ejona

Kush është shqiptarja ambasadorja e parë nga Ballkani në organizatën ndërkombëtare që na bëri të gjithëve krenar

Hera e parë që një përfaqësues nga Ballkani ngjitet si anëtar me të drejta të plota dhe të drejtë vote në bordin e GFC (Fondi i Gjelbër i Klimës) i takon një një shqiptare, zv.ministres së Turizmit, Ornela Çuçit. Ajo është zgjedhur anëtare e Bordit të organizatës ndërkombëtare të Fondit të Gjelbër të Klimës, pozicion prestigjoz të cilin do ta mbajë për dy vite. Gjithashtu ajo prej 2019-ës është pjesë e Bordit të GEF(Lehtësirat Globale të Mjedisit) që ka një vëllim të përgjithshëm financimi 32 miliardë dollarë. “Prej disa muajsh jemi duke punuar ngushtë me kabinetin e Kryeministrit në mënyrë...

Continue reading...

Ministria e Jashtme italiane, njoftim të ri për ata të cilët udhëtojnë për në Itali

Ministria e Jashtme italiane njofton mbi udhëzimet rreth udhëtimit drejt dhe nga Italia, të cilat do të jenë në fuqi për periudhën 1-14 korrik 2020. Të gjithë shtetasit që hyjnë në Itali nga vende që nuk janë anëtare të BE-së apo pjesë e Shengen-it, si dhe të Britanisë së Madhe, vazhdojnë t’u nënshtrohen kufizimeve, me përjashtim të shtetasve që: – udhëtojnë për qëllime studimore për në dhe nga çdo destinacion; – pavarësisht nga arsyeja, qytetarët e BE-së dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre (bashkëshorti, partneri, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërit bashkëjetues, anëtarët e tjerë të familjes të...

Continue reading...

“Nuk është i nevojshëm përdorimi i maskës në rrugë”, Pipero ndryshon mendje papritur: Të vendoset me ligj

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero është shprehur se ka ardhur koha që mbajta e maskën edhe në rrugë të bëhet e detyrueshme me ligj. “Unë them se ka ardhur momenti që të bëhet me detyrim ligjon mbajtja e maskës. Unë kam thënë se maska nuk duhet të përdoret në rrugë. Edhe sot them që të mos jetë e detyruar që të mbahet në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet shprehi dhe të mos mbajë maskë me vete duhet të behet me detyrim edhe në rrugë. Nëse nuk mbahet dot distanca, në markete në zyra dhe në çdo mjedis të mbyllur,...

Continue reading...

Trump: SHBA do të ketë shpejtë vaksinën kundër Covid-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së shpejti me një vaksinë kundër koronavirusit, duke thënë se tre kërkues të tyre “duken vërtet, vërtet mirë”. Nga shtëpia e Bardhë Trump tha se “Mendojmë se do ta kemi shpejt”, por pa dhënë detaje të tjera. Komentet vijnë kur numri i të infektuarve me koronavirus brenda një dite në SHBA ka kaluar 50,000 për herë të parë. Kjo duket se ka ndryshuar edhe qëndrimin e presidentit Trump, në lidhje me maskat mbrojtëse. “Mendoj se maskat janë të mira”, – tha Trump. “Njerëzit më kanë parë me maskë. Nëse do të isha në...

Continue reading...

Vjosa Osmani ende vazhdon ta quaj Albin Kurtin kryeministër (VIDEO)

Më 2 korrik të vitit 1990, me deklaratën kushtetuese te shkallët e Kuvendit, u bë shpallja e republikës së parë të Kosovës. Nën okupim kjo ishte republikë për rezistencë. 9 vjet para kësaj kishim demonstratat e famshme të vitit 1981, kur studentët e Universitetit të Prishtinës brohorisnin “Kosova Republikë”. E, sërish 9 vjet, kësaj radhe pas 2 korrikut 1990, kemi çlirimin e Kosovës në vitin 1999 nga Serbia agresore e okupatore. Me kryetaren e Kuvendit znj.Vjosa Osmani dhe delegatët e 2 Korrikut në krye me z. Ilaz Ramajli e z. Muharram Shabani dje evokuan kujtimet në 30 vjetorin e kësaj...

Continue reading...

Shtetasit nga Kosova dynden drejt bregdetit shqiptar, 8 mijë persona kalojnë kufirin në dy orë

Rritja e temperaturave ka bërë që Fundjava në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqipëri dhe më pas për t’iu drejtuar bregdetit. Bregdeti shqiptar është shumë i preferuar prej shtetasve kosovarë të cilët e vizitojnë çdo vit. Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ku nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00 kanë hyrë rreth 8 mijë shtetas nga Kosova drejt Shqipërisë. Një fluks i tillë ka bërë që pika doganore e Morinës të punojë me 6 sportele për të përballuar fluksin e automjeteve dhe për...

Continue reading...

Ahmeti porosi Zaevit e Mickoskit: Mësoni nga Goce Dellçevi që me plis fliste para shqiptarëve për problemet e përbashkëta

Nga tubimi paragjedhor i mbajtur në Urën e Gurit në Shkup, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, u dërgoi mesazh dy krerëve të partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaevit të LSDM-së dhe Hristijan Micskoskit të VMRO-DPMNE-së. Ideja të cilën Zaevi e dha ditë më parë në debat televiziv me Mickoskin, për shkëmbim të deputetëve që të mos kushtëzohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim për Kryeministrin Shqiptar, Ahmeti e quajti përpjekje për hegjemonizëm, për të krijuar unitet mes vete që kryeministri i ardhshëm të mos jetë shqiptar. U bëri thirrje që të marrin mësim nga paraardhësit patriotë, për...

Continue reading...

“Do të heq taksën e rrugës së Kombit”, premtimi i madh i Lulzim Bashës, jep njoftimin e rëndësishëm

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka premtuar heqjen e taksës së rrugës së Kombit kur PD të vijë në pushtet. Ai tha se edhe biznesi i vogël do të ketë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros do të jetë taksa për biznesin e vogël që do ti shkojë buxhetit vendor. “Sot do të kem një takim me kryeministrin e Kosovës, një nga çështjet që do t’i parashtroj është që të heqim çdo pengesë dhe qytetarët e Kosovës ta kanë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë. Taksa e Rrugës së Kombit dhe çmimi i naftës që...

Continue reading...

Zyrtare! Ministria e Jashtme jep lajmin, ky shtet vendos lejimin e fluturimeve në Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka bëtë të ditur se autoritetet polake kanë vendosur për lejimin e fluturimeve ndërkombëtare me një sërë shtetesh, përfshirë Shqipërinë, duke nisur nga data 1 korrik 2020. Sidoqoftë, duhet theksuar se mundësia për të hyrë në territorin e Polonisë është për shtetasit polakë, si dhe të huajt që: janë martuar me shtetas polakë, fëmijë të shtetasve polakë dhe persona nën kujdesin e shtetasve polakë; janë mbajtës të Kartës Polake; pjesë e misioneve diplomatike; kanë leje qëndrimi të përkohshme ose përhershme në Poloni; kanë të drejtë për të punuar në Poloni, përfshirë...

Continue reading...

Lajm fantastik! Ky studimi i fundit për koronavirusin na qetëson të gjithëve

Forma e re e koronavirusit përhapet më shpejt, por ka ndryshimin pozitiv. Sipas një studimi të fundit mutacioni i ri bën që virusi të ketë më shumë të ngjarë të infektojë njerëzit, por nuk duket t’i bëjë më të sëmurë sesa variacionet e mëparshme të virusit. “Tani është forma mbizotëruese që infekton njerëzit,” – u shpreh për CNN Erica Ollmann Saphire nga Instituti La Jolla. Studimi, botuar në revistën Cell, bazohet në disa punë të mëparshme që ekipi realizoi. Tani skuadra jo vetëm që ka kontrolluar më shumë sekuenca gjenetike, por ata kanë realizuar edhe eksperimente që përfshijnë njerëz, kafshë...

Continue reading...