Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, ka folur në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim. Bolton pranon në njëfarë mënyre se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën tha se ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra. Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim...
Continue reading...ejona
“Nuk mundet të marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit”, Shqiptari tregon për nënën e tij me COVID-19
Nesim Maxhuni, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për nënën e tij, e cila është në gjendje të rëndë, pasi doli pozitiv me COVID-19. Ai tha se fillimisht ishte pranuar në spital, pasi kishin dyshuar se ishte helmuar, por pas 5 dite rezultoi pozitiv me COVID-19. “Ka 1 javë qe nana nuk mundet me marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit. Nana asnjëherë nuk ka pas sëmundje shoqëruese as diabet, as tension, bile në familjen e gjanë njifet për imunitetin me të fortë! Nuk ka shku te mjeku për se paku 15 vjet’,( përveç kur e theu...
Continue reading...Merkel i pranon kritikat, më në fund vë maskën (FOTO)
Angela Merkel më në fund e ka vënë maskën në paraqitjet e saj publike. Kancelarja gjermane hyri në dhomën e sipërme të parlamentit, duke veshur një maskë të zezë me mbishkrimin EU2020.de, adresën e një faqe në internet kushtuar marrjes së presidencës nga shteti i saj. Merkel ishte kritikuar nga mediat pasi që nuk kishte dhënë shembull të mira ngase shihej në publik vazhdimisht pa maskë. Ajo ishte arsyetuar për këtë duke thënë se respektin distancën. FOTO:
Continue reading...Isa Mustafa paralajmëron futjen e PDK-së në qeveri
Lidhja Demokratike e Kosovës synon ta zgjerojë koalicionin qeverisës. Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, ka deklaruar se vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve, pas aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. “Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë, por të të gjitha institucioneve të vendit. Para së gjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai. Mustafa është pyetur se çfarë mund të ndodhë me pozitën e presidentit nëse Hashim Thaçi jep dorëheqje në rast...
Continue reading...Pas shumë ditësh vjen lajmi i mirë nga Zvicra
Pas tri ditësh rritjeje, Zvicra ka shënuar rënie të rasteve me koronavirus. Gjatë 24 orëve te fundit, ky shtet ka shënuar 97 infeksione të reja. Që nga fillimi i pandemisë, Zvicra ka regjistruar 32 mijë e 198 raste pozitive me COVID-19, ka njoftuar të shtunën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Deri më tani, 1 mijë e 686 njerëz kanë vdekur te të cilët ishte testuar pozitivisht prania e infeksionit, transmeton albinfo. Zyra Federale lidhur me këtë u është referuar raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjesin e të htunën, si pjesë e detyrimit të raportimit. Janë...
Continue reading...Paralajmërim dramatik nga infektologu serb: Virusi nuk është dobësuar, po shtohen viktima të moshave të reja, pa ndonjë sëmundje tjetër
Specialisti i sëmundjes infektive Mijomir Pelemis thotë se duhet thënë qartë dhe me zë të lartë se virusi nuk është dobësuar, dhe prova është se të gjithë sëmuren. “Virusi nuk zgjedh moshën, pyetja e vetme është cili do të jetë rezultati”, tha Pelemis, raporton RTS. Ai shtoi se është një virus që ka qenë këtu që nga fillimi, dhe se është shumë aktiv. “Dëshmia është se të rinjtë po vdesin, pa ndonjë sëmundje tjetër,” paralajmëroi Pelemis. Në 24 orët e fundit, 325 persona të tjerë të infektuar nga korona u zbuluan në Serbi, dhe tetë pacientë vdiqën. Ndërsa 11 njerëz...
Continue reading...Kryeministri Hoti hip në kombajnë: S’e kam për herë të parë
Në nisjen e fushatës së korrje-shirjeve, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa kanë hipur në kombajnë. Nga Shiroka e Suharekës Hoti tha se nuk është hera e parë, por që sipas tij ashtë ndjenjë e veçantë të provojë të luajë rolin e kombajnerit. “Nuk është hera ime e parë sigurisht, por ndjenjë e veçantë. Por, nuk është hera e parë”, ka deklaruar Hoti.
Continue reading...Gjinia do të hiqet nga letërnjoftimet në Holandë, ja arsyeja e çuditshme
Brenda pak viteve, gjinia e qytetarëve holandezë nuk do të përmendet më në kartën e tyre të identitetit, një gjeneralitet i konsideruar si “i padobishëm” nga Ministrja e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, Ingrid van Engelshoven. Në një letër drejtuar parlamentit, ministrja, gjithashtu e ngarkuar me emancipimin, njoftoi qëllimin e saj për të hequr gjeneralitetin e gjinisë në kartat e identitetit “nga viti 2024”. Ingrid van Engelshoven dëshiron “të kufizojë sa më shumë që të jetë e mundur përmendjen e panevojshme të gjinisë”. “Holanda nuk do të ishte shteti i parë anëtar që do të ketë një letërnjoftim pa përmendur gjininë....
Continue reading...Kryeministri Rama feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ai. E veçantë ajo që ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit (FOTO)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me nënën e tij, Aneta, në shtëpinë e saj. Ulur në divan, përqafuar, rrethuar nga foto e kujtime. Kreu i qeverisë feston sot ditën e lindjes dhe duket se me këtë foto, ku shihet i përqafuar me nënën e tij, Rama ka zgjedhur që të ndajë emocionet e marra në këtë ditë të veçantë. Kryeministri Rama mbush sot 56 vjeç. FOTO:
Continue reading...Vuçiq porosit palën shqiptare: Nuk dua të flas për njohje të ndërsjellë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “nëse shqiptarët në vazhdimin e dialogut vijnë për të folur për njohje të ndërsjellë, atëherë është më mirë që ata të mos vijnë”, sepse ai nuk do të flasë për këtë, dhe se është i interesuar vetëm për Serbinë. Presidenti serb, në pyetjen e gazetarëve se, nëse e sheh si simbol të bashkimit (mes Kosovës dhe Shqipërisë) gatishmërinë e Shqipërisë për t’ia ofruar Kosovës portin e Durrësit si dhe fillimin e funksionimit të rrjetit të përbashkët energjetik, ai tha se është “i ngopur me të gjitha marrëzitë e tyre”. Siç transmetojnë mediat...
Continue reading...



