Katër viktima dhe 135 raste të reja, shërohen 142 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1259 teste të realizuara, 135 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 2 nga Velesi.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8332 persona me koronavirus, prej të cilëve 4468 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 389 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3475 raste aktive me Covid-19.