ejona

Si të jenë liruar nga zinxhirët! Media gjermano-austriako-zvicerane: Ballkani, vatër e re e pandemisë

Ditët e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë paraqitur gjithnjë e më shumë në mediat gjermane si një fokus i ri evropian i pandemisë koronavirus. Autoritetet në Gjermani dhe Austri po paralajmërojnë qytetarët e tyre të mos udhëtojnë në vendet e rajonit, ndërsa në Zvicër po mendojnë nëse do të prezantojnë një karantinë të detyrueshme 14-ditore për të gjithë që vijnë nga Evropa Juglindore. E përditshmja e Mynihut – Sueddeutsche Zeitung vlerëson se “pandemia goditi Ballkanin me gjithë fuqinë e saj”, megjithëse ky rajon “dukej se kishte shpëtuar nga vala që goditi pjesë të Italisë dhe Spanjës pranverën e kaluar”....

Continue reading...

Gjenerali rus demanton presidentin: Putin gënjen, s’u pyet a të hyjmë në Kosovë, ja kush dha urdhër

Përvjetori i hyrjes tinëzare të rusëve në Kosovë (11 qershor 1999), është bërë temë e madhe përçarëse në Rusinë e Vladimir Putinit. Gjeneralë të ushtrisë ruse, janë ndeshur ashpër në një televizion rus për motivet e hyrjes së trupave ruse, duke dhënë arsye të ndryshme, transmetuan mediat serbe. Në fakt, arsyeja kryesore, ajo e “mbrojtjes së serbëve” as që është përmendur ndonjëherë, duke argumentuar kështu se rusët asnjëherë nuk veprojnë asgjë pa e parë interesin e tyre. E gjitha ka filluar pas deklaratës së Putin, se ai kishte dhënë urdhër për zbarkimin e forcave ushtarake ruse në Aeroportin e Prishtinës....

Continue reading...

Liberali serb i cili njeh pavarësinë e Kosovës i infektuar nga koronavirusi: Jam lodhur

Politikani serb i cili njohu pavarësinë e Kosovës, dhe lideri i LDP-së, Cedomir Jovanoviq, është infektuar nga koronavirusin. Ai thotë, se ndihet i lodhur dhe se vetëm oksigjeni e ka shpëtuar. Tutje ai bën thirrje për kujdes. Shkrimi i plotë: “Jam lodhur, kemi ndaluar përhapjen gjatë fundjavës, oksigjeni më ka shpëtuar dhe më duhet akoma të pushoj mushkëritë që janë duke luftuar virusin. Ngadalë duke ulur temperaturën dhe qetësuar presionin e gjakut. Mjekët janë gjithmonë me mua dhe reagojnë ndaj çdo ndryshimi të terapisë. Për natën e dytë me radhë, me mbështetjen e tyre, unë arrita të flija për disa...

Continue reading...

Mjeku nga Belgjika jep lajmin e keq: Jemi në fillim të pandemisë, ja sa kohë do zgjasë

Peter Piot, ndihmësi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbi krizën e koronavirusit, ka deklaruar se pandemia është vetëm në fillimet e saj dhe njerëzimit i mbetet shumë për të luftuar. “Kemi të konfirmuar 10 milionë raste në të gjithë botën, por mendoj se janë mbi 20 milionë. Shumë shpejt do të kalojmë shifrën e gjysmë milioni viktimash. Bashkë me HIV dhe gripin spanjoll të 1918, është epidemia dhe kriza sociale më e madhe në kohë paqeje. Jemi në fillim të pandemisë. Sa kohë që do të ketë persona që preken, virusi është shumë i disponueshëm të...

Continue reading...

OBSH bën thirrje për rimbyllje. Rritje rekord e rasteve të COVID-19, 212.326 në 24 orë

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në të gjithë botën ka arritur një rekord tëri prej 212.326 raste në 24 orë, sipas një raporti të situatës nga Organizata Botërore e Shëndetit. Raporti thotë se ka pasur më shumë se 10.9 milion raste të konfirmuara Covid-19 globalisht, me 212.326 raste të reja në 24 orët e fundit. Ka pasur të paktën 523,011 vdekje në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë, me 5,134 prej atyre vdekjeve të raportuara në 24 orët e fundit. Virusi, i cili u shfaq për herë të parë në Kinë, është përhapur në të gjithë...

Continue reading...

Kryeministri Rama alarmon rusët, shihni çfarë raporton një nga mediat më të rëndësishme në Rusi

Media më e rëndësishme e Rusisë, që mbështet influencën e saj në Ballkan, i ka kushtuar një shkrim të posaçëm takimit të Rama-Hoti e në veçanti deklaratës së kreut të qeverisë shqiptare për vënien në dispozicion të Portit të Durrësit për interesit e biznesit kosovar. Kjo gazetë ka një rubrike komenti i javës dhe aty theksohet se tashmë “Kosova bëhet me dalje në det dhe shqiptarët tentojnë të bashkohen”. Sipas Sputnik, logjika e dhënies së një pjesë së kalatave të Portit të Durrësit për biznesin e Kosovës, nga ku mund të paguhet direkt dogana e që futet direkt në buxhetin...

Continue reading...

Ndërroi jetë mjeku i parë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, po rritet zhgënjimi i mjekëve prej mosrespektimit të masave

Mjeku i parë, viktimë e virusit korona. Nga komplikimet që i ka shkaktuar virusi, në Spitalin e qytetit “8 Shtator” ndërroi jetë mjeku Arifikmet Dehari, urolog nga Tetova. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe këtë mëngjes tha se Dehari ishte hospitalizuar për shkak të problemeve neurologjike por ka dalë pozitiv edhe në testin për Kovid-19. Pas 15 ditëve mjekim në spital, sot ndërroi jetë. “Mjeku Dehari, i cili kishte edhe disa muaj për të dalë në pension, është mjeku i parë i cili ndërroi jetë për shkak të komplikimeve me Kovid-19. Shpreh keqardhje dhe ngushëllime familjes së tij. U apeloj kolegëve...

Continue reading...

Keni vendosur që nga Gjermania të shkoni për pushime në vendlindje, ja cilat janë kushtet dhe rregullat? (VIDEO)

Gjermania ka rregullat e qarta për ata që udhëtojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnjë – Hercegovina dhe Serbia. Të gjithë ata mërgimtarë që vendosin të vijnë për pushime në vendlindje, duhet të kenë të qartë se pas kthimit duhet të futen në karantinë 14 ditëshe. Rregullat janë të forta dhe për çdo shkelje do të përballen me gjoba të larta. Por, nëse keni një test negativ dhe e bëni gjatë kthimit në një vend të BE-së (si shembull për mërgimtarë tanë nëse gjatë kthimit vendosi për ta bërë në Kroaci, Slloveni apo ndonjë vend tjetër)...

Continue reading...

Ky është bilanci i sotëm i të infektuarve në Shqipëri

Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 74 raste të reja, ndërkohë edhe 2 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA). Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë bashkë me rastet e reja është rritur në 2.893 dhe numri i të vdekurve nga virusi në 76, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë...

Continue reading...

Irani regjistron shifrën më të lartë ditore të vdekjeve nga COVID-19

Irani sot ka regjistruar shfirën më të lartë ditore të viktimave që nga fillimi i epidemisë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA). Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit, betejën me virusin e kanë humbur 163 persona. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i epidemisë në Iran, ndërkohë që numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 11.571. Ndërkaq, me 2.560 raste të reja, numri i të infektuarve me virusin ka arritur në 240.438.

Continue reading...