Rama njofton tërheqjen nga padia ndaj Haradinajt

Kryeministri Rama ka njoftuar heqjen dorë nga padia ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Edi Rama. Njoftimi është dhënë gjatë konferencës për shtyp të kryeministrit pas kthimit nga takimet në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tërheq padinë ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve për të shkuar dhe për ta vizituar në selinë ose shtëpinë e tij siç tako si një paditës që shkon te i padituri, besoj se nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, por doja të diskutoja për këtë çështje që është shumë më e madhe se unë se Haradinaj, se Thaçi e se Veseli, pasi implikimet e saj mund të jenë shumë të mëdha për të ardhmen e Kosovës.

Unë do ta tërheq padinë jo se është e vogël për mua por është shumë më e madhe se ajo që po ndodh sot. Nuk e di se çfarë ndikimi mund të ketë, porsa më takon vetëm ajo pjesë pjesa tjetër është pa problem, pa padi me padi, Ramush Haradinaj, nuk është politikan dhe kryeministër për është një person që është hero për figurën e tij”, është shprehur Rama.

Kryeministri e paditi Haradinajn për shpifje pas deklaratës së ish-kreut të qeverisë së Kosovës se ai bashkë me Vuçiçin po punonin për ndarjen e Kosovës.