‘Rama, vizitë në institucionet e Kosovës me antiplumb’

Kryeministri Rama në vizitën e tij sot në Kosovë, jo vetëm që është shoqëruar me masa të larta sigurie, por ajo që ka dalluar është veshja e tij e mbifryrë që ka lënë dyshime për antiplumb poshtë saj.

Ish-kryeministri Berisha ndërsa poston një shkrim të Bota Sot mbi veshjen e Ramës, shkruan: Vizitë në institucionet e Kosovës me antiplumb!

‘Vizite në institucionet e Kosovës me antiplumb!!

Kësaj i thone vizitë!

‘Lexoni raportin e meposhtëm të gazetës Bota Sot. sb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë, në vendin me shumicë shqiptare e që janë vëllezër me shqiptarët e Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një rrezik që mund t’i shfaqet atij.

Ai është veshur me veshje anti-plumb dhe me masa të shtuara të sigurisë ka kryer takimet e tij me liderët politik në Kosovë.

Kjo vizitë e tij po bëhet pas aktakuzave nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

Mirëpo, veshja e Ramës është një paralajmërim që ne akoma nuk mund ta dimë qëllimin e tij?

Pra, vizita spektakulare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që po bën në Kosovë, me veshje anti-plumb nuk është shenj e mirë.

Por, çka po paralajmëron Edi Rama me këtë veshje?

Ai ose po paralajmëron ndonjë rrezik të madh e që ne nuk e dimë, ose po dëshiron ta paraqes Kosovën si një vend ku mund të kryhen akte terroriste edhe ndaj një kryeministri shqiptar.

Thënë shkurt, kjo është e rrezikshme për Kosovën.