Eduard Shalsi ironizon kandidaten për deputete: Bravo Flutura Açka për standardet që ke

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Elbasan, Flutura Açka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i fundit ky që sot ngriti pyetjen “çfarë mund t’i ofrojë opozita Shqipërisë”. Ajo tha se gjuha e Ramës nuk i ngjan një kryeministri.

Ministri i Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, ka ironizuar deklaratat e kandidates për deputete të PD duke sjellë në vëmendje sjelljen e Berishës dhe Metës.

“Flutura Açka nuk na surprizon më. Gjuha e Edi Ramës thotë nuk i ngjan asaj të një Kryeministri. S’ka faj e shkreta e krahason me gjuhën e Sali Berishës dhe sjelljen e Ilir Metës, pa folur për Luçianon. Bravo Flutura për standardet që ke!”, shkruan Shalsi.