Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, është shprehur se secili qytetarë i Kosovës që ka dhënë kontribut në luftë është patriot. I pyetur nëse patriotë janë edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai ka vazhduar: Secili qytetar dhe qytetare e Kosovës që në një formë ose tjetër ka qenë pjesë e luftës, për mua dhe Lëvizjen Vetëvendosje është patriot-patriote dhe këto merita nuk mund t’i mohohen askujt”. “Askush nuk ia ka vënë në pikëpyetje vlerat patriotike të tyre gjatë luftës”. Ndërkaq sa i përket menaxhimit me pandeminë, Çeku në Info Magazine, ka thënë se Qeveria Hoti...
Continue reading...ejona
Në kufirin mes Bullgarisë dhe Greqisë shiten teste të falsifikuara për Covid-19
Në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë është vërejtur shitja e testimeve të rrejshme me rezultat negativ të Covid-19, testet shiten me çmim prej 30 deri në 40 euro, njofton televizioni grek Mega. Sipas televizionit grek, testet e rrejshme janë zbuluar pas një hetimi të policisë në vendkalimin kufitar “Promahonas”, ku një grup i organizuar ka shitur teste të falsifikuara me rezultat negativ të Covid-19 duke iu mundësuar shtetasve të ndryshëm të futen në territorin e Greqisë. Rastet në fjalë kanë detyruar autoritetet greke që të përpilojnë një listë ku janë përfshirë 100 laboratorë nga i gjithë Ballkani, rezultatet e të...
Continue reading...Shqiptarët ia kërkojnë një ministri Vuçiqit dhe tri pozita tjera për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë
Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në Qeveri. Në deklaratën e Koalicionit të Shqiptarëve thuhet se ata janë të gatshëm të hyjnë në qeveri me kusht që të kenë 4 pozita të larta shtetërore. Ata duan që të marrin drejtimin e një Ministrie, konkretisht Ministrisë së Pushtetit Lokal, ndihmës Ministrinë e Ekonomisë, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe kryetarin e Trupit Koordinues. Njoftimi i Koalicionit të Shqiptarëve pas takimit me Vuçiqin: “Me ftesë të tij, sot u takuam në Beograd me presidentin...
Continue reading...Erdhi nga Gjermania për në vendlindje, ja çfarë i ndodhë mërgimtarit shqiptar
Doganierët serbë në pikëkalimin Serbi – Kosovë, Merdar kanë ndaluar dy shqiptarë nga Kosova të fusin në Kosovë 120 mijë euro, lajmin e përcjellë agjencia serbe gazeta “blic” e Beogradit. Doganierët, sipas lajmit, duke kontrolluar në xhepat e shoferit dhe ndihmësit të tij, shqiptarë të Kosovës, gjetën 143 mijë e 450 euro të mbështjellë me folie. Ata kishin deklaruar se një burrë në Gjermania ua kishte dhënë paratë që duhej t’ia jepnin një personi të panjohur në Prishtinë.
Continue reading...Simptomat e koronavirusit tek sytë, a mund të përhapet edhe nga lotët?
Doktoresha e syve Besa Ramadani ka folur për ndikimin e pandemisë COVID-19 tek sytë. A mund të shfaqet koronavirusi tek sytë e cila janë simptomat që shfaqen fillimisht? Pacientët e prekur me COVID-19, të cilëve u shfaqet virusi në sy, a janë të shoqëruar edhe me simptoma të tjera si p.sh ethe temperature, vështirësi në frymëmarrje? Sa është përqindja e konjunktiviti (skuqja e syrit)? A rekomandohet që këta pacient të paraqiten tek mjeku për të kërkuar trajtim ose testim? A është detektuar Covid-19 në lotët e njeriut? A mund të përhapet virusi përmes lotëve? Mes tjerash, doktoresha Ramadani foli edhe...
Continue reading...Profesori amerikan godet rëndë Serbinë: Nuk mund të kërkoni integrim në BE dhe ç’njohje të Kosovës
Profesori i Universitetit të New York’ut dhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar të zgjidh konfliktin e saj me Kosovën, përderisa vazhdon të lobojë në mënyrë aktive në BE për të tërheqë njohjen e tyre për Kosovën Profesori amerikan nga Universitetit i New York’ut, Alon Ben-Meir, ka shkruar në Twitter se Serbia nuk është e interesuar të zgjidhë problemet me Kosovën. Ai tutje ka thënë se përderisa po vazhdohet lobimi i Serbisë në BE, për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës , ndërsa në anën tjetër kërkon zgjidhje të konfliktit me Kosovën. “Natyrisht,...
Continue reading...“I pari që preket është truri”, Pipero tregon si ka ndryshuar virusi gjatë këtyre 7 muajve
Mjeku Pëllumb Pipero ka bërë të ditur se Covid-19 nuk po sillet si virus respirator. Ai tha se ka raste që truri është i pari që goditet nga virusi, duke shkaktuar konfuzion mendor, delir, pagjumësi etj. “Covid-19 sjell koagulimin e gjakut, shkakton koagola në të gjithë trupin, kjo mund të sjellë infarkt të trurit, zemrës, probleme të mëlçisë. Ca thonë se dëmtimet që le në veshka janë të pariparueshme. Ajo që mund të them është se Covid-19 nuk po sillet si virus respirator. I pari dëmtohet truri, shkakton konfuzion mendor, të folurit përçart, jep pagjumësi, pra ndodh dëmtim i qelizës...
Continue reading...Berisha: Albin Kurti është psikopat, paraqet rrezik për shqiptarët
Berisha qasjen e disa liderëve partiakë të Kosovës, karshi procesit zgjedhor në Maqedoni, e cilëson ndërhyrje dhe përmend mbështetjen që i është ofruar Ziadin Selës nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje. “Nuk pretendoj se e njoh mirë situatën dhe zhvillimet politike atje, mirpo duke e përcjellë fushatën parazgjedhore dhe ndërhyrjet nga Kosova në këtë fushatë, e ndjejë për obligim moral të them: Ziadin Sela edhe mund të jetë njeri i mirë, por fakti se atë e mbështet psikopati nga Kosova dhe sekti i tij politik, kam dyshime të mëdha në lojërat e fëlliqura dhe shumë të poshtra që mund të barten...
Continue reading...Katër viktima dhe 135 raste të reja, shërohen 142 pacientë
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1259 teste të realizuara, 135 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 2 nga Velesi. Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8332 persona me koronavirus, prej të cilëve 4468 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 389 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3475 raste aktive me Covid-19.
Continue reading...“I pari që preket është truri”, Pipero tregon si ka ndryshuar Covid19 gjatë këtyre 7 muajve
Mjeku Pëllumb Pipero ka bërë të ditur se Covid-19 nuk po sillet si virus respirator. Ai tha se ka raste që truri është i pari që goditet nga virusi, duke shkaktuar konfuzion mendor, delir, pagjumësi etj. “Covid-19 sjell koagulimin e gjakut, shkakton koagola në të gjithë trupin, kjo mund të sjellë infarkt të trurit, zemrës, probleme të mëlçisë. Ca thonë se dëmtimet që le në veshka janë të pariparueshme. Ajo që mund të them është se Covid-19 nuk po sillet si virus respirator. I pari dëmtohet truri, shkakton konfuzion mendor, të folurit përçart, jep pagjumësi, pra ndodh dëmtim i qelizës...
Continue reading...




