Një tjetër emër i njohur nga jetë publike serbe dyshohet se është kapluar nga koronavirusi. Fjala është për kreun e Partisë Liberale Demokratike, Cedomir Jovanoviç, politikanin që ndryshe nga linja zyrtare është pro pavarësisë së Kosovë dhe që kundërshton politikën nacionaliste serbe. Ai është Klinikën për Sëmundje Infektive në Beograd, pasi është shfaqur i rënduar nga gjendja shëndetësore, edhe pse është ndër ata që persona që ushtron vetveten me ushtrime fizike e që nuk ka vuajtur na sëmundje të tjera. Siç raporton Kurir nga një burim i afërt me Jovanoviç, ai nuk u ngrit nga shtrati dje, dhe u konfirmua...
Continue reading...ejona
Diaspora thyen rekord në kohë pandemie, ja sa para dërguan në maj
Diaspora e Kosovës ka thyer rekord për paratë e dërguara në Kosovë në maj të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, në maj të 2020, Diaspora e Kosovës ka dërguar në Kosovë mbi 100 milionë euro para të gatshme, ndonëse sikur Kosova, pothuajse e gjithë bota është përballur me krizën shëndetësore e financiare nga virusi COVID-19. Të dhënat e BQK-së tregojnë se në maj të 2020, diaspora kosovare ka dërguar në Kosovë 100.7 milionë euro vetëm gjatë muajit maj. Në krahasim me vitet e kaluara, maji i këtij viti gati sa nuk e ka dyfishuar vlerën e...
Continue reading...Parashikoi koronavirusin, shkencëtari: Brenda pak vitesh do kemi një tjetër pandemi
Një pandemi më e rëndë se Covid-19 pritet të jetë mes nesh “brenda pesë deri në tetë vite” sipas shkencëtarit që parashikoi krizën aktuale. Profesori Tom Koch kishte paralajmëruar para disa vitesh që një infeksion i ri që do përhapej gjerësisht do dëmtonte botën dhe njerëzimin. Ai beson se koha që do ndajë një pandemi nga një tjetër do jetë më e shkurtër se zakonisht dhe me shumë mundësi pas koronavirusit do ketë një pandemi që do shkaktojë edhe më tepër dëme. Prof Koch, një ekspert kanadez i sëmundjeve në Universitetin e British Columbia, tha: Kur ekzaktësisht dhe si do...
Continue reading...Shtohen ndjeshëm fluturimet në Rinas, 28 destinacione të premten
Ndonëse shtetasit e Shqipërisë ende nuk mund të fluturojnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian, apo dhe shteteve të tjera, për shkak të masave kundër përhapjes së Covid-19, fluturimet në Rinas janë shtuar ndjeshëm. Tirana International Airport bëri të ditur se ditën e premte janë parashikuar 28 fluturime, që është numri më i lartë që pas pandemisë. Pjesa më e madhe e destinacioneve i përkasin qyteteve italiane, ndërsa janë shtuar dhe fluturimet drejt Gjermanisë pas zgjerimit të Wizz Air. Fluturimet i kanë shtuar dhe Alba Wings dhe Blue Panorama. Krahas fluturimeve të rregullta, për momentin ka dhe dy chartera me...
Continue reading...Nënë e bijë gjenden pa jetë në Tiranë, zbardhen emrat dhe shkaku pse ata i dhanë fund jetës
Policia ka dhënë detaje për humbjen e nënës 56- vjeçare dhe të bijës 30 vjeçe në një banesë në Kombinat të Tiranës. Pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete 56- vjeçaren Zhaneta Josifi, dhe 30- vjeçaren Anisa Josifi Kurse motra e kësaj të fundit, 34- vjeçarja B.J, është dërguar në spital. Nënë e bijë u gjetën sot pajetë në spital, teksa dyshimet e para janë për vetflijim teksa pritet që të zbardhet dhe shkaku i vërtetë i ngjarjes. Mësohet se shkak i vetëflijimit ka qenë besimi në një sekt fetar ku ato besonin në ringjalljen pos vdekjes.
Continue reading...Mjeku i njohur del me deklaratën surprizë: Kjo është zgjidhja për të shpëtuar doktorët e pacientët nga Covid-19
Eksperti i Shëndetit Publik, mjeku Erion Dasho ka bërë një propozim që sipas tij ul ekspozimin e personelit mjekësor ndaj pacientëve të infektuar me koronavirus. Ai thotë se duhet ngritur një reanimacion virtual që krijon mundësinë që pacientët e hospitalizuar të menaxhohen nga mjekë të specializuat brenda dhe jashtë vendit pa patur nevojë të kenë kontakt me ta. “Një reanimacion virtual për pacientët e prekur nga covid-19 Muaji qershor u mbyll me gati 30 vdekje, pothuajse aq sa tre muajt e parë të epidemisë. Me rritjen e rasteve midis personave të moshuar dhe atyre të prekur nga sëmundje kronike, më...
Continue reading...Një foshnje 2 muajshe është infektuar me Covid-19? Vjen reagim i parë nga ministrja Manastirliu
Një foshnje 2 muajshe është infektuar me Covid-19 dhe është i shtruar në spitalin infektiv pasi ka shfaqur simptoma. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” “Kemi një rast të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në spitalin pediatrik në shërbimin e infektivit bashkë me të ëmën e vet. I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të sh
Continue reading...Tim Judah: Hashim Thaçi është Churchilli i Ballkanit
Gazetari Tim Judah ka shkruar një artikull të gjatë kushtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku flet për personalitetin e tij prej politikani. Ndër të tjera, Judah e krahason Thaçin me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Winston Churchill, i cili është ndër figurat më të rëndësishme të historisë. “Hashim Thaci i takon karizmatikëve të politikës evropiane. Shumë njerëz e lëvdojnë tej mase. Tjerë duan ta shohin të burgosur si kriminel lufte. Rrugëtimi i tij kalon nëpër Cyrih e deri në krye të shtetit të ri të Kosovës”, nis shkrimi i gazetarit Judah. Judah shkruan se do të ishte absurd për...
Continue reading...Maqedonia nesër vendos nëse do ta mbyll kufirin me Kosovën dhe Serbinë
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, mund të vendosë regjimin e kufirit me Serbinë dhe Kosovën. Vendimi do të merret sidoqoftë të mërkurën pasi komisioni për sëmundjet infektive të shqyrtojë mundësinë e kthimit të kufizimeve në kufi me këto dy vende. Por, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, thonë se mundësia për mbylljen e vendkalimeve kufitare me të dyja këto vende, është reale. “Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive vëzhgon situatën epidemiologjike të koronavirusit në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi i mundshëm i masave do të ketë si qëllim parandalimin e rrezikut ndaj shëndetit të qytetarëve të republikës...
Continue reading...Zef Deda flet për aktrimin e Julianit: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë
Zef Deda, mjeshtri i madh i humorit, është i njohur në mbarë-trevat shqipfolëse. Ai e të tjerë artistë të një brezi që konsiderohet i artë, bënë shqiptarët për të qeshur në kohë tepër të vështira. Por edhe pse shkëlqyen në një kohë tjetër, kur mungonte liria e shprehjes, Zef Deda duket sikur jeton ende sot me humorin e tij, madje ka shumë që thonë se ai e të tjerë mbeten të pakonkurueshëm. Aktori i mirënjohur i humorit shkodran, Zef Deda ka folur hapur për mënyrën e aktrimit të artistëve të rinj, gjatë viteve të fundit. Një ndër aktorët më të...
Continue reading...




