Ky është bilanci i sotëm i të infektuarve në Shqipëri

Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 74 raste të reja, ndërkohë edhe 2 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA). Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë bashkë me rastet e reja është rritur në 2.893 dhe numri i të vdekurve nga virusi në 76, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë...