Skënder Brataj del me apelin e fortë për qytetarët: Shqiptar kudo ndodhesh, zbatoi këto 4 rregulla

Pasi sot u shënua shifra me 90 të infektuar në vend, shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët.

Ai thotë se të gjithë duhet të respektojnë rregullat që të parandalohet një përhapje më e madhe e koronavirusit. Sipas tij duhet të mbahet maska në ambientet e mbyllura, të mbahet distancë 1.5 metër, të zbatohen rregullat e higjienës dhe të mos lejohet që të tjerët t’i shkelin këto rregulla bazë në këto ditë kritike për vendin dhe gjithë botën.

Postimi i plotë i Skënder Bratajt:

“Shqiptar kudo ndodhesh !! Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:

1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjienës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

Dr. Skender Brataj”, ka shkruar ai.