ejona

BE konfirmon listën e vendeve nga do të presë vizitorë

Bashkimi Europian publikoi listën me 14 vende, qytetarët e të cilit do të lejohen që të udhëtojnë në bllokun nga 1 korriku. Dhe Shqipëria nuk është pjesë e kësaj liste për shkak të mosmenaxhimit të situatës së pandemisë. Gjithashtu nga lista është përjashtuar edhe SHBA, Brazili dhe Kina, por me këtë të fundit BE është gati që të bëjë një marrëveshje reciproke për udhëtarët nga BE. Kontrollet kufitare janë hequr tashmë për qytetarët që udhëtojnë brenda bllokut. Në listën e sigurt aktuale, që do t’i nënshtrohet sërish ndryshimeve, bëjnë pjesë Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda...

Continue reading...

‘Virus i pabesë! U takuam 3 javë më parë dhe s’dinim ç’na priste’, Kolegët flasin të prekur për mjekun që humbi jetën

Ndarja nga jeta e Prof. Dr Arjan Pushi ka prekur kolegët, pacientët dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Ai ia kushtoi jetën e tij luftës ndaj kësaj sëmundjeje të pabesë. Mjeku Edvin Prifti ka bërë sot një dedikim të ndjerë për kolegun e tij, doktorin Arjan Pushi, që ndërroi jetë për shkak të koronavirusit. Ai kujton takimin e para tre javëve me doktorin dhe bisedën për COVID-19, ndërkohë që shprehet se ai nuk e dinte më çfarë po përballeshin. “Mas mediat të dhanë për të vdekur 24 ore më parë a thua se shprehnin kënaqësinë që një profesor...

Continue reading...

Rama: Vendimi i BE për moshapjen e kujfive për Shqipërinë, politik. Në Bruksel thoshin s’duam t’ia dimë fare

Bashkimi Europian ka vendosur të hapë kufijtë për Serbinë e Malin e Zi, por jo për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë Hercegovinën e Kosovën, me justikimin e rritjes së infektimeve nga koronavirusi në këto vende. BBC thotë se ky në fakt është një vendim politik e ekonomik, pasi Serbia realisht, ka numrin më të lartë të të infektuarve në Ballkan. Edhe kryeministri Edi Rama, gjatë deklaratës së tij nga Kosova, tha se ky është një vendim politik dhe nuk ka lidhje fare me pandeminë. “Dje komunikoja me Brukselin për listën e vendeve që do të hyjnë në këto rrugët e...

Continue reading...

Hapja e kufirit me 1 korrik! Greqia ndryshon vendim, ja kush mund të kalojë

Megjithëse një ditë më parë zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ka komunikuar se do të hapen në 1 korrik kufijtë me Shqipërinë , Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë në kuadrin e lehtësimit të masave kundër pandemisë ,pasditen e së martës ai ka dalë me një komunikatë të re sqaruese për personat që do të lejohen të hyjnë në tokën greke. Kryesisht sa i përket Shqipërisë, si vend i tretë ,vërtetë që dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës do të hapen prej 1 korrikut, por përsëri do të lejohen vetëm ata persona që kanë arsye të veçanta pune...

Continue reading...

Një virus i ri i derrave kinezë, kandidat për pandemi

Një virus i ri gripi i gjetur te derrat kinezë është bërë më infektues për njerëzit, sipas një studimi. Ekspertët kinezë paralajmërojnë se virusi i ri duhet mbajtur nën vëzhgim për të mos u shndërruar në pandemi megjithëse sipas tyre tani për tani nuk ekziston ndonjë kërcënim. Ekipi i studiuesve kinezë analizoi viruset e gripit që gjenden te derrat nga viti 2011 deri në vitin 2018. Ata gjetën një lloj virusi “G4” të serisë H1N1 që ka “të gjitha shenjat kryesore të një virusi kandidat për t’u shndërruar në pandemi.” Disa punëtorë në një fermë derrash shfaqën nivele të larta...

