Italia rikthen masat kufizuese, nga e hëna baret dhe restorantet të mbyllura pas orës 18:00

Qeveria italiane për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve ditor me Covid 19, ka rikthyer një pjesë të masave kufizuese anti-covid. Kryeministrit Giuseppe Conte ka firmosur dekretin e ri për masat e reja anti-COVID-19, që pritet të hyjnë në fuqi të hënën e 26 tetorit.Sipas këtij vendimi baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00. Gjithashtu pas orës 18:00 do të mbyllen dhe palestrat, kinematë dhe kalcetot. Mediat vendase bëjnë me dije se dekreti i firmosur nga kryeministri do të jetë në fuqi deri më datë 24 nëntor. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj...

Continue reading...

Plot 1.75 metra, Rapunzeli i jetës reale: Vajza që për 15 vjet nuk i ka prerë kurrë flokët

Jo domosdoshmërisht i duhet të lëshojë flokët e saj jashtë kështjellës, që princi të mund të ngjitet, por sidoqoftë 31-vjeçarja nga Gjermania, Stefanie Classen njihet si Rapunzel. Flokët e saj janë plot 175 centimetra të gjatë, saktësisht 7 centimetra më shumë se gjatësia e saj trupore. Ajo e nisi këtë eksperiencë interesante kur ishte 16 vjeçe dhe prej 15 vitesh nuk i ka prerë kurrë flokët. Jo vetëm që Stefanie nuk ka në plan ta bëjë diçka të tillë, por madje ëndërron të arrijë gjatësinë 2 metra. Nisur nga fakti se flokët i janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, një...

Continue reading...

Spanja përgatitet të kthejë gjendjen e emergjencës

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka zhvilluar një mbledhje me ministrat për të diskutuar vendosjen e gjendjes së emergjencës. Gjendja e emergjencës në Spanjë i jep pushtet të jashtëzakonshëm qeverisë, përfshirë mundësinë për vendosjen e kufizimit të të drejtave bazë, si liria e lëvizjes. Kjo është hera e tretë që qeveria spanjolle shpall gjendjen e emergjencës. Më parë ministri i shëndetësisë lajmëroi se si do të vendoset shtetrrethimi, njësoj si në Francë. Spanja dhe Franca janë dy vendet evropiane që kanë kaluar shifrën e 1milionë të infektuarve me Covid19, në Evropë. Të premten, kryeministri spanjoll u shpreh se kjo shifër...

Continue reading...

Spanja përgatitet të kthejë gjendjen e emergjencës

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka zhvilluar një mbledhje me ministrat për të diskutuar vendosjen e gjendjes së emergjencës. Gjendja e emergjencës në Spanjë i jep pushtet të jashtëzakonshëm qeverisë, përfshirë mundësinë për vendosjen e kufizimit të të drejtave bazë, si liria e lëvizjes. Kjo është hera e tretë që qeveria spanjolle shpall gjendjen e emergjencës. Më parë ministri i shëndetësisë lajmëroi se si do të vendoset shtetrrethimi, njësoj si në Francë. Spanja dhe Franca janë dy vendet evropiane që kanë kaluar shifrën e 1 milionë të infektuarve me Covid 19, në Evropë. Të premten, kryeministri spanjoll u shpreh se...

Continue reading...

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria firmosin marrëveshje me SHBA-të për rrjetin 5G

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë firmosur një marrëveshje me SHBA-në për sigurinë e rrjetit 5G, nga kompanitë kineze si Huawei. Marrëveshjet u firmosën në një ceremoni të mbajtur të premten online nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo. Të trija vendet u bënë pjesë e nismës për një Rrjet të Pastër, të teknologjisë. Nënsekretari amerikan për ekonominë dhe energjinë, Keith Krach tha se Kosova është një partner strategjik dhe e përshkroi ceremoninë si provë e miqësisë së dy vendeve. E njëjta marrëveshje u nënshkrua edhe nga Serbia në shtator, gjatë takimit me presidentin Trump. 10 ditë pasi Serbia...

Continue reading...

Franca tërheq ambasadorin nga Turqia

Franca ka dënuar një deklaratë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan i cili vuri në dyshim “shëndetin mendor” të homologut të tij francez Emmanuel Macron mbi deklaratën e tij në lidhje me karikaturat e Profetit Muhamed, duke theksuar se vendi do të tërhiqte ambasadorin e tij nga Turqia, njoftoi agjencia e lajmeve Sputnik. “Fjalët e Presidentit Erdogan janë të papranueshme. Fyerjet dhe vrazhdësia nuk janë mënyra. Ne i kërkojmë Erdoganit të ndryshojë drejtimin e tij politik, sepse politika e tij është e rrezikshme në të gjitha kuptimet. Ne nuk po hyjmë në polemikë të panevojshme dhe nuk po pranojmë fyerje,”...

Continue reading...

Meda po e lë muzikën, cila është arsyeja?

Meda është ndër këngëtarët më produktiv, që nuk ndalet së publikuari këngë të reja, në mënyrë që të jetë sa më pranë adhuruesve të tij.Meda ia ka dalë që ta bëjë për vetë një pjesë të konsiderueshme të publikut që e ndjek me vëmendje të veçantë rrjedhën e karrierës së tij. Para se Meda të ishte në këtë pozicion, hit i jashtëzakonshëm ishte Adem Ramadani, që konsiderohej më i kërkuari e dëgjuari kudo, shkruan “Kosovarja”. Adem Ramadani i ka lënë dasmat, ahengjet e mbrëmjet dhe këndon vetëm këngë për fenë. A ka vendosur edhe Meda të mos këndojë më?

Continue reading...

Po jepte lajmet, por gazetarja e njohur harroi se tavolina ishte prej xhami dhe i dolën të gjitha sheshit (VIDEO)

Constanza Calabrese, gazetare televizive italiane në TG5 njihet si një prezantuese shumë tërheqëse, përveç që është një person shumë inteligjent dhe dinamik. La presentadora Constanza Calabrese olvida que su mesa era transparente – DMH Magazine® Por pakujdesia e saj bëri që të njihej në vende të ndryshme të botës, kjo nga video në YouTube. Në video gazetarja shfaqet e ulur para një tavoline xhami, ku ajo ka hapur këmbët dhe ka treguar më shumë seç duhet. Pamjet e fiksuara para pak muajsh vijojnë të bëjën xhiron e internetit.

Continue reading...

Shqipja flet për largimin nga Për’Puthen: ‘Do fundosen shumë veta’

Konkurrentja e “Për’Puthen”, pas përjashtimit (për një afat të pacaktuar) nga programi, Shqipe Hysenaj, ka reaguar përmes një postimi në Instagram Stories. “Faleminderit të gjithëve për suportin. Nuk do jua harroj kurrë dhe ta dini që me ndihmën tuaj dhe drejtësinë time do fundosen shumë veta.” – shkruan ajo. Shqipja flet për largimin nga Për’Puthen: ‘Do fundosen Shqipja u përjashtua për shkak të bullizmit dhe homofobisë së shfaqur në program.

Continue reading...

Pas lindjes së djalit, Eduarti surprizon Arbana Osmanin me dhuratën më të bukur (FOTO)

Pak dite me pare moderatorja, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë. Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell. Diten e sotme moderatorja ka treguar se Eduarti e ka surprizuar me nje dhurate pas lindjes se Dielit. Ne pamjet e publikuara shihet nje varese me emrat e dy femijeve, Jon dhe Diell. Kujtojme qe Dielli u mirëprit në shtëpi me një atmosferë madhështore. Ambienti i shtëpisë ishte zbukuruar me tollumbaca,...

Continue reading...