Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një tjetër thirrje për lidhur me situatën e Covid në Shqipëri. “Shmangni vendet me grumbullime, ambientet e mbyllura dhe bashkëbisedimet në distancë të afërt”, – shkruan Manastirliu në postimin e saj. Postimi i Manastirliut: “#COVID19 Secili prej nesh e ka në dorë të kufizojë përhapjen e koronavirusit të rrezikshëm. ❌ Shmangni vendet me grumbullime, ambientet e mbyllura dhe bashkëbisedimet në distancë të afërt. Vendose maskën #RuajVeten #RuajTëTjerët” – shkruan Manastirliu.
Continue reading...ejona
Pse Turqia e ka përballuar kaq mirë COVID-19? Zëri i Amerikës tregon cilat janë dy arsyet e suksesit
Turqia ka deklaruar se ka ritmet më të ulëta të vdekshmërisë nga COVID-19 në Evropë. Sipas statistikave, Turqia rezulton më mirë se shumë vende të pasura evropiane. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, mjekët paralajmërojnë se vetëkënaqësia është e rrezikshme: Kreu i Spitalit Sultangazi Haseki të Stambollit, Dr. Sonmez, bën vizitat e përditshme. Spitali që ai drejton ka qenë që në fillim në vijën e frontit kundër COVID-19, duke shtruar pacientin e parë me këtë sëmundje.Pas trajtimit të 20 mijë pacientëve, Dr.Mehmet Sonmez, thotë se strategjia e reagimit agresive ndaj sëmundjes ishte çelësi i suksesit të...
Continue reading...Skënder Brataj del me apelin e fortë për qytetarët: Shqiptar kudo ndodhesh, zbatoi këto 4 rregulla
Pasi sot u shënua shifra me 90 të infektuar në vend, shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët. Ai thotë se të gjithë duhet të respektojnë rregullat që të parandalohet një përhapje më e madhe e koronavirusit. Sipas tij duhet të mbahet maska në ambientet e mbyllura, të mbahet distancë 1.5 metër, të zbatohen rregullat e higjienës dhe të mos lejohet që të tjerët t’i shkelin këto rregulla bazë në këto ditë kritike për vendin dhe gjithë botën. Postimi i plotë i Skënder Bratajt: “Shqiptar kudo ndodhesh !! Jeta është e shtrenjtë, jeta...
Continue reading...Meta zbulon vendimin më të fundit që ka marrë dhe jep mesazhin e fortë për hapjen e negociatave Shqipëri-BE
Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se do të marrë pjesë në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia. “Ekonomia dhe ndërlidhja, siguria dhe zhvillimi shoqëror janë prioritete strategjike në këtë periudhë sfidash që po kalojmë”, shkruan ndër të tjera Meta. Postimi i plotë: “Me shumë kënaqësi e pranova ftesën e Ambasadorëve të vendeve të Vishegradit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia. Ekonomia dhe ndërlidhja, siguria dhe zhvillimi shoqëror janë prioritete strategjike në këtë periudhë sfidash që po kalojmë. Vlerësova prioritetet...
Continue reading...Veliaj del me vendimin e prerë: Të hënën shumica e linjave urbane në punë, kush nuk del i hiqet licenca
Transporti urban në kryeqytet pritet që të rikthehet të hënën. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u kërkoi operatorëve që të fillojnë shërbimin ndaj qytetarëve, dhe në rast të kundërt, do të humbasin licencat. “Besoj që shumica e linjave do të dalin të hënën. Ato që nuk do të dalin dhe do guxojnë të vënë në dyshim këtë që jam duke thënë, do ta kenë ditën e fundit që punojnë në Bashkinë e Tiranës si Operator i Transportit Publik”, deklaroi Erion Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj thotë se Bashkia ka qenë gjithmonë një dëgjuese e vëmendshme e kërkesave të tyre dhe ka lëshuar...
Continue reading...Vucic flet për njohjen e Kosovës: E shihja si zgjedhje, por të gjithë mu hodhën në qafë
Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka thënë se nuk sheh zgjidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës, madje shton se edhe kur e pa një të tillë, të gjithë iu hodhën në qafë. Kështu ka thënë sot ai në një intervistë për RTS, ku sipas tij, Serbia do të luftojë për të mos qenë fajtore për mungesë të dialogut. “Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët”, ka shpjeguar Vucic. I pari i shtetit serb thotë se duhet të zgjidhet çështja me Kosovën, por njohja e...
Continue reading...Bota arabe thërret kthimin në namaz të muslimanëve me ezanin e kënduar prej shqiptarit nga Shkupi
Ezani i kënduar prej artistit nga Shkupi, Mevlan Kurtishi, i cili ka edhe njërin nga zërat më të bukur për leximin e Kuranit në Botë, është transmetuar para pak çastesh në ndërtesën më të madhe në botë BURJ KHALIFA, në Dubai, ndërtesë e cila është 830 metra e lartë. Këndimi i ezanit është shoqëruar edhe me ndriçime LED dhe me mbishkrime të teknologjisë më të fundit. Njëkohësisht edhe në qendrën tregtare më të madhe në Botë, Dubai Mall. Ezani me zërin e mrekullueshëm të Mevlanit është lëshuar gjatë namazit të Jacisë, për të ftuar besimtarët në namaz, me shpresën se...
Continue reading...Ish kryeministri Ramush Haradinaj feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur
Ish’kryeministri i Kosovës, e kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot feston ditëlindjen. Haradinaj ka mbushur sot 52 vite. Të njëjtin e kanë uruar edhe përmes rrjeteve sociale bashkëpunëtorët e tij. Ish këshilltari i Haradinajt sa ishte kryeministër, Halil Matoshi ka shkruar në Facebook se ndihet mirë që e ka njohur një person si Ramush Haradinaj.
Continue reading...Mërgimtari nga Zvicra: Të shkojmë në vendlindje, të sakrifikojmë edhe me karantinë
Mërgimtari nga Zvicra: Të shkojmë në vendlindje, të sakrifikojmë edhe me karantinë. Zvicra do të aplikojë masën e karantinës 10 ditëshe për të gjithë shtetasit e saj dhe të tjerët që janë më vendqëndrim dhe leje pune për ata. Ky shtet nga 06.07.2020 do të aplikojë këtë masë 10 ditore për ata që kthehen nga pushimet jashtë vendit. E kjo më së tepërmi ka goditur mërgimtarët tanë, të cilët kanë planifikuar pushimet në vendlindje, por kjo punë tashmë i ka prishur planet. Mërgimtarët tashmë të përmalluar janë në dilemë se a do të vijnë. Kjo temë tashmë është me interes...
Continue reading...Ilaçi kundër Covid-19, OBSH: Brenda dy javëve priten rezultatet e para
Organizata Botërore e Shëndetësisë pret që në afat prej dy javëve të dalin rezultatet e para nga kontrollet klinike të ilaçeve të cilat do të mund të jenë efikas në shërimin e pacientëve me Covid-19, bëri të ditur sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom. Drejtori ekzekutiv i OBSH-së për programe të jashtëzakonshme Michael Ryan në pres konferencë deklaroi se edhe pse kandidati për vaksinë do të mund të tregohet si efikas deri në fund të vitit, pyetja është sesa shpejt mund të fillojë prodhimi masiv.
Continue reading...




