Rama: Qytetarët e Tiranës duhet të zgjedhin mes 2 pensionistëve, Luljeta Bozos dhe Sali Berishës

Me sloganin “Shqipëria e ardhmja jonë” , kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një komunikim online për mediat.

Rama u shpreh se lista e Partisë Socialistë është lista e vetë-ndryshimit, ndërsa theksoi se skuadra e Partisë Demokratike është zhgënjyese dhe se nuk ka dhënë maksimumin e saj, duke e konsideruar kreun e PD , Lulzim Basha një lider pa karakter.

Gjithashtu teksa u ndal tek kandidatët e PD-së, ai u shpreh se me skuadrën e prezantuar, kjo parti e ka të pamundur të fitojë, pasi sipas Ramës nuk kanë një qëllim final, ndërsa tha: “Qytetarët e Tiranës duhet të zgjedhin mes 2 pensionistëve, Luljeta Bozos dhe Sali Berishës”.

“Të dalë nga shtëpia që të votojë një skuadër ku kapiteni është Sali Berisha dhe ku janë në radhë një në dy fosilet e Shqipërisë, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe natyrisht dezdemona Mesila Doda…Dash Shehi… dhe me këto emra që thash mbaroi gjysma e skuadrës…Është e pabesueshme, një skuadër e futur për të mbajt njërin që të mos dehet në stol… Kjo është alternativa e Shqipërisë? Me këtë fiton Shqipëria? Me Fatmir Mediun?…Një skuadër katastrofë, qytetarët e Tiranës kanë mundësi të zgjedhin midis dy pensionistëve Luljeta Bozon dhe Sali Berishën. Dhe do të zgjedhin Saliun? Kjo është e reja që sjell PD”, tha më tej Rama, duke shtuar ai për çfarë do t’i përfaqësojë ai pensionistët që t’i marrë dhe të djegin palma”, tha më tej kryeministri Rama.

Sa i përket debatit për lista Rama tha PS është prezantuar me ekipin që e ka të qartë objektivin bazë dhe atë maksimal, për tu kualifikuar në përfaqësimin e Shqipërisë.

“Debat i madh për listat. Askush nuk ka pasur parasysh që ne kemi hapur listat. Ata që trumbeton listat e hapura janë mbyllur komplet, ndërsa ne kemi ndërtuar një skuadër në çdo qark. Mundësia i është dhënë çdo pjesëmarrësi në listë, besoj që numërimi i votave do të japë një pasqyrë shumë të ndryshme sepse do të shikoni që në skuadrën tonë të gjithë numrat do të kenë vota. E gjitha është e analizuar dhe ma besoni sepse do të ketë shumë surpriza në zonat që konsiderohen jofituese.

Në Tiranë i kemi ofruar komuniteti Çam një alternativë të ndershme përballë ofertës që i bën Partia Demokratike që është një ofertë marramendëse për nga niveli i verbërisë. Të gjitha ata që i përkasin atij komuniteti kanë më shumë se një zgjedhje, jo vetëm në listën e Tiranës.

Po ashtu është e pamundur t’i fusësh në fushë skuadrat për t’i bërë qejfin lojtarit, por për të fituar ndeshje. Tek PD nuk e shoh këtë, por shoh një fushë lojtarë për të mos i ngelur hatri. Skuadra jonë është futur në ndeshje duke pasur të qartë objektivin bazë dhe atë maksimal, që të kualifikohemi që të përfaqësojmë Shqipërinë”, tha Rama.