ejona

Drama koronare në Serbi, Vuçiç: Unë, fajtor që s’mbylla xhamitë për Bajram

Duke komentuar situatën e rëndë koronare në Serbi, presidenti Vuçiç tha se ai merrte përsipër përgjegjësinë për atë që po ndodh. Duke iu referuar Novi Pazarit, kryeqendrës së Sanxhankut, aty ku shifrat e infeksioneve janë më të frikshme, Vuçiç e adresoi problemin te kremtimi i Bajramit, që sipas tij, aty mund, ose është, burimi i valës aktuale. “Unë nuk dija sa duhet për zakonet e miqve tanë muslimanë, boshnjakët tanë. Unë nuk e dija se sa e rëndësishme është Bajrami, sa njerëz shkojnë në xhami. Ne nuk e ndaluam hyrjen në xhami dhe kjo na kushtoi shtrenjtë. Kjo na kushtoi...

Continue reading...

Kolonel Demiraj ka një mesazh për shqiptarët e RMV: Perkrahni koalicionin ASH-AAA, është ndërkombëtarisht i respektuar

Kolonel Dritan Demiraj njëri ndër ushtarakët më të njohur shqiptar, i njohur ndryshe edhe si Babai I forcave speciale moderne të ushtërisë shqiptare një ndër figurat më të respektuar në mbarë hapësirat shqiptare, sot në një postim në rrjetin e tij në facebook Ju ka bë thirje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të përkrahet Koalicioni ASH dhe AAA duke e mbështetur Ziadin Selën, Arbën Taravarin. Kolonel Demiraj ka vlerësuar se zgjedhjet e 15 Korrikut kanë një rëndësi të vecantë politike për bashkëpatriotët shqiptar dhe për të ardhmen e tyre. Ai si Kolonel që ka shërbyer në shumë misione ndërkombëtare...

Continue reading...

Çfarë është murtaja bubonike dhe çfarë nënkupton në të vërtetë një alarm i nivelit 3, i lëshuar nga Kina?

Një rast i murtajës bubonike është konfirmuar ndërsa një tjetër është duke u hetuar në Mongolinë e Brendshme, rajon autonom në Kinën veriore. Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një rast i konfirmuar – një bari nga Bayannur – është në një gjendje të qëndrueshme në spital. Gjithashtu, një 15-vjeçar me ethe gjithashtu frikësohet se kishte kontraktuar sëmundjen pasi ra në kontakt me një lloj ketri që ishte vrarë nga një qen. Ndryshe, në shekullin XIV murtaja bubonike – e njohur atëherë si “Vdekja e Zezë” – u përhap nëpër Evropë dhe vrau 50 milionë njerëz dhe ishte pandemia...

Continue reading...

Osmani, me iniciativë për shkarkimin e zyrtarëve të Listës Serbe nga Qeveria

Qëndrimet publike të Listës Serbe në të cilat bëhet thirrje që serbët e Kosovës të respektojnë vendimet e Qeverisë së Serbisë dhe të Vuçiqit kanë nxitur reagimin e ashpër të kryekuvendares Vjosa Osmani. Ajo tashmë ka filluar një iniciativë për të hartuar një deklaratë, Rezolutë në të cilën do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës që të largojë nga Qeveria ata që i bashkohen Vuçiqit në luftën politike dhe dimplomatike kundër Kosovës. Osmani ka kërkuar që këtë iniciativë t’ia përkrahin të gjitha partitë politike në vend. “U bëj thirrje të gjitha partive politike të më bashkohen në hartimin e një deklarim-rezolute...

Continue reading...

Ja sa raste të reja gjatë 24 orëve në Maqedoni

Vazhdon trendi i njejtë me rastet e reja në Maqedoni. Por po vazhdojnë edhe testimet masive. Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar 163 të infektuar, 8 të vdekur dhe 163 të shëruar. Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1794 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit. Në Shkup janë regjistruar 87 raste të reja, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadarci-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë -1, Shën Nikollë-9, Kërçova-3, Resnje-5. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 230 persona të shëruar nga Covid-19, të cikët vijnë nga nga: Shkupi-126 persona, Kumanova-31, Shtipi-11, Prilepi-1, Tetova-45, Velesi-7, Kavadarci-1,...

