“I pari që preket është truri”, Pipero tregon si ka ndryshuar Covid19 gjatë këtyre 7 muajve

Mjeku Pëllumb Pipero ka bërë të ditur se Covid-19 nuk po sillet si virus respirator. Ai tha se ka raste që truri është i pari që goditet nga virusi, duke shkaktuar konfuzion mendor, delir, pagjumësi etj. “Covid-19 sjell koagulimin e gjakut, shkakton koagola në të gjithë trupin, kjo mund të sjellë infarkt të trurit, zemrës, probleme të mëlçisë. Ca thonë se dëmtimet që le në veshka janë të pariparueshme. Ajo që mund të them është se Covid-19 nuk po sillet si virus respirator. I pari dëmtohet truri, shkakton konfuzion mendor, të folurit përçart, jep pagjumësi, pra ndodh dëmtim i qelizës...