Erion Braçe bën parashikimin: Ja sa mandate merr Partia Socialiste në Fier

Zv. kryeministri Erion Braçe u shpreh i bindur se socialistët do të marrin 11 mandate në qarkun e Fierit. “Pa më të voglin diskutim që bindja jonë e ka një bazë për 11 mandate. Baza është puna jonë në 8 vite dhe difierenca mes nesh dhe kujtdo që ka zbritur në territor për tu përballur me njerëzit. Diferenca mes atyre që bëjnë dhe atyre që premtojnë, harrojnë dhe zhduken. Duam të na vlerësojnë vetëm për atë që kemi bërë. Ne jemi këtu, nuk lëvizim nuk ndërrojmë zona. Jemi këtu, në këtë periudhë të vështirë për ta, të vështirë për buxhetin,...

Continue reading...

“Unë nuk jam i përsosur, të metat mi njihni”, kryeministri Rama flet hapur dhe bën premtimin e madh

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të PS për ujin dhe energjinë elektrikë, bëri të ditur se është koha të ecin para dhe jo të kthehen pas. Rama pranoi se edhe ai ka të metat e veta, por do të luftojë që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit të tij të vogël. “Numri i ankesave ishte një llahtar se askush nuk hapte telefonin të dëgjonte. Sot numri ka rënë, e pra kjo është një arsye më shumë që gjithsekush kur mendon se çfarë do bëjmë me 25 prill, pa iu hequr asnjë presje, të ndajë mendjen shumë qartë....

Continue reading...

Aktorja e humorit Delinda Disha imiton Najada Çomon: Falenderoj kryeministrin, votoni për mua (VIDEO)

Aktorja e humorit Delinda Disha ka imituar shefen e spitalit Infektiv, Najada Çomon. Në një video të postuar në rrjetin e saj në ‘Instagram’, Disha imiton fjalën e Çomos pasi ajo pranoi ftesën e kryeministrit për tu futur në listën e kandidatëve për deputete në kryeqytet. Videoja është parë nga më shumë se 42 mijë persona dhe ka marrë mbi 200 komente. VIDEO:   View this post on Instagram   A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha)

Continue reading...

Bashës i del përpara kushëriri i Ramës në Vlorë dhe ngel pa fjalë nga ato që i thotë (VIDEO)

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Vlorë, ku ka takuar qytetar dhe pronarë biznesesh. Basha është përballur me indinjatën e një qytetari në Vlorë, i cili tha se ishte kushëri me kryeministrin Edi Rama duke iu ankuar për të. “O vlla të uroj shëndet, ne do fitojmë. Unë jam kushëriri i Edi Ramës, më maskarai që ka Shqipëria. Na mori pronat, më hoqi nga puna mua, familjen time, ia dha oligarkëve të tij. O Lulzim nuk të gënjen vllai. Më pruri forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë. Asnjë nga fisi nuk...

Continue reading...

Turqia i dërgon një notë diplomatike Greqisë, Izraelit dhe BE duke kërkuar leje përpara se të kryejë aktivitete

Turqia i ka dërguar një notë diplomatike Greqisë, Izraelit dhe Bashkimit Evropian, duke u kërkuar atyre leje përpara se të kryejë aktivitete në rripin e saj kontinental në Mesdheun Lindor. Turqia, e cila ka brigjet më të gjata kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet rreth kufijve detarë të bëra nga Greqia dhe administrata Greke Qipriote, transmeton InfoShqip. Ajo theksoi se këto pretendime të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC). Në vend që të vendosë të zgjidhë çështjen me Turqinë përmes dialogut, Greqia në disa raste ka refuzuar të ulet në...

Continue reading...

Zyrtari amerikan: Vuçiqi po ndërton Serbinë e Madhe

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, dhe njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan, Daniel Server, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kryer fushatë në Malin e Zi, BeH dhe në Kosovë po përpiqet që de facto të ndërtojë një Serbi të Madhe. Duke iu përgjigjur pyetjes “nëse rezultati i zgjedhjeve në Nikshiq do të inkurajojë presidentin e Serbisë që të vazhdojë të përfshihet në ngjarjet në Malin e Zi, Server ka thënë për “Zërin e Amerikës” se Vuçiq beson se ai po kryen një fushatë shumë të suksesshme në Malin e Zi, si edhe...

Continue reading...

Davutoglu e fajëson Erdoganin për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem: Zemra më është thyer

Ish-kryeministri turk, tani udhëheqës i opozitës, Ahmet Davutoglu iu bashkua kritikave të mprehta për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke theksuar se ai është prekur shumë nga vendimi i Prishtinës, duke e akuzuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për ndjekjen e një politike joaktive në Ballkan. Davutoglu tha se “zemra ime është thyer” nga vendimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem. “Kjo është një ngjarje shumë dëshpëruese për mua. Kosova, e cila është në zemrat tona, u bë vendi i parë mysliman që e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe hapi ambasadë atje”, tha...

Continue reading...

Fevziu tregon historinë e pazakontë: Deshe të bëheshe kryeministër? Rri aty tani

Në studion e “Të Paekspozuarit”, gazetari Blendi Fevziu rrëfeu një histori të treguar nga shkrimtari Teodor Keko shumë vite më parë, për të ilustruar koston e të angazhimit në politikë. “Një histori që ma ka rrëfyer Teodor Keko: Po shëtisja me gruan në bulevard. Ngre kokën dhe shoh në dritare Leka Meksin. I thashë: Deshe të bëheshe kryeministër? Rri aty tani. Ja si shëtis unë me gruan”. Fevziu: Në parim media në Shqipëri ka dështuar Gazetari Blendi Fevziu thotë se media në Shqipëri ka ndryshuar përgjatë viteve të fundit dhe ky ndryshim nuk është aspak pozitiv. A mendoni se media...

Continue reading...

Burrë e grua nga Kosova zgjidhen asambleistë në një komunë të Zvicrës

Naim Smakiqi dhe bashkëshortja e tij, Liridona, janë zgjedhur asambleistë në komunën Renens Vaud të Zvicrës. Në zgjedhjet e mbajtura me 7 mars të këtij viti, kosovarët ka arritur suksesin e rrallë që mund ta ketë një çift. Naimi e Liridona janë anëtarë të partisë socialiste, ndërsa gëzojnë autoritet të madh në komunën ku jetojnë. Naim Smakiqi punon në komisionin për natyralizim në Zvicër, ndërsa bashkëshortja e tij ka një organizatë joqeveritare që mirret me integrimin e femrave shqiptare në shtetin zvicëran. Komuna e Renens ka mbi 21 mijë banorë dhe se fal kontributit të çiftit Smakiqi, shqiptarët janë të...

Continue reading...

Ambasadori palestinez në Beograd: Hapja e Ambasadës nga Kosova nuk do mbetet pa u ndëshkuar

Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, ka reaguar në lidhje me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Nabhan tha se ky veprim nga Kosova nuk do mbetet pa u ndëshkuar. Sipas tij, Kosova ka vepruar edhe kundër pozicionit që e ka Bashkimi Evropian sa i përket Jerusalemit. “Është një sulm ndaj të drejtave tona dhe njerëzve tanë. Kosova kështu po i shkel të drejtat e popullit palestinez për shtetin dhe kryeqytetin e saj. Prishtina po shkel po ashtu të drejtën ndërkombëtare, sepse Jerusalemi është okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, dhe që një vend të bëhet anëtar i...

Continue reading...