“Do t’i shihni turqit e çmendur”, Grekët sfidojnë Erdoganin

Rexhep Tajip Erdogan kërkoi prej Kyriako Mitsotaki të anulonte programin e armatimit të nisur nga Athina, kërkoi çmilitarizimin e ishujve të Egjeut dhe kërcënoi se në të kundërt, Greqia “do t`i njohë mirë turqit e çmendur”. “Mitsotakis më sfidoi. Kur më sfidon, si mund të takohemi ne të dy? Së pari duhet të njohësh kufijtë e tu. Nëse dëshiron vërtet paqe, mos më sfido. Nëse nuk e di pozicionin tënd, atëherë je ti që rrëzon tryezën e negociatave. Dhe nëse kjo situatë vazhdon, ne nuk do të ulemi të negociojmë me ju”, ishte deklarata e presidentit turk. Mediat greke po...

Continue reading...

“Albin Kurti synon që një ditë të jetë kryeministër i Shqipërisë”

Analisti Baton Haxhiu thotë se Albin Kurti ka ambicie që një ditë të jetë dhe kryeministër i Shqipërisë dhe ai shprehet i bindur se do t’ia arrijë këtij qëllimi. “Ambicia e tij është historike, ambicia është që një ditë ta shohë veten në karrigen e kryeministrit në Shqipëri. Kur do të jetë ajo dhe a do ta fitojë atë betejë, nga rruga që ka ndjekur në Kosovë, unë besoj se edhe në Shqipëri do ta ketë rrugën e njëjtë, jam i bindur për këtë”, u shpreh z. Haxhiu. Ndërsa Andi Bushati thotë se parashikon që me Kurtin kryeministër në Kosovë...

Continue reading...

Mbaron plotësisht numërimi, Vetëvendosja fitore historike

KQZ ka përfunduar numrin e votave nga 2.382 qendra votimi në Kosovë. Në rezultatet përfundimtare rezulton se fitorja e partisë së Albin Kurtit është historike. Vetëvendosja ka marrë 378.550 vota ose 47.85 për qind, ndërsa në zgjedhjet e 6 tetorit kishte 220.811 vota, që do të thotë se ka ngritur numrin e votave për 157.739 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 137.722 vota ose 17.41 për qind. PDK në zgjedhjet 2019>2019 u rendit e treta, me 178 mijë e 645 vota ose 21.23 për qind, që do të thotë se pavarësisht se kaloi LDK-në në...

Continue reading...

Dugolli: Çështja e presidentit jo problematike, partitë opozitare të mos e bllokojnë Kosovën

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, thotë se partitë politike që kanë humbur në zgjedhje nuk duhet ta bllokojnë Kosovën, ndërsa nuk e sheh problematike çështjen e zgjedhjes së presidentit, pasi sipas tij Lëvizja Vetëvendosje ka vota të mjaftueshme. Për të mbijetuar, qeveria e re duhet të sigurohet se do të ketë mbështetjen e 2/3 në Kuvend, pasi më së largu në prill të këtij viti, duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.Kushtetuta e përcakton se presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me të paktën 61 vota (në raundin e tretë), por kërkon...

Continue reading...

Turqia apo Greqia, cili shtet është më i fuqishëm në fushën e betejës?

Turqia dhe Greqia janë në një rivalitet të gjatë që prej themelimit të shtetit grek në fillim të shekullit XIX. Mes tyre janë zhvilluar beteja që prej asaj kohe deri në shembjen e Perandorisë Osmane dhe më tej, atë të viteve 1919-1923, të cilën turqit e quajne “Lufta për Shpëtim”. Në atë luftë, Greqia humbi përballë Turqisë, ndërsa vazhdimisht janë fërkuar në Egje duke shkuar në prag të luftës siç ishte pushtimi i Qipros nga Turqia, incidenti për ishujt në vitin 1996 dhe ajo që po ndodh gjatë muajve të fundit, ku rivaliteti është shtuar edhe për shkak të gjetjes...

Continue reading...

“Seriozisht e keni ju”, Sindi e revoltuar bëhet gati të godasë Mevlanin dhe braktis studion (VIDEO)

Juliani dhe Sindi sot pat%n një përleshje të fortë mes tyre. Ditën e djeshme Sindi pati një përleshje të ashpër me djalin e ri që hyri në “Përputhen” së fundmi, Julianin, shkruan lajmi.net. Ky i fundit u shpreh se shumë i kishin sugjeruar të dilte në një takim me Sindin, sepse është si vaj Borshi, ekstra i virgjër. Sindi e cilësoi si koment seksist dhe madje kërkoi që Juliani të largohej, duke u shprehur, “O unë, o ti në këtë studio”. “Këto komente janë shumë seksiste dhe unë të sugjeroj që me këto komente ta mbyllësh gojën dhe të mos...

Continue reading...

Fitorja e Kurtit dhe Osmanit, çfarë pritet pas zgjedhjeve në Kosovë?

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e së dielës mori mbi 150,000 vota më shumë se në zgjedhjet e 2019. Në bazë të 98% të votave të numëruara, Vetëvendosje fitoi 48% të votave apo mbi 374 mijë. Por, a do të mundet ky subjekt politik që i vetëm të krijojë qeverinë? Me rezultatin aktual, LVV mund të ketë rreth 52 ose 53 deputetë, por rezultati final do të dihet pas numërimit të votave me kusht, dhe votave përmes postës. Në KQZ, deri më 12 shkurt, kanë arritur 43.447 pako me fletëvotime nga jashtë, të cilat do të hapen më 15 shkurt...

Continue reading...

Rama uron forcat politike në Kosovë dhe VV si fituese ‘të qartë’: Vullneti i popullit të mishërohet në një kapitull të ri për vendin

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur të gjitha forcat politike në Kosovë dhe Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë. Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë shqiptare uron që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për vendin. “Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social🇽🇰”, shkruan Rama.

Continue reading...

Veton Surroi: Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, LVV mori mandatin e shumicës kundër kapjes së shtetit

Veton Surroi ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Kosovë. Në një status në Facebook, Surooi shkruan se më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet, shkruan InfoShqip. Referuar fitores së Albin Kurtit, Surroi shkruan se LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës. Statusi i plotë: “Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet. LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës...

Continue reading...

Vjen reagimi nga Nisma: Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi ka shkruar pas rezultateve të para të zgjedhjeve nga të cilat ky subjekt del se nuk e ka kaluar pragun. Në një shkrim në Facebook, Krasniqi i ka falenderuar aktivistët për mbështetjen, duke thënë se kjo është vetëm një betejë e humbur. “Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falenderojë për mbështetjen dhe tër aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare ME ÇLIRIMTARËT dhe PËR ÇLIRIMTARËT do ta vazhdojmë dhe do ta...

Continue reading...