Continue reading...

Aeroporti i Tiranës del me njoftimin zyrtar dhe konfirmon lajmin e hidhur për shqiptarë

Me anë të një njoftimi zyrtar Tirana Internacional Airport ka bërë me dije se shqiptarët nuk do mund të udhëtojnë në Evropë nga 1 korriku. Tirana International Airport shkruan: “Situata shëndetësore në Shqipëri, duket se nuk i ka bindur zyrtarët e Bashkimit Europian që të hapin dyert për shqiptarët. Ndaj, pas takimit të mbrëmshëm të diplomatëve të EU, Shqipëria është lënë jashtë listës së shteteve, që mundëson qytetarët të mund të hyjnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian. Sonte pritet të zyrtarizohet lista. Pavarësisht se kishte shumë shpresë për datën 1 korrik, të gjithë shqiptarët, të pajisur me pasaportë të...

Continue reading...

Strategjia me dy fytyra e BE-së në Ballkan

Udhëheqësit tanë duhet të shkojnë më tek dhe ta bëjnë këmbënguljen për zbatimin e standardeve dhe vlerave të BE, një komponent themelor të marrëdhënieve dypalëshe dhe marrëdhënieve BE-Ballkani Perëndimor, në çdo takim me homologët e tyre në rajon. Sigurisht, kjo kërkon që ata të vënë në praktikë atë që predikojnë dhe të bëhen agjentë të ndryshimit në Ballkan, në vend që të mbështesin fort një parti apo një udhëheqës Nga Teresa REITER Ja një ide e fortë: Po sikur politikanët e BE-së të ndalonin së rrahuri shpatullat autokratëve, sa herë që këta fitojnë një palë zgjedhje dhe lëshojnë një seri...

Continue reading...

Merkel dhe Macron bëjnë thirrje për plan të rimëkëmbjes së BE-së nga koronavirusi

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë bërë thirrje për fond “të fuqishëm” të rimëkëmbjes nga koronavirusi për Bashkimin Evropian. Merkel ka mirëpritur të hënën në Berlin presidentin Macron, teksa Gjermania përgatitet për të marrë presidencën e Këshillit Evropian nga 1 korriku. Të dy liderët kanë propozuar muajin e kaluar krijimin e një plani në vlerë të 500 milionë eurove për t’i ndihmuar Evropës në përballimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Propozimi i përbashkët ishte plotësuar nga Komisioni Evropian, i cili ka çuar përpara planet për një fond prej 750 milionë eurove, të...

Continue reading...

Nagavci: Fjalimi i Thaçit skandaloz, përpiqet ta shpëtojë veten

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka quajtur skandaloz adresimin e presidentit Hashim Thaçi për qytetarët e Kosovës, të parin ky pas propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale për kinse krime lufte. Në një postim në Facebook, Nagavci thotë se adresimi i kreut të vendit ishte dëshpërues, por që sipas saj, përmban ‘skenarë në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten’, e që ‘mund të jetë një plan jo i mirë për Kosovën’. Postimi i plotë i Nagavcit: “Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e presidentit. Për presidentin...

Continue reading...

“Mos shkoni në spital nëse sëmureni me COVID”, ja apeli i fortë i mjekut italian

Mjeku italian Stefano Montanari, i cili ka spikatur në Itali gjatë periudhës së pandemisë teksa ju bënte thirrje pacientëve dhe jo vetëm, sesi të mbroheshin nga virusi vde kjeprurës, sot ka një tjetër këshillë për cilindo, sidomos për ata që ende nuk janë infektuar me COVID-19. Stefano Montanari njihet për qëndrimet e tij kundër vaksinës së COVID, kur thirrur për pjesëmarre në protesta mjekët dhe familjarët e pacientëve. Në një prononcim për mediat I thirrur në një emision televiziv Montanari shpjegon se : 0- PLAZMA. Kura me plazma është shume e mirë thotë dokrori, por ka kura te tjera që...

Continue reading...