“Ka një plan për të përçarë PD”, Zheji zbulon prapaskenat politike, tregon kush qëndron pas nismës për shkarkimin e Ilir Metës

Dy analistët e ftuar, Artur Zheji dhe Arjon Sulo, janë të mendimit, se pas nismës së shkarkimit të Presidentit Ilir Meta qëndron SHBA.

Ata thanë gjatë fjalës së tyre në studio, se SHBA ka investuar shumë në Reformën në Drejtësi, e duke qenë e këto zhvillime sipas analistëve po ecin në këtë linjë.

Artur Zheji: Shumë njerëz, që kanë qenë politikisht korrekt, opozitar, kur shkojnë në aeroporte morin vetëm një çantë, sepse kanë frikë se i futet drogë, e policia e akuzon për drogë. Ka precedentë që kanë ndodhur. Pra, ndaj duhet të kuptojmë një gjë, ndaj Berishës dje, ndaj Metës sot është lojë politike. 21 janari dhe Gërdeci janë lule. Tani presim çdo gjë, u hap thesi.

Arjon Sulo: Jam dakord të hapet 21 janari dhe Gërdeci. Kjo shkresë e Policisë për ta rihapur çështjen mund të bëhej që në 2013.

Akuzohet për marrëveshje të fshehur mes Bashës dhe Ramës. A mund të jetë Basha dhe Rama pjesë e këtij plani?

Artur Zheji: Ka një plan për të përçarë PD. Në fakt, rezultati më spektakolar në raport me 2017, është rikthimi i PD në vlerat e 2013, aty ku e la Berisha. Të rikthesh rezultatin e 2013 në 2021, me të gjithë këtë lemeri përballë, sepse u pa, s’e kapi dot të njëjtin rezultat LSI.

Arjon Sulo: Berisha duhet ta ndajë atë betejën e tij nga PD. Shqiptarët janë 90% pro amerikanë.

Artur Zheji: Diskutimi që ne bëjmë e dëmton PD sot. Nëse do të ketë një përplasje mes zotit Berisha dhe Bashës, nëse kukumjaçkat ia mbushin mendjen Berishës që të ka tradhtuar Basha, në këtë situatë jo të paqtë të vështirë që ka. Unë dyshoj që e bën doktori këtë gjë, dihet shumë mirë që demokratët janë 30 me 70 në favor të doktorit. Themeluesi i PD ka forcë ta ndajë. Lufta kryesore ato do e kenë me njëra tjetrën, sepse njëra gjysmë do të jetë radikale, s’do njohë zgjedhjet, krahu tjetër do të jetë më pro Perëndimore. Do të kemi në vazhdim Pashallëkun Rama, jo për tre mandate, por më shumë, deri sa të dali një parti tjetër.

Arjon Sulo: Reforma në Drejtësi është e mirë apo e keqe? Unë mendoj e keqe. Diskutohet kjo? Jo, sepse mbrapa qëndron SHBA. SPAK i ka armët por nuk shkrep dot.

Artur Zheji: Ky komision i ka votat në Parlament. Ku sheh baba Takun, njeriun më besnik të Ilir Metës, është bërë konspiracion ndaj Ilir Metës. Rama do të ketë një dëshirë për të larë duart ndaj Metës. Spartak Braho, ka pasur një miqësi të madhe me Metën. Dobësimi i Ilir Metës ka ardhur gradualisht, është program politik i Ramës goxha i gjatë dhe i studiuar. Numrat në Parlament janë, komisioni dihet si do të vendosë, ka gjithmonë frymë. Do të votohet për shkarkimin e Metës, do të kalojë në Gjykatë Kushtetuese dhe beteja e fortë do të jenë aty. Nëse do të marrë shumicën absolute, i bie që shkarkimi i Metës bëhet plotësisht.

Arjon Sulo: Cilat janë shkeljet e rënda të Metës? Nuk i di, jo për faj të tij, por për faj të punës shkel e shko e sa për të mbyllur atë raport. I gjithë ky nxitim, me deklarata, prova, askush s’e merr seriozisht. Herën e kaluar ishte dekret për anulim të zgjedhjeve, Komisioni i Venecias tha ka shkelje, por mos e shkarkoni. Sforcimi kaq i madh tregon që do të shkarkohet, është vulosur fati i tij në Kuvend. Në Gjykatën Kushtetuese do të vendoset të shkarkohet, amerikanët do të dalin hapur që kanë shkatërruar ata që i kanë dalë kundër. Kushtuesja, nuk ka afat të përcaktuar, Kuvendi mund ta çojë në 12 qershor në Kushtetuese, Kushtetuesja ka afat sa të dojë, por flitet se deri në shtator do të merret vendimi

Pse Presidenti thotë do të qëndrojë?

Arjon Sulo: Balancat në Kushtetuese janë 4 me 3, duhet një votë. Nëse ata votojnë të shtatë për shkarkimin e Metës, atëherë këtu s’ka dyshime më për vendimin.

Artur Zheji: Unë kam parë më shumë për periudhën e komunizmit. Të gjithë thonin që kështu vendosi partia. Nuk fshihen ata që vendosin për fatin politik të Presidentit, kur vjen për të marrë zarfe dhe dhënë vila, thua jam i paprekshëm, Prokuror, kur vjen puna te ligji thuhet: Kështu më thanë ata.

Arjon Sulo: Pse u hap dje 21 janari, a ishte plumbi aty për 10 vite. Kjo ka lidhje me integritetin moral e profesional të atyre personave që përmendët ju.