Ahmeti porosi Zaevit e Mickoskit: Mësoni nga Goce Dellçevi që me plis fliste para shqiptarëve për problemet e përbashkëta

Nga tubimi paragjedhor i mbajtur në Urën e Gurit në Shkup, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, u dërgoi mesazh dy krerëve të partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaevit të LSDM-së dhe Hristijan Micskoskit të VMRO-DPMNE-së. Ideja të cilën Zaevi e dha ditë më parë në debat televiziv me Mickoskin, për shkëmbim të deputetëve që të mos kushtëzohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim për Kryeministrin Shqiptar, Ahmeti e quajti përpjekje për hegjemonizëm, për të krijuar unitet mes vete që kryeministri i ardhshëm të mos jetë shqiptar. U bëri thirrje që të marrin mësim nga paraardhësit patriotë, për...