Lajm fantastik! Ky studimi i fundit për koronavirusin na qetëson të gjithëve

Forma e re e koronavirusit përhapet më shpejt, por ka ndryshimin pozitiv. Sipas një studimi të fundit mutacioni i ri bën që virusi të ketë më shumë të ngjarë të infektojë njerëzit, por nuk duket t’i bëjë më të sëmurë sesa variacionet e mëparshme të virusit.

“Tani është forma mbizotëruese që infekton njerëzit,” – u shpreh për CNN Erica Ollmann Saphire nga Instituti La Jolla.

Studimi, botuar në revistën Cell, bazohet në disa punë të mëparshme që ekipi realizoi.

Tani skuadra jo vetëm që ka kontrolluar më shumë sekuenca gjenetike, por ata kanë realizuar edhe eksperimente që përfshijnë njerëz, kafshë dhe qeliza në enët e laboratorit që tregojnë se versioni i modifikuar është më i zakonshëm dhe se është më infektues se versionet e tjera.

“Ne e dimë se virusi i ri është më i ndryshëm. Me shikim të parë nuk duket sikur është më i keq,” – shtoi ajo më tej.