Revolucion në Turqi, testohet me sukses treni i parë elektrik (FOTO)

Turqia testoi ditën e hënë prototipin e trenit të parë elektrik vendas që është duke u prodhuar në një fabrikë në distriktin e Adapazari.

Në një ceremoni që u zhvillua nën masa shumë të forta sigurie për shkak të pandemisë, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank deklaroi se korporata “TUVASAS” punoi me ritme të larta dhe gjatë ditëve të izolimit që ky projekt ambicioz të përfundonte sa më herët.

Pas testimeve në fabrike, treni do të testohet në hekurudhë në fund të gushtit. Sipas planeve ai do të fillojë të jetë i disponueshëm për qytetarët vetëm në fund të këtij viti.

Sipas projektuesve, treni elektrik do të mund të arrijë një shpejtësi deri 176 km për orë.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit, ministri Varank shpjegoi se treni elektrik i prodhuar në Turqi kushton 20% më pak se të tjerët dhe se pjesët më të mëdha të tij janë siguruar nga burimet vendase.