Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për gjashtë muajt e parë të vitit 2020, mërgata ka dërguar 27.8 milionë euro më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, shkruan Telegrafi. Të dhënat tregojnë se më së shumti u sollën në muajin maj 2020, në vlerë prej 104 milionë euro. Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, pjesa më e madhe janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.
Continue reading...Hoti flet për rrezikun e rrëzimit të Qeverisë së tij
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth situatës së krijuar së fundmi në vend, pas inicimit të mocionit të mosbesimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj qeverisë të cilën ai e drejton, njofton Insajderi. Hoti ka thënë se asnjëherë në Kosovë, nuk ka arritur që qeverinë ta rrëzojë opozita, por vetëm problemet dhe pakënaqësitë që kanë qenë brenda koalicionit qeverisës. “Kjo nismë e opozitës është e drejtë kushtetuese, por se qeverinë asnjëherë nuk e ka rrëzuar qeveria, atë mund ta rrëzoj vetëm nëse nuk funksionon siç duhet koalicioni qeverisë. Normalisht që ka plotë çështje që duhet të adresojmë”, tha...
Continue reading...155 raste të reja me COVID-19 dhe 2 të vdekur në 24 orët e fundit
Në vendin tonë në 24 orët e fundit janë kryer 1 845 teste dhe 155 prej tyre kanë rezultuar pozitivë: -Shkup 51 -Kumanovë 11 -Dibër 2 -Shtip 13 -Prilep 4 -Tetovë 10 -Strugë 3 -Manastir 1 -Ohër 6 -Kavadar 14 -Gostivar 22 -Gjevgjeli 1 -Probishtip 1 -Demir Hisar 4 -Makedonski Brod 5 -Vinicë 2 -Kërçovë 3 -Negotinë 2 Ndërsa 2 pacientë kanë ndërruar jetë, një nga Shkupi dhe tjetri nga Shtipi. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 127 pacientë. Deri më tani, nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë kryer 111 791 teste për COVID-19.
Continue reading...Gjashtë viktima dhe 113 raste të reja me Covid-19, shërohen 259 pacientë
Gjashtë viktima, 113 raste të reja dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci për Covdi-19 brenda 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë. 113 rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1543 testime të realizuara. Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1. Komfor statistikave të fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11399, numri i personave të shëruar është 7480. Gjithsej 517 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në disa raste të...
Continue reading...Rama publikon pamjet nga Rruga e Arbrit, ja çfarë ka mbetur ende (VIDEO)
Rruga e Arbrit ka qenë në vëmendje të kryeministrit Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjteje. Kreu i qeverisë, me anë të këtij investimi, ka zgjedhur që t’u kthejë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë se e ka lënë në harresë veriun e vendit. “Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi Rrugën e Arbërit, ku shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën, ndërhyrjen e thellë përgjatë një peizazhi fantastik natyror, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos në këtë rast, disa miqve këtu që nuk...
Continue reading...Sërbët “pushtojnë” Shqipërinë këtë verë
Muaji gusht ka nisur si një ogur i mbarë për industrinë e turizmit në Shqipëri disa muaj pas kolapsit të shkaktuar nga virusi pandemik COVID-19. Që në ditët e para vihet re një fluks i shtuar i pushuesve që i drejtohen bregdetit shqiptar. Vetëm nga pika kufitare e Qafë Thanës përgjatë tre ditëve të para të Gushtit raportohet se kanë hyrë 10 805 shtetas, numër i cili është rritur gjatë ditëve në vijim. Vërehet një bum pushuesish nga Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia. Edhe aksi rrugor Qafë Thanë-Librazhd-Elbasan-Durrës raportohet se ka pasur mbingarkesë dhe trafik nga fluksi i automjeteve. E njëjta...
Continue reading...Ja çfarë është biseduar mes Ahmetit dhe Zaevit, tregon Bujar Osmani
Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në intervistë për 10 MINUTA ka informuar në lidhje me zhvillimin e takimit mes liderit të partisë Ali Ahmeti dhe liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev. Osmani ka njoftuar se në takim është biseduar zyrtarisht për koalicion të përbashkët. “E vërteta është se sot ka pasur takime, mes zotëri Ahmetit dhe kryetarit të LSDM-së. Takimi ka qenë konstruktiv. Është biseduar edhe zyrtarisht edhe formalisht për mundësinë për një koalicion të përbashkët. Takimi është shpresëdhënës në aspekt të një epilogu të suksesshëm, por jo edhe determinues për një epilog të suksesshëm...
Continue reading...Pasuria gjysmë milionëshe e Vjosa Osmanit, bëhet me shtëpi në lagjen luksoze “Marigona”
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Osmani sikurse nga pozita që ka tani në politikë, e fuqishme është edhe nga pasuria që posedon ajo dhe burri i saj. Shtëpi, banesa, parcela të tokave dhe para të gatshme ka në posedim Vjosa Osmani-Sadriu dhe burri i saj Prindon Sadriu. Vlera e tyre arrin më shumë se gjysmë milionë euro. Ajo çka bie në sy ndryshe nga deklarimi i pasurisë në vitin 2019, në vitin 2020 Vjosa Osmani ka deklaruar se ka blerë edhe një shtëpi në lagjen luksoze ku frekuentohet vetëm nga njerëzit e pasur,...
Continue reading...Haradinaj flet përsëri për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi: Nuk lejoj kufiri të mbetet në Savinovod
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, ka thënë se Kosova kurrë s’ka me mundur me qit gurin në Kuqishtë. Ai ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të bisedojë për këtë temë, por se momentalisht nuk është momenti pasi ky shtet së shpejti do të mabjë zgjedhjet. “Punoj me u përmbyll dhe ka me u përmbyll me ndihmën e të gjithëve, sepse banorët nuk lejojnë që kufiri me mbet në Savindovod dhe as unë nuk lejoi”, ka thënë Haradinaj sot në TV Dukagjini. Kujtojmë se për korrigjimin e...
Continue reading...Kush është maqedono-shqiptari që po spekulohet si kryeministër?
Në mozaikun e të panjohurave se kush do t’i sigurojë numrat për të bërë Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, ndër spinet e lansuara partiake është përmendur edhe emri i Llazar Elenovskit, diplomatit me karrierë. Elenovski më parë i njohur edhe si ish-ministër mbetet një figurë individualiste që ka ditur të menaxhojë dhe të menaxhohet në skenën politike, njofton INA. Emri i tij orëve të fundit u lakua si kompromis për kryeministër shqiptar, një kusht i BDI-së për të formuar Qeverinë. Mediat online në Shkup kanë shkruar se BDI ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE që Elenovski të jetë emri...
Continue reading...