Continue reading...

“Shkretëtirë” në plazhet e Malit të Zi, kamarieri: Fitova vetëm 1 euro gjatë ndërrimit

Sezoni në Mal të Zi nuk ka përjetuar kurrë një rënie të tillë, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së kufijve. Këtë e tregojnë edhe fotot nga plazhet nga ky vend që gjatë kësaj kohe, në rrethana të tjera do të “vlonte” nga njerëzit, transmeton Reporteri. Kështu, për shembull, në fotografitë e publikuara në media, plazhi Bleçiq është plotësisht i zbrazët, dhe gjithçka është plotësisht e shkretë. Vendasit ankohen se pothuajse asnjëherë situata nuk ka qenë e tillë, gjersa pronari i një kafeneje u ankua se fitoi vetëm një euro në ndërrimin e parë. Kujtojmë se, sipas ndryshimeve...

Continue reading...

Gjermania ka mbyllur kufijtë për Ballkanin, por 12 kategori të qytetarëve lejohen të hyjnë

Gjermania ende po mban të mbyllur kufijtë me vendet e treta, ku përfshihen edhe Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina. Megjithatë ky vend lejon hyrjen e një pjese të qytetarëve të këtyre vendeve. Qeveria gjermane ka vendosur që nga 1 korrikut që të lejohet futja në Gjermani e shumë kategorive të njerëzve që kanë një arsye për të udhëtuar. Bëhet fjalë për 12 kategori, të cilat janë: Personat që kanë nënshtetësi gjermane dhe leje qëndrimi Personat e shëndetësisë, studjuesit shëndetësor Punonjësit dhe sipërmarrësit me kualifikime të larta për të cilët ka nevojë ekonomia gjermane Personat që...

Continue reading...

Shefja e Shërbimit Infektiv bën deklaratën e shokuese: Koronavirusi po bën atë që s’pritej në Shqipëri

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo ishte e ftuar në studion e emisionit “Open”. Për më shumë se tre muaj, mjeken nuk e kemi parë në publik, por sot ajo zgjodhi që të thyejë heshtjen dhe të flasë për situatën e COVID-19 në vendin tonë. Me hapjen, u besua se virusit i erdhi fundi, por mjeke Çomo thotë se nuk është aspak kështu. Ndonëse në fillim të kësaj pandemie u raportua se virusi ka “pre” të preferuar të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, Çomo thotë se tashmë ka ndryshuar ky rregull dhe ka raste të infektimit e vd...

Continue reading...

​Netanyahu: Izraeli në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Covid-19

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot se vendi është në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së mprehtë të numrit të rasteve të reja të koronavirusit. “Ne jemi në mes të një sulmi të ri të koronavirusit. Epidemia është shumë e fortë, në të gjithë botën dhe në vendin tonë,” tha Netanyahu në seancën e qeverisë. Ai paralajmëroi, se nëse nuk merren masa urgjente, shumë izraelitë do të vdesin, raportojnë mediat izraelite. “Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Nëse nuk ndalojmë përhapjen e koronavirusit, nuk do të kemi shëndet ose ekonomi, shumë qytetarë izraelitë do të humbasin...

Continue reading...

Po nëse Biden bëhet president, ç’do të ndodhë me Evropën?

Në fjalën e tij të hapjes në mbledhjen vjetore të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme ‘(ECFR), Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Heiko Maas pohoi se pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA këtë nëntor, evropianët “do të duhet të mendojnë se si të shmangin dhe përballojnë konflikte në afërsi të Evropës, madje edhe pa SHBA’’. Shumë ekspertë evropianë, siç janë Janan Ganesh dhe Wolfgang Münchau i Financial Times, kanë argumentuar se marrëdhëniet SHBA-BE nuk do të ndryshojnë dukshëm edhe nëse një Demokrat do të mposhte Presidentin e SHBA Donald Trump. Një president demokrat, thonë ata me argumenta,...

Continue reading...