“Rilindja u shua pa lindur”, Lefter Maliqi ‘kërcënon’ socialistët, zbulon sa mandate do marrë LSI në Berat

Deputeti Lefter Maliqi përmes një postim në Facebook shkruan se shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë të ndriçohen nga vullneti i Opozitës se Bashkuar. Maliqi thotë se në qarkun e Beratit LSI do të marrë 3 mandate nga 7 që ka në total ky qark. ‘Rilindja është shuar qe pa lindur, shqiptaret dhe Shqipëria meritojnë te ndriçohen nga vullneti i pashtershëm i Opozitës se Bashkuar. Takime pa fund dite e nate, për fitoren e garantuar qe nis me 3 mandatet qe i jep Berati LSI-se. Jemi shume dhe te forte, te gjithë bashke për Shqipërinë, Shtëpinë tone. Dielli i Shqipërisë lind nga...

Continue reading...

“Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve”, vjen reagimi i parë nga PS pas apelit të fortë të ambasadores Yuri Kim

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka komentuar thirrjet e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim drejtuar qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ka kërkuar të mos e dorëzojnë votën e 25 prillit tek njerëzit problematikë. Ai shtoi se thirrjet që vijnë nga një aleat i Shqipërisë, siç është SHBA duhet të respektohen nga qytetarët. “Ata kanë të drejtën që të na kërkojnë që në procese të tilla, të sillemi si vend i NATO dhe si një vend që kërkon të anëtarësohet në BE. Ajo që kuptova nga mesazhi i ambasadores Yuri Kim ishte një mbështetje ndaj kryetarit të KQZ,...

Continue reading...

“Dashurova shoqen”, Spartak Ngjela tregon momentin se kur i ka rrahur zemra për herë të parë (VIDEO)

Avokati Spartak Ngjela është rrëfyer mbrëmjen e sotme për jetën e tij personale. I gjendur përballë fëmijëve në një emision në Klan, Ngjela është pyetur se kur i ka patur rrahjet e para të zemrës për një person shumë të veçantë. Avokati tha se kjo ka ndodhur kur ishte në moshën 6-vjeçare. Pjesë nga biseda me fëmijët Aroni: Ti në cilën moshë ke qenë që të ka rrahur zemra për një njeri shumë të veçantë Ngjela: Kam qenë 6 vjeç. Me një shoqe timen Aroni: Unë kur linda, kur pashë mamin për herë të parë Ngjela: Ndoshta ishte 5 vjeç...

Continue reading...

“Unë personalisht do ta votoj nëse më plotëson këtë kusht”, analisti i njohur bën deklaratën e fortë për kryeministrin Rama

Analisti Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka deklaruar se fushata e vaksinimit në Shqipëri, është në funksion të fushatës elektorale të kryeministrit Rama. Curri tha se vaksinat po përdoren për të bërë politikë dhe për të grumbulluar pushtet. “Shkencat sociale, janë bërë ose kanë qenë mjekësore dhe biologjike. Njeriu është shkencor dhe biologjik. Tani po kuptojmë, se kemi krijuar bio-sociologjinë. Nuk ndahet më politika nga shëndeti. Kanë qenë bashkë dhe ne tani po e kuptojmë. Pushteti e përdor shëndetin e njerëzve, kryesisht këtë tragjedi apo flamë, për të bërë politikë, por për të grumbulluar pushtet. Kam thënë...

Continue reading...

“I dërgoje mesazhe Ramës dhe i qaje hallet”, Patozi nuk i la gjë pa nxjerrë kandidatit për deputet të PD-së, reagon Romeo Kara dhe bën deklaratën e fortë

Mbrëmjen e djeshme kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi u përplas me kandidatin për deputet të PD-së, Agron Gjekmarkaj. Patozi e akuzoi Gjekmarkajn se në 2017 dërgonte mesazhe Ramës kundër Bashës, ndërsa tani që e bëri pjesë të listave i thur elozhe. Nisur nga ky debat, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, juristi shkruan se mjerë Rama që e ka ‘armik politik’ Gjekmarkaj dhe lum Basha që e ka ‘mik’. “Ankohet dhe e shan në privatesi Bashen tek Rama. Ankesen e shoqeron me kerkesa te cila pasi nuk plotesohen nga Rama...

Continue reading...

Pse Basha nuk i nxjerr emrat konkret sesi do të jetë qeveria nëse fiton zgjedhjet? Analisti Frrok Çupi zbulon arsyen

Analisti Frrok Çupi ka komentuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike, që drejtohet nga Lulzim Basha. Sipas tij, opozita nuk po paraqet një plan konkret sesi do të jetë qeveria, nëse vjen në pushtet pas 25 Prillit dhe kjo sipas tij vjen sepse Basha drejtohet nga dikush tjetër. “Opozita luan rolin e të humburit. Është një e humbur që nuk shkon dot deri te pika fundore e fushatës, që të paraqesë qeverinë e re dhe të thotë këta janë njerëzit që do të përfaqësojnë politikën. Basha luan rolin, sikur e ka dërguar dikush të bëjë një punë dhe në mbrëmje nuk...

Continue reading...

Blendi Fevziu nxjerr foton e rrallë me Bashkim Finon dhe i bën dedikimin prekës (FOTO)

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos, teksa ka publikuar një foto të rrallë me të të shkrepur shumë vite më parë. Fevziu shpreh vlerësimin e tij dhe dhimbjen për ndarjen para kohe nga jeta të Finos, nga virusi i rrezikshëm Covid-19. “Lamtumirë Bashkim Fino. Asnjë ditë në politike nuk jetove si militant; atëherë kur vendi kishte nevojë për ty dite të ishe më i ekuilibruar se të gjithë ne. Vetëm se u largove më herët se sa duhej… (Foto e Korrikut 1998 në TVSH)”, shkruajti gazetari dhe drejtuesi i “Opinion”, në një postim në...

Continue reading...

Manastirliu del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët dhe zbulon se si do ta merrni lajmërimin për të bërë vaksinën

Në qendrat shëndetësore ka nisur vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 80 vjeç, paralelisht me vaksinimin e të moshuarve në qendrat e përqendruara të vaksinimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në qendrën shëndetësore nr. 4 në kryeqytet ku ka ritheksuar se është mjeku i familjes ai që bën lajmërimin e qytetarëve, duke respektuar fashat sipas grupmoshave. “Është shumë e rëndësishme që të ndiqet radha. Dhe ju lutem shumë e them këtë për ju, por e them këtë për të gjithë mjekët e tjerë të familjes. Lajmërimet duhen bërë me shumë...

Continue reading...

Kina mund të çojë në falimentimin e Malit të Zi si shtet, Podgorica i kërkon ndihmë BE-së

Mali i Zi i ka kërkuar sot Bashkimit Europian ta “shpëtojë” nga Kina, pavarësisht lidhjeve të ngushta që ka ndërtuar viteve të fundit me Pekinin. Edhe pse Podgorica ka arritur të thithë një sërë investimesh infrastrukturore nga Kina, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e vendit, Podgorica duket po përballet me anën e errët të asaj që njihet si “diplomacia e borxheve” të Kinës. Malin e Zi i ka kërkuar ndihmë të BE-së të ripaguajë një hua prej miliardë euro që i mori Kinës për të ndërtuar pjesën e parë të një autostrade, i cili nëse nuk shlyhet sipas...

Continue reading...

Rudina Xhunga: E pyeta Nanon ku e gjete Bashkim Finon? Në vezën Kinder, më tha

Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në edicionin e lajmeve në DritareTv foli për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Gazetarja kujton njohjen me ish-kryeministrin e qeverisë së pajtimit kombëtar dhe intervistën me Fatos Nanon në ’97-ën, kur e pyeti ku e kishte gjetur Bashkim Finon. “Në ’97-ën isha gazetare te Koha Jonë dhe bëra një intervistë me liderin e PS-së në atë kohë, Fatos Nano. “Ku e gjetët ju Bashkim Finon.”,-e pyeta. “E gjeta në vezën Kinder” –tha Nano dhe qeshi, duke i dhënë përgjigje pyetjes së madhe që bënin të gjithë ato kohë, ku u gjet ai njeri që...

Continue reading...