“Materialet nuk i ka patur administrata Biden”, analisti i njohur zbulon se çfarë fshihet pas vendimit të DASH për Berishën: Ja çfarë do të ndodhë në qershor

Sa i përket shpalljes ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti Mentor Nazarko e konsideron fyese dhe tendencioze të akuzohet SHBA se u shpall vendimi menjëherë pas zgjedhjeve për të mbuluar masakrën elektorale dhe goditur opozitën.

Sipas Nazarkos, po shihet vendimi ndaj Berishës si mbështetje e SHBA ndaj Ramën, por nuk është e tillë, pasi duhet marrë në konsideratë çfarë do të ndodhte nëse vendimi publikohej para zgjedhjeve.

Pjesë nga intervista në News24:

Mentor Nazarko: “Koha punon për Ramën, të paktën në këtë periudhë të parë. Rëndësia e kohës, ndërsa ngjarjet bëhen në kohë e hapësirë. Dikush për shembull, ishte gabim i Presidentit, fletërrufe, natyrisht përdoren me afat të caktuar, si në kohë të komunizmit që bënin daci bau.

U zgjodh kjo kohë për të hequr vëmendje nga masakra elektorale. Është tendencioze dhe fyese për SHBA. Materialet në ngarkim të Berishës, nuk kanë qenë një depozitim në administratën Biden, por ndër vite. Ishin produkt i kohës. Të pretendosh që ato u bënë publike fiks pas zgjedhjeve, dhe që PD po merret me këto. Është tendencioze.

Sikur të kishin dalë përpara zgjedhjeve do thoshin se ishte goditje e rëndë për opozitën. Mendoj se zgjedhja e kohës që ngjan se ka favorizuar Ramën por nuk është ashtu, lidhet me atë që ndoshta Berisha jo publikisht të sugjerojë një linjë përplasëse të sjelljes apo aksionin opozitar. Ne dimë, që PD është shtëpia që ai ka ndërtuar. Ajo shtëpi do rindërtim etj, por prap është shtëpia e tij. Berisha ka preferuar përplasjen me qeverinë, mosnjohjen e zgjedhjeve. Skenar që do e nxirrte nga shinat e normalitetit. Në qershor Shqipëria pret konferencën e parë ndërqeveritare, dhe BE do i propozojë një dritare për çeljen e negociatave. Dhe më pas Shqipëria të hyjë në protesta, do e përplaste opozitën me SHBA e BE.”