Grenell: I nxitëm edhe evropianët, po i kërkojnë Merkelit liberalizim vizash për Kosovën

Emisari i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, sa herë që është kritikuar nga zyrtar të Brukselit rreth punës së negociatave Prishtinë-Beograd, ua ka rikujtuar atyre faktin që BE e ka lënë Kosovën si të vetmin shtet të izoluar pa liberalizim të vizave. E pak ditë pas kritikave të Grenell, një grup euro-parlamentarësh të prirë nga Viola von Cramon Taubadel, i kanë shkruar letër kancelares gjermane, Angela Merkel, ku i kanë kërkuar që të Gjermania të përmbyll brenda vitit 2020 punën e vizave për Kosovën, meqë Berlini zyrtar do të udhëheq me presidencën e BE’së në pjesën e dytë të vitit....