosovën si të vetmin shtet të izoluar pa liberalizim të vizave. E pak ditë pas kritikave të Grenell, një grup euro-parlamentarësh të prirë nga Viola von Cramon Taubadel, i kanë shkruar letër kancelares gjermane, Angela Merkel, ku i kanë kërkuar që të Gjermania të përmbyll brenda vitit 2020 punën e vizave për Kosovën, meqë Berlini zyrtar do të udhëheq me presidencën e BE’së në pjesën e dytë të vitit....
Continue reading...Mërgimtarët të shqetësuar: Frikësohemi të vijmë, do duhet të karantinohemi pasi të kthehemi (VIDEO)
Jemi në prag të muajit korrik , muaji i mërgimtarëve. Në sezonin veror Kërçova gjallërohet. Por këtë vit pandemia me koronavirusin ka bërë që disa nga ata t’i anulojnë pushimet verore në vendlindje. TV 21 kontaktoi disa kërçovarë që jetojnë dhe veprojnë në Shtete e Bashkimit Evropian për të parë se çfarë i ndalon që ata këtë verë të vijnë në vendlindje. Lutfi Selmani i cili jeton dhe vepron në Suedi tha se ndjekin rekomandimet e Shtetit Suedez i cili i rekomandon që deri më 31 gusht të mos e lëshojnë vendin. “Mosardhja në vendlindje, arsyeja kryesore për mosardhjen në...
Continue reading...Revolucion në Turqi, testohet me sukses treni i parë elektrik (FOTO)
Turqia testoi ditën e hënë prototipin e trenit të parë elektrik vendas që është duke u prodhuar në një fabrikë në distriktin e Adapazari. Në një ceremoni që u zhvillua nën masa shumë të forta sigurie për shkak të pandemisë, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank deklaroi se korporata “TUVASAS” punoi me ritme të larta dhe gjatë ditëve të izolimit që ky projekt ambicioz të përfundonte sa më herët. Pas testimeve në fabrike, treni do të testohet në hekurudhë në fund të gushtit. Sipas planeve ai do të fillojë të jetë i disponueshëm për qytetarët vetëm në fund të...
Continue reading...Rama njofton tërheqjen nga padia ndaj Haradinajt
Kryeministri Rama ka njoftuar heqjen dorë nga padia ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Edi Rama. Njoftimi është dhënë gjatë konferencës për shtyp të kryeministrit pas kthimit nga takimet në Kosovë. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tërheq padinë ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinaj. “Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve për të shkuar dhe për ta vizituar në selinë ose shtëpinë e tij siç tako si një paditës që shkon te i padituri, besoj se nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, por doja të diskutoja për këtë çështje që është shumë më e madhe se...
Continue reading...Haxhiu: Kusht për njohjen e Kosovës, që ‘fytyrat’ e UÇK t’i çojnë në burg
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një dalje publike, se ndërkombëtarët nuk po mbajnë qëndrime të njëjta përballë Kosovës dhe Serbisë. Ai kujtoi që Serbia është duke bërë hapa përpara në proceset integruese në BE, ndërkohë që Kosovës nuk po i hapen as vizat. Mbi këtë deklaratë, i ftuar në emisionin “Opinion” gazetari dhe analisti Baton Haxhiu, e cilësoi një lloj “brerje ndërgjegje” për sulmet përballë Serbisë, sjelljen e ndërkombëtarëve. “Prej 12 Qershorit 1999 ekziston një bremje ndërgjegje e Evropës për bombardimet. SHBA janë përfaqësues dinjitoz përmes Nato-s dhe NAto ka qenë hera e parë dhe vetmja që ka bërë...
Continue reading...‘Rama, vizitë në institucionet e Kosovës me antiplumb’
Kryeministri Rama në vizitën e tij sot në Kosovë, jo vetëm që është shoqëruar me masa të larta sigurie, por ajo që ka dalluar është veshja e tij e mbifryrë që ka lënë dyshime për antiplumb poshtë saj. Ish-kryeministri Berisha ndërsa poston një shkrim të Bota Sot mbi veshjen e Ramës, shkruan: Vizitë në institucionet e Kosovës me antiplumb! ‘Vizite në institucionet e Kosovës me antiplumb!! Kësaj i thone vizitë! ‘Lexoni raportin e meposhtëm të gazetës Bota Sot. sb Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë, në vendin me shumicë shqiptare e që janë...
Continue reading...‘Tuj u rrit e tu u çoroditë’: Si e komenton ish-ministri ‘nxirjen në fytyrë’ të Ramës përballë Kurtit
Po bën xhiron e portaleve dhe rrjeteve sociale momenti i takimit mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit në Prishtinë. Pamja e zymtë dhe e akullt e kryeministrit ndaj ish kryeministrit të Kosovës po komentohet shumë, ndërsa këtij “trendi” nuk i ka shpëtuar as ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani. Përmes një postimi në Facebook, juristi nuk kursen as notat e humorit. “Uaaaaa. Fiks si drejtor shkolle, që sapo ka marrë emërimin nga partia dhe po vë rregulla. Tuj u rrit e tu u çoroditë – thonë në Shkodër”, shkruan Manjani në postimin e tij.
Continue reading...Përgatituni, ja surprizat e motit për nesër
E martë, 30 qershor 2020. Parashikimi sipas IGJEUM RESHJET Nesër (e martë, dt. 30) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). TEMPERATURAT Nesër (e martë, dt. 30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 33°C në vendet e ulëta: 16 / 35°C në vendet malore: 14 / 32°C ERA Nesër (e martë, dt. 30) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare
Continue reading...A do të japë dorëheqjen? Ja si përgjigjet Hashim Thaçi
Gjatë një konference për shtyp, pak ditë pas bërjes publike të akt-akuzave për krime lufte, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmendi edhe dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit. Sipas tij, nëse këto akt-akuza konfirmohen, atëherë ai do të largohet nga posti i presidentit e do të përballet me akuzat. ‘’Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat’’, tha ai. Më 24 qershor, tre ditë para takimit Kosovë-Serbi në Uashington, ku pjesëmarrës do të ishte edhe vetë Thaçi, Prokuroria Speciale e Hagës publikoi akt-akuzën ndaj presidentit të Kosovës, dhe...
Continue reading...